VLORE- Pas denoncimit ngadisa medja, është kryer demontimi i municioneve në ishullin e Sazanit në Vlorë. Lajmi bëhet i ditur nga burime brenda bazës së Pash Alimanit. Demontimi i municioneve është kryer nga grupi i posacëm nga ministria e mbrojtes dhe nga baza e Pash Alimanit dy ditë më parë.
Mësohet se momentalisht procesi ka përfunduar vetëm për municionet në sipërfaqe të ishullit të Sazanit. Ndërkohë nuk dihet ende se kur do të nisë heqja dhe demontimi i sasisë së municioneve që ndodhen nën sipërfaqen e ujit, sasi që mendohet se mund të jetë më e madhe se ajo mbi sipërfaqe.
Prania e këtyre municioneve në ishull u zbulua pak ditë më parë përmes pamjeve të filmuara nga kamera e News 24 në redaksinë e Vlorës. Sasia e municioneve ndodheshin aty që prej vitit 1947.
Popularity: 1% [?]




