Kategoria | Aktualitet

Agjenti i infiltruar zbulon trafikun e drogës

Shtetasit Mitat Velaj dhe Bajram Minaj janë vënë në pranga teksa shisnin hashash të kultivuar po prej tyre. Një agjent i policisë iu ka kërkuar që të blejë një sasi droge dhe ata ia kanë siguruar, pa e ditur se ishin objekt i një operacioni të uniformave blu. Mitat Velaj dhe Bajram Minaj janë vënë dje në pranga nga policia e qarkut të Fierit, ndërsa u sekuestrua një sasi prej 118,5 kg lëndësh narkotike.

Prej disa kohësh dy personat ishin nën vëzhgim ndërsa pritej vetëm një hap i gabuar i tyre. Operacioni “Shkëmbi i kuq” i realizuar në fshatin Hekal u emërtua i tillë pikërisht për shkak të vendit ku u gjet sasia e lëndës narkotike.

Hetimi

Mitat Velaj dhe Bajram Minaj shkonin shpeshherë në Greqi. Ndërkohë, në rrugë operative ishte mësuar se ata shisnin hashash.

Si rrjedhojë, përgjatë kësaj kohe janë mbajtur nën vëzhgim për të konfirmuar dyshimet e hedhura. Operacioni i quajtur “Shkëmbi i Kuq” nisi të hënën pasdite në Ballsh, më pas në Klos, në Hekal e në tokat bujqësore, pronë e shtetasve të ndaluar.

Gjatë operacionit është sekuestruar një sasi droge prej 97,700 kg lëndë narkotike, e cila ishte e futur në tre bidonë të mëdhenj plastikë. Më pas, në kontrollin e banesës së Bajram Minajt, në kasolle u gjet edhe një sasi prej 20,8 kilogramësh, e cila ishte e futur në thasë, si dhe u gjet një armë zjarri.

Arrestimi

Pas marrjes së informacionit se blerës të shumtë, kryesisht nga Fieri, Lushnja e Ballshi, të informuar për këtë “pikë shitjeje” kishin siguruar shpeshherë hashash në sasi të vogla për ta shitur, nisi edhe hetimi për Velajn dhe Minajn. Një agjent i infiltruar zbardhi skemën e shitjes së drogës.

Ai u paraqit si blerës tek personat dhe në momentin që iu sigurua sasia e kërkuar, ndërhynë edhe forcat e policisë, duke bërë të mundur arrestimin e Mitat Velajt në Klos.

Pas marrjes në pyetje të 55-vjeçarit u prangos edhe bashkëpunëtori i tij nga komuna Hekal, 52-vjeçari Bajram Minaj. Nga ana e policisë u deklarua se hashashi i kultivuar nga dy të pandehurit kishte si destinacion përfundimtar Greqinë.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com