Nga 32 punonjës të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, të cilët morën pjesë në kualifikimin gjashtëmujor të zhvilluar Lexo vaxhdimin…
Nga 32 punonjës të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, të cilët morën pjesë në kualifikimin gjashtëmujor të zhvilluar Lexo vaxhdimin…
Qarku i Fierit del nga lista e “zeze” e hartes se zonave ku kultivohet kanabis sativa. Lajmi konfirmohet nga kreu i Antidroges ne drejtorine e policise, Ferdinand Cenaj. Oficeri Lexo vaxhdimin…
Në nëntë muaj janë regjistruar 560 raste. Shumica e grave që abortojnë janë nga fshati. Numri i aborteve në Maternitetin Lexo vaxhdimin…
Nje i ri 25-vjecar dyshohet te jete nje falsifikator eurosh. Ai eshte vene ne pranga nga blute e Fierit dhe pritet qe nga deshmite Lexo vaxhdimin…
Shperthimi i fuqishem ka ndodhur ne fshatin Verri te komunes Mbrostar ka tronditur banoret e kesaj zone, te cilet jane zgjuar te alarmuar Lexo vaxhdimin…
“Kinemaja e së drejtës” mbërrin në edicionin e dytë të saj. Festivali i filmit çelet sonte në teatrin “Bylis”, në Lexo vaxhdimin…
Qytetarët janë prekur nga investimet publike, por nuk kanë marrë dëmshpërblim. Afro 200 banorë Lexo vaxhdimin…
Rritet bilanci i viktimave te ngjarjes se Butrintit. Pasditen e djeshme jane identifikuar dy viktimat e tjera te tragjedise se Butrintit. Nje dite Lexo vaxhdimin…
Policia shpall në kërkim tre nga organizatorët e udhëtimit që përfundoi me tragjedi. Tragjedia e ndodhur në Butrint Lexo vaxhdimin…
Kreu i Dhomës së Tregtisë në Fier: Shumë biznese tonat po lëkunden. Edhe bizneset shqiptare e kanë ndierë krizën financiare që po kalojnë disa banka në Amerikë dhe në disa shtete të Evropës. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Fierit, Shezai Çobo, thotë se disa kompani të import-eksportit me përfaqësi në Fier dhe treg biznesi deri në Amerikë janë bërë të ndjeshme ndaj krizës që ka prekur disa prej bankave prestigjioze të SHBA-ve dhe Evropës.
Sipas Shezai Çobos, administratorët e këtyre kompanive të import-eksportit kanë nisur të alarmohen për depozitat garanci që kanë lënë jashtë vendit, por edhe për tregun e tyre. “Kriza financiare në disa banka është bërë më e ndjeshme për tregtarët e import-eksportit të Fierit, pasi nga kontaktet që kemi pasur me përfaqësues të kompanive shqiptare jemi informuar se ka rënë ndjeshëm fuqia blerëse. Por ka pasur edhe raste kur tregtarët e Shqipërisë kanë rendur për të tërhequr depozitat e tyre”, thotë Çobo.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Fierit shpjegon se natyra e kompanive fierake që janë prekur nga kriza e bankave në botë ka qenë e tillë, jo vetëm importuese e mallrave të konsumit, por edhe prodhuese dhe eksportuese e konfeksioneve. Si shembull jepet jo vetëm mishi që vjen nga disa shtete të Amerikës, por edhe rrobaqepësitë apo fabrikat e këpucëve e çantave që punën e tyre e kanë të lidhur me tregun ndërkombëtar. Këto natyra biznesesh, të përhapura në Fier, kanë ndjerë në punën dhe të ardhurat e tyre krizën financiare me të cilën po përballet sot Amerika dhe disa shtete të Evropës.
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe industrisë së Fierit, Shezai Çobo, e ka cilësuar kryekëput fenomen shqiptar mosrënien e çmimit të karburantit. Këtë ai e cilëson një abuzim të hapur të tregtarëve. “Ndërsa një fuçi nafte në Amerikë dhe Evropë ka shkuar deri dhe në 70 dollarë amerikanë, në Shqipëri një litër naftë vijon të shitet me më shumë se 155 lekë. Ky është një abuzim i hapur. Kjo ndodh edhe me grurin këtu te ne. Por ndodh edhe me disa mallra të tjerë, çmimet e të cilave, sipas grosistëve rriten nga bursat ndërkombëtare. Kështu, edhe pse pa bursë në Shqipëri, tregtarët vendas i referohen Bursës Ndërkombëtare kur bëhet fjalë për rritje çmimesh, por e anashkalojnë atë kur bëhet fjalë për ulje çmimesh”, akuzon kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Fierit. Vitin 2009 Shezai Çobo e konsideron si periudhë kur do të normalizohet çdo lëkundje apo dhe alarm për krizë financiare që importohet nga kryeqendrat e biznesit në botë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Fier në rang qarku regjistron 750 biznese anëtare dhe vetëm Rrethi i Fierit ka mbi 500. Bizneset e Fierit, sipas kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, i kanë shumë më të vogla depozitat në krahasim me kapitalet e tyre. Kjo, sipas tij ndodh, pasi këto biznese me pak vite operim përqendrohen më shumë tek investimet dhe rritja e kapitaleve të qëndrueshme, sesa te rritja e depozitave.