Kategoria | Aktualitet

Etiketat : , ,

“Maskat” grabisin kazinonë, dhunojnë një punonjës

FIER-Një lokal lojrash fati është grabitur nga persona të maskuar dhe me armë në orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 të paradites së sotme në lagjen “29 Nëntori” në Fier ku dy persona me maska në fytyrë dhe me armë në duar kanë hyrë me forcë në lokalin e lojrave të fatit dhe kanë kërcënuar punonjësin e lokalit tu japë paratë. Mësohet madje se maskat kanë goditur me grushta punonjësin dhe e kanë detytuar tu japë paratë që ndodheshin në kazino. Pas grabitjes, dy personat e maskuar duke përfituar dhe nga errësira janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia e cila dnodhet neë vendgjarje po heton dhe po merr në pyetje punonjësin për ngjarjen e ndodhur. Nuk dihet ende sasia e parave të grabitura.

Grabitja e lokaleve të lojrave të fatit, njohur ndryshe e emrin kazino, është kthyer kohët e fundit në një fenomen të rëndomtë. Para pak ditësh një e tillë u grabit në Tiranë, pranë rrugës “Myslim Shyri” dhe një në Korcë. Grabitjet kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com