Rradhë të gjata emigrantësh për tu pajisur me letërnjoftime elektronike në qytetet e Fierit dhe të Elbasanit. Emigrantë e cilësojne absurde dhe shprehen se po rrezikojnë kthimin në kohë pranë vendeve të punës. Version multimedial i ketij lajmi
FIER- ELBASAN- Rradhë të gjata emigrantësh për tu pajisur me letërnjoftime elektronike në qytetet e Fierit dhe të Elbasanit. Qindra qytetarë, shumica prej të cileve emigrantë, kanë krijuar rradhë te gjata para postes shqiptare ku blihen kuponat për t’ju drejtuar më pas qendrave të aplikimit për kartën e identitetit. E njëjta situatë paraqitet edhe në qendrat e aplikimit.
Situata kaotike në Fier është shkaktuar, pasi prej disa ditësh kuponat munguan në filialin e postës cka solli pezullimin e gjithë procesit; po kështu në qendrat e aplimit numri i punonjësve pranë sporteve është i pakët për shkak të pushimeve verore.
Qytetarët akuzojnë se pezullimi i kuponave bëhet për qëllim shitjen e tyre në tregun e zi. Në Fier është vetëm një pikë aplikimi dhe dy punonjëse të cilat nuk mund të përballojnë fluksin e aplikuesve.
Në qarkun e Elbasanit gjatë ditëve të fundit mbizotëron kaosi dhe problemet. Rradhët e aplikuesve janë shtuar, ndërkohë që ecuria e procesit është mjaft e ngadaltë. Në qendrat e aplikimit mungon interneti si deh kapaciteti i punonjëve është i pamjaftueshëm për të përballuar fluksin.
Qytetarët emigrantë e cilësojne absurde një situatë të tillë pasi sic shprehen ato po rrezikojnë kthimin në kohë pranë vendeve të punës në shtetet ku ata jetojnë.
Popularity: 1% [?]




