Kategoria | Aktualitet

Fëmija vetëvaret për 200 lekë, e shpëtojnë fqinjët

Një 13-vjeçar nga qyteza e Roskovecit ka tentuar të vetëvaret pasi debatoi me të ëmën, së cilës i kishte harxhuar lekët e celularit. Ngjarja është regjistruar dje paradite, rreth orës 10:00. Sipas burimeve zyrtare policore mësohet se Renato S., 13 vjeç, lindur dhe banues në Roskovec, pas një debati me të ëmën, ka varur veten në litar. Shkak i debatit mësohet të jetë bërë përdorimi i aparatit celular të mamasë nga 13-vjeçari. Minoreni ka shpenzuar nga telefoni i nënës shumën e 200 lekëve të reja. Pasi ka konstatuar këtë shpenzim, e ëma i ka folur rëndë të birit dhe më pas është larguar për në dyqanet e qytetit. I zënë në faj, 13-vjeçari, nxënës i klasës së tetë, ka pritur largimin e nënës dhe është futur në banjë me një litar që gjeti në oborrin e shtëpisë dhe një karrige. Ai ka arritur të lidhë litarin në një lartësi të konsiderueshme dhe duke përdorur karrigen ka futur kokën në lakun që kishte bërë vetë. Për fat të mirë, në momentin që fëmija ka shtyrë karrigen dhe është varur në litar, pranë dritares së banjës ka qenë duke kaluar fqinja e tij, e cila e tërhequr prej zhurmës së rrëzimit të karriges ka parë djalin të varur në litar. Menjëherë ajo ka hyrë në banesë dhe e ka shkëputur vogëlushin nga litari. Më pas, fqinja ka thirrur bashkëshortin dhe së bashku me të kanë transportuar fëmijën në spitalin e qytetit.Mjekët e spitalit thanë se 13-vjeçari, nga tentativa e vetëvarjes, ka pësuar disa dëmtime në qafë, por që fatmirësisht nuk i shkaktojnë asnjë rrezik për jetën. Ndërkohë, në spital ka shkuar edhe një psikologe, e cila ka biseduar me djalin pasi ai ka marrë veten. Ishte psikologia ajo që mësoi shkakun e tentativës së vetëvrasjes.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com