Kategoria | Aktualitet

Etiketat : , , , ,

Fier, mbi 100 arsimtarë do të pushohen nga puna

Rrezikojnë vendin e punës mësuesit me kontratë. Drejtoria arsimore në fazë verifikimesh, në përgatitje dosja e fundit

Të gjithë mësuesit me kontratë të punësuar në shkollat parauniversitare në fier, si dhe ata të cilët nuk kanë profilin në mësuesi rrezikojnë vendin e punës. Bëhet fjalë për vitin e ardhshëm arsimor 2010-2011 që nis pas dy muajsh. Sipas shefes së Zyrës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë Rajonale Arsimore Fier, numri i mësueseve me kontratë dhe jashtë profilit shkon në 120. Largimi I këtij kontingjenti mësuesish vjen pas zbatimit të udhëzimit të dalë në shkurt të këtij viti nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave. Nga udhëzimi në fjalë do të shpëtojnë prej shkurtimit vetëm ata mësues që kanë mbi 20 vjet përvojë në arsim si dhe kanë kaluar të paktën shkallën e parë të kualifikimit. “Është në fazën e fundit të zbatimit reforma që për bazë kapatur urdhrin e muajit shkurt që ka nxjerrë Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Deri tani është verifikuar se 40–50 mësues do të largohen pasi janë provizor dhe në bazë të urdhrit nuk e përfitojnë më vendin e punës. Gjithashtu nga udhëzimi preken edhe mësuesit me kontratë. Realisht tek mësuesit me kontratë do të ketë një rishikim të dosjes së gjithsecilit, pasi ndonjë prej tyre mund t’i shpëtojë reformës, duke u lehtësuar nga vjetërsia apo kualifikimi që mund të ketë përfituar”, deklaroi shefja e burimeve njerëzore në Drejtorinë Rajonale Arsimore të Fierit, Valbona Mitro. Nga njëra anë teksa vihet re se reforma është në vazhdim një shifër rekord për kërkesa për punë është regjistruar. Kërkesat janë shtuar këto ditë nga studentët që janë drejt përfundimit të arsimit të lartë. Në total numri I kërkesave shkon në mbi 1 300, ndërsa vendet e punës janë plotësuar të gjitha.

Popularity: 1% [?]

1 Koment(e) Per Kete Postim

  1. artur Thote:

    mire qeketa mesues do te hiqen dhe me te drejte sipas udhezimit qe permendet me siper,

    por cfare t’ju besh kur vete shefja apo edhe drejtoresha nuk e zbatojne apo kur meren dhe me gjerate tjera te jashteligjshme qe une nuk po i permend.

    jepni thesin me leke – ska menyre tjeter

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com