Kategoria | Aktualitet

Fillon regjistrimi i popullsisë shtëpi më shtëpi

Synohet të zgjidhet edhe problemi i mungesës së adresave. Ka nisur dje procesi i regjistrimit të popullsisë në çdo banesë fierake. Përmes këtij procesi synohet të zgjidhet problemi i sistemit të adresave, që mbetet shqetësim për qytetin e Fierit. Mësohet se në të gjithë qytetin janë shpërndarë 20 grupe pune, të cilët do të operojnë në terren. Ndarja e tyre është bërë sipas katër rajoneve që regjistron Bashkia e Fierit. Sipas kryebashkiakut, Baftjar Zeqaj, mësohet se krijimi i grupeve të punës është bërë jo vetëm në bazë të ndarjes administrative të qytetit, por edhe për të kryer procesin e regjistrimit, si dhe shpërndarjen e adresave të sakta për çdo qytetar. Në bazë të informacioneve të marra nga kjo bashki, mësohet se çdo grup që ka nisur punën në terren përbëhet nga dy punonjës. Një prej tyre është punonjës i bashkisë, ndërsa tjetri është kontraktuar nga ky institucion vetëm për të ndihmuar në këtë proces dhe është përzgjedhur për të punuar vetëm disa javë, deri në përfundim të procesit. Fillimisht plotësohet një formular që ka si objekt regjistrimin e çdo qytetari dhe vendosjen e adresës së saktë për çdo banesë. Një prej formularëve do t‘i dorëzohet personit të regjistruar, ndërsa një kopje do të qëndrojë në Bashkinë e Fierit me të cilin më pas do të kryhen të gjitha veprimet e regjistrimit në qendër. Një proces i tillë u krye edhe para zgjedhjeve të fundit vendore, nga ku doli se popullsia e qytetit të Fierit kalon të 82 mijë banorët. Por, problem për qytetin e Fierit mbetet mungesa e sistemit të adresave. Shumë rrugë janë ende të paemërtuara, duke u bërë problem për zyrat postare, ndërkohë projektet e mëparshme që kanë synuar vendosjen e sistemit të adresave kanë dështuar për shkak të mungesës së fondeve.

Popularity: 2% [?]

2 Koment(e) Per Kete Postim

  1. sokoli i gazetave Thote:

    ja dhe baftjari tani u kujtua per popullin e fierit per regjistrimin e popullsis se 6 vjete ka pasure nja ca pune i shkreti

  2. bekim Thote:

    ckemi ju puth te gjithve…endra ime esht te luj lojen tek shtpia e big brather:D;)

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com