Kategoria | Aktualitet

Etiketat : , , , ,

“Albpetrol” në krizë, kërkon kredi për rrogat e punëtorëve

Nëndrejtori: Faji i ARMO-s që nuk shlyen detyrimet. Kompania e shtetërore e nxjerrjes së naftës, “Albpetrol” sh.a është duke përjetuar një krizë të vërtetë financiare. Prej afro dy muajsh nuk është paguar asnjë nga 3200 punonjësit që figurojnë në borderotë e kësaj kompanie. Ky fakt është pohuar edhe nga nëndrejtori i kompanisë, Vasillaq Ngresi. I kontaktuar nga “Shqip” ai është shprehur se: “Mungesa e fondeve për likuidimin e pagave ka bërë që të kemi pasur një ndryshim në rendin e pagesave të punonjësve. Ndërkohë, po përpiqemi që brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe, maksimumi dy ose tri ditë, të bëjmë shlyerjen për pagesat e pesëmbëdhjetëditëshit të dytë të muajit shkurt për të gjithë punonjësit. Pas shlyerjes së pagesave për muajin shkurt, do të nisim të likuidojmë edhe muajin mars e në vijim”.

Overdraft-i

Më tej nëndrejtori Ngresi ka shtuar se për të dalë nga kjo krizë financiare ku është futur kompania “Albpetrol” sh.a, do të përdoret “overdraft”-i, si dhe do të aplikohet për marrje kredie në qeveri. “Jemi në procedurat e marrjes së “overdraft”-it nga banka nëpërmjet së cilës paguajmë punonjësit. Shuma e kësaj “kredie” është 150 milionë lekë të reja, të cilat sapo të merren, pas dy ditësh do të jenë në shërbim të fondit të pagave për punonjësit.

Kredia

Ndërkohë, këshilli mbikëqyrës, si dhe drejtuesit e “Albpetrol”.sh.a janë duke ndjekur të gjitha procedurat për të aplikuar për marrjen e një kredie nga shteti. Për këtë i jemi drejtuar qeverisë shqiptare për një kredi të madhe, me shumën e 500 milionë eurove”, tregon nëndrejtori Ngresi. Sipas tij, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është sinjalizuar për krizën që po kalon kompania dhe vetë ministri Genci Ruli është duke negociuar dhe do paraqesë për miratim në qeveri kërkesën për kredi.

Shkaku

Sipas nëndrejtorit Ngresi, “ngërçi” i krijuar, nuk është për shkak të rendimentit të kësaj kompanie, por për shkak të vonesave në pagesa nga ana e kompanisë private “ARMO”. “Pronarët e rinj të kësaj kompanie nuk kanë kryer asnjë likuiditet kundrejt ‘Albpetrol‘ sh.a., duke na shkaktuar këtë krizë ku jemi futur. Treguesit financiarë të kompanisë, si për vitin 2008 dhe në vijim janë tepër të lartë dhe kriza ka ardhur vetëm prej mosrespektimit të aktmarrëveshjeve nga ana e pronarëve të ‘ARMO‘-s.”, tha nëndrejtori i “Albpetrol”-it. E ndërsa fondi i pagave të 3200 punonjësve do të realizohet nga “overdraft”-i dhe kredia që mund të merret prej qeverisë, ky fond nuk është i mjaftueshëm edhe për të paguar mbi 1200 punonjësit që janë prekur nga reforma, të cilët trajtohen me asistencë sociale.

Reagimet

Pak ditë më parë, Shoqata e Intelektualëve të Naftës drejtuar nga ish-drejtori i “Albpetrolit” sh.a, Vlashi Nakuçi, i ka paraprirë këtij problemi dhe ka paralajmëruar krizën ekonomike ku është përfshirë kjo kompani që prej disa muajsh. Ndërkohë, selia e Partisë Socialiste, dega Fier, ka dalë dje me një deklaratë në mbështetje të shqetësimit të mijëra naftëtarëve, për mosmarrjen e pagave që prej dy muajve. Kryetari i PS-së së Fierit, Arjon Muçaj, është shprehur se: “Selia e PS-së Fier denoncon vazhdimin e papërgjegjshmërisë së Ministrisë së Ekonomisë përfaqësuar nga ministri Genci Ruli, por edhe drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike në ndërmarrjet e naftës, të cilët janë ende të pangopur me vjedhjen që u kanë bërë këtyre ndërmarrjeve”. Sipas Muçajt, PS ka formuar një komision parlamentar, i cili po shqyrton denoncimet për abuzime dhe shkelje financiare që dyshohet se janë kryer në “Albpetrol”, sh.a.

Popularity: 1% [?]

3 Koment(e) Per Kete Postim

  1. besi Thote:

    kam pershtypje qe rrogate e puntorve jane ceshtje dite per tu marre me kryesorja eshte se dua te theksoje qe nendrjetori i albetrolit eshte hajdute muti,eshte intrigante eshte ti qishe rropte mune pithe ku i ka dhe ku si ka duhet qire motra mune pithe komunistit mutit ketej bene si demokrate

  2. YLLI Thote:

    SHYQYRE ZOTI I MOREM NJE MUJE TE SHOFIM MUAJIN TJRTER TANI

  3. TANI Thote:

    RROGATE I MORREM

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com