Kategoria | Aktualitet

Etiketat : , , , , ,

Fier, 5 fëmijë jetim në qiell të hapur. Apel për ndihmë

Familja Geci në Levan të Fierit bën thirrje për ndihmë. 5 fëmijë të mbetur jetim, pas vdekjes së nënës së tyre, jetojnë mes kushteve tejet të vështira ekonomike. Ata u bëjnë apel institucione përkatëse dhe donatorëve për tu ardhur në ndihmë. Version multimedial i ketij lajmi

FIER- Një familje e përbërë nga pesë fëmijë jetim në komunën e Levanit bën thirrje për ndihmë. jetesa për ta është e vështirë ku varfëria për të mbajtur frymën gjallë u ka shtuar dhimbjen. Pesë fëmijët ku më i madhi është vetëm 13 vjeç, ndërsa më i vogli 5 vjeç jetojnë vetëm me të atin pas vdekjes së nënës.

Ata janë në qiell të hapur dhe jetojnë vetëm me një pension vetëm prej 75 mijë lekësh të vjetra që merr babai i tyre si i sëmurë mendor. Historia e tyre është tepër e dhimbshme dhe ka nisur që kur nëna e tyre është vetëvrarë m e armë zjarri vite më parë për shkak të kushteve të vështira të jetesës në qytetin e Tropojës.

Ndërsa babai i tyre aktualisht është i shtruar në spitalin Psikiatrik pas ngjarjes tragjike të së shoqes. Fëmijët vazhdojnë të vuajnë dramën familjare dhe shumë herë kanë kërkuar nga organet shtetërore që të përfitojnë pensionin e jetimëve pasi mjerimi ju është ulur këmbëkryq. Fëmijët janë strehuar momentalisht në një shtëpi nga një banor i Levanit mes kushteve të këqija dhe mungesës së vëmendjes nga institucionet.

Prenda Geci rrëfen historinë e kaluarit të vuajtjeve të këtyre fëmijëve. Si kujdestare e 5 fëmijëve dhe njerka e tyre në mungesë të kujdesjes së shtetit ajo bën thirrje.

“Jam martuar me Adem Gecin për humanizëm për të rritur këta fëmijë, pasi kanë qenë në moshë shumë të mitur kur nëna e tyre 24 vjeçare ka kryer vetëvrasje. Një banor i Levanit na ka dhënë këtë shtëpi për humanizëm sa të gjejmë një streh. Nuk kam marrë asnjë pension për kujdestari dhe asnjë ndihmë nga shteti”- u shpreh njerka e jetimëve Prenda Geci.

Ndërsa fëmija i verbër 5 vjeçar apelon me çiltërsinë e tij për ndihmë, duke treguar statusin e jetimit.

“Unë e kam këtu statusin e jetimit, pasi jam dhe jetim dhe i verbër, ndaj i bëj thirrje shtetit të vendosi dorën në zemër për ne 5 jetimët e familjes Geci. Unë shikoj vetëm 10 për qind, a mund të bëhet ndonjë gjë për mua pasi rrezikoj të humbas shikimin”- apeloi 5 vjeçari Geci.

Fëmijët shkojnë shumë mirë me mësime, ata kanë zbritur në Levan nga Tropoja dhe në këtë fillim viti mësimor nuk kanë të ardhura madje as për të blerë librat shkollorë, ndaj kërkojnë ndihmë në për shkak të kushteve tejet të vështira ku ata jetojnë.

Popularity: 2% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com