Kategoria | Aktualitet

Etiketat : , ,

Çelet në Bylis Festivali i Polifonisë

Aktiviteti- Bylisi i Mallakastrës pret edicionin e katërt të Festivalit të Polifonisë. Grupe nga e gjithë Shqipëria, por edhe Kosova, Maqedonia, Mali i Zi apo dhe Çamëria do të jenë të pranishëm në këtë takim tashmë tradicional. Organizatorët janë kujdesur për çdo detaj të këtij festivali, edhe për praninë e ujit dhe të dritave, duke qenë se fshati Hekal, zona e banuar më e afërt ndodhet 1.5 kilometra larg Parkut Arkeologjik të Bylisit. “Krahas Apolonisë në Fier, edhe Bylisi në Mallakastër është një perlë tjetër e Qarkut të Fierit, e cila synohet të pasurohet vazhdimisht edhe nëpërmjet aktiviteteve kulturore, aq më tepër nëpërmjet Festivalit të Polifonisë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj. Organizatorë të këtij aktiviteti, i cili ka edhe mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, janë Bashkia e Fierit, ajo e Ballshit, Komuna Hekal në territorin e të cilës ndodhet Parku Kombëtar Arkeologjik etj.

Popularity: 2% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com