Kategoria | Aktualitet

Etiketat : , , , ,

Fier, miratimi i pr/buxhetit të Bashkisë, debate në Këshill

FIER- Mes akuzave e debateve ka dështuar sërish tentativa për kompromis mes këshilltarëve në Bashkinë e Fierit në lidhje me projekt/buxhetin e këtij viti. Me 18 vota pro, këshilltarët e djathtë dhe ata të LSI-së kanë miratuar për të tretën herë projekt/buxhetin e Bashkisë me ndryshimet e kërkuara prej tyre, për kalimin në sipërmarrje private të ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit dhe shkurtimin e personelit të bashkisë me 60 persona. Këto vendime janë kundërshtuar edhe nga kreu i Bashkisë, Baftjar Zeqo i cili e konsideroi miratimin e projekt/buxhetit si antiligjor.
“Nuk është një vendim i drejtë, është në kundërshtim me ligjin” shprehet Zeqo.
Ashtu sikurse thotë edhe kreu i Bashkisë, ecuria në lidhje me projekt/buxhetin do të shihet në 3 mbledhjet e ardhshme të Këshillit Bashkiak.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com