Kategoria | Aktualitet

Ekstradohen nga Greqia 2 persona në kërkim ndërkombëtar

TIRANË- Dy persona nga Fieri të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtesia shqiptare, njëri për “trafik prostitucioni”, ndërsa tjetri për “shpërndarje të narkotikëve”, u ekstraduan mbrëmë nga Greqia.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri të ditur sot se Zyra Qëndrore e Interpol Tiranës realizoi ekstradimin e shtetasit Neritan Cjapi, 37 vjeç, nga Roskoveci, i Fierit. 37 vjeçari Cjapi rezulton i dënuar në mungesë nga Gjykata e Rrethit Gjyqsor Fier, me 10 vjet burg, për “shfrytëzimin për prostitucion në rrethana rënduese”, të një vajze nga ky rreth për disa vite në Greqi.
Gjithashtu, dje u bë i mundur ekstradimi i shtetasit Nuri Fusha, 37 vjeç, nga Berati, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit “arrest me burg”, për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Shtetasit e lartëpërmendur janë arrestuar në Greqi dhe tashmë ekstraduar në Shqipëri, në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologen e saj në shtetin fqinj.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com