Kategoria | Aktualitet

Etiketat : , , ,

Aksident i rëndë në hyrje të qytetit

Fier- Një 48-vjeçar nga fshati Petovë i Fierit është aksidentuar rëndë kur udhëtonte me një motoçikletë “Yamaha”. Ai i ka prerë rrugën një veture të tipit “Mercedez Benz” në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit dhe nga përplasja është plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në orën 10:00 kur 48-vjeçari Ferhat Makaj udhëtonte në kahun e kundërt të rrugës së ndarë në dy korsi. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, Makaj me motoçikletën e tij ka tentuar të kalojë nga një korsi e rrugës në tjetrën dhe nuk e ka vënë re veturën e drejtuar nga një 19-vjeçar, i cili nuk ka mundur të manovrojë në kohë për të shmangur përplasjen. Motoçikleta ka përfunduar disa metra larg dhe për pasojë 48-vjeçari Makaj ka marrë plagë të rënda.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com