Kategoria | Aktualitet

Ballsh, situata me helmimin, sot dynden nxenes ne spital

BALLSH-Ballshi ndodhet edhe sot ne gjendje alarmi me rastet e helmimit qe u shfaqen dje ne mbremje tek mbi 100 persona. Paraditen e sotme kane qene rreth 200 nxenes qe i jane drejtuar spitalit rajonal te qytetit me te njejtat simptoma si mbremjen e se henes, por ekziston frika se numri i tyre mund te rritet ne oret ne vazhdim.
Bëhet e ditur se sot paradite spitali i Ballshit ka perjetuar nje dyndje masive dhe nje situate teper te nderlikuar. Rastet ishin pergjithesisht nxenes te shkollave te cilet jane paraqitur me simptomat bark e te vjella. Shume raste jane derguar ne Fier pasi paraqitet e paperballueshme situata ne spitalin rajonal te Ballshit me fluksin e pacienteve qe shfaqen ne dyert e dhomave te spitalit cdo minute. Drejtoresha e spitalit te Ballshti, Luljeta Bregasi konfirmoi se rastet jane aq te shpeshta sa ndodh qe dy nxenes marrin serumin ne te njejtin shtrat.
Vleresohet se nxenesit e mberritur ne spital vijne nga shkollat 9 Vjecare “Odiseja”, “Beselidhja”, “Ismail Klosi”. Nga frika e helmimit, mesimi ne keto shkolla dhe ne te gjitha shkollat e tjera u nderpre deri ne nje urdher te dyte.
Dyshohet helmim nga uji i pijshem
Drejtoresha e spitalit rajonal te Ballshti, Luljta Bregasi beri te ditur se simptomat e helmimit jane ne fazen e pare. “Pacientet nuk jane rende. Aktualisht marrin mjekim per intonsikim. Me pak fjale marrin serumin dhe largohen ne shtepi”. Sipas Bregasit, dyshohet se shkak te jete uji i pijshem, por sic thekson ajo “jane analizat zyrtare ato qe vertetojne kete”.

Mbreme 102 persona iu drejtuan spitalit
Mbrëmjen e së hënës, 102 persona në qytetin e Ballshit u shtruan në spital. Dyshohet që shkak për këtë shtrim masiv, të jetë bërë helmimi nga uji i pijshëm. Shtrimi i tyre në një hark të shkurtër kohor, vetëm 2 ditë alarmoi edhe Ministrinë e Shëndetësisë e Institutin e Shëndetit Publik. Duke qënë se numri i personave që kërkonin hospitalizim ka qënë i lartë, disa prej tyre janë dërguar edhe drejt spitalit të Fierit. ”Kishin diarre, të vjella, temperaturë të ulët e dridhje trupi”, pohojne burime nga reparti i Urgjencës.

Mësohet gjithashtu, se të gjithë personat e shtruar në spital jetojnë në qytetin e Ballshit.
Ministria e Shëndetësisë me të marrë vesh lajmin aspak të zakontë, ka ngritur menjëherë dy grupe hetimore, të cilët u nisën mbrëmjen e së hënës drejt Ballshit, për të vërejtur situatën e krijuar atje nga afër.

Në grupin e ngritur nga MSH, ndodhet edhe Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, i cili deklaron se është ende herët të flitet për helmim të këtyre banorëve, ndërkohë që thekson se “MSH ka dhënë urdhër për të ndërprerë furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, pacientët vijnë në spital, marrin trajtim dhe largohen, ndërsa shton se “është dhënë urdhër për ndërprerjen e ujit të pijshëm në qytetin e Ballshit, deri në zbardhjen e shkaqeve të plota.”

Nderkaq, Drejtoria e Policise se Qarkut, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, kane ngritur 2 grupe hetimore dhe po hetojnë ngjarjen.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com