Kategoria | Aktualitet

Ardhja e emigrantëve, rrugorët marrin masa

Shtohet numri i automjeteve në qarkullim nëpër rrugët e brendshme të qyteteve që përbëjnë Qarkun e Fierit, por dhe të rrugëve rurale, si dhe atyre kombëtare. Shkak është bërë kthimi i emigrantëve për pushimet verore. “Shihet në qarkullim një numër i madh makinash me targa të huaja, kryesisht greke dhe italiane. Kjo situatë ka ditë që ka pushtuar rrugët e Fierit”, thonë efektivët e qarkullimit rrugor. Sipas ekspertëve të qarkullimit, numri i makinave me targa të huaja vetëm në muajin korrik ka shkuar në 500 të tilla. Pritet që fluksi të rritet edhe më tepër gjatë periudhës në vazhdim. Ndërkohë nga ana e strukturës së policisë së qarkullimit rrugor në shkallë qarku janë rritur shërbimet në të gjitha akset kombëtare, rurale dhe akset e brendshme të qytetit. Përveç kësaj, janë ashpërsuar masat e marra nga rrugorët. Vetëm gjatë javës së fundit janë bllokuar mbi 35 automjete, disa motoçikleta dhe rreth 80 leje qarkullimi. Këto masa janë marrë për kalim të kufijve të shpejtësisë dhe parakalime të gabuara.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com