Kategoria | Aktualitet

Etiketat : , ,

I mori ryshfet debitorit, pranga zyrtarit të OSSH-së

Shefi i arkëtimeve mori 100 mijë lekë për të zhdukur faturat e papaguara nga një qytetar

Arrestohet për korrupsion zyrtari i OSSH-së në Fier. Operacioni më i fundit policor i koduar “Guximi” ka vënë në pranga shefin e sektorit të arkëtimeve pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dega Fier, Vangjel Behari, 53 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” në qytetin e Fierit. Behari u arrestua dje pasdite në kushtet e flagrancës, duke marrë shumën e 100 mijë lekëve të reja nga shtetasi Ilir B., i cili ishte debitor prej vitesh i energjisë elektrike. Policia kishte nisur prej ditësh survejimin e 53-vjeçarit Behari, pas ankesave të disa qytetarëve. Pas disa përpjekjesh për të futur në grackë nëpunësin e OSSH-së, i cili sipas të dhënave nga grupi hetimor e ka kryer edhe më parë këtë vepër penale, policia është ndihmuar nga Ilir B. Ky i fundit i ka dhënë të gjitha informacionet policisë se ku dhe kur do të dorëzonte paratë që i kishte kërkuar shefi i arkëtimeve që të mos lejonte ndërprerjen e energjisë. Pasditen e së enjtes, rreth orës 18.00, pas orarit zyrtar të punës, shefi i arkëtimeve Behari është takuar me debitorin Ilir B., të cilit i kishte komunikuar disa ditë më parë ndërprerjen e energjisë elektrike, për shkak të faturave të papaguara. Debitori, për të shmangur ndërprerjen e energjisë, i ka dhënë në dorë 100 mijë lekë. Pikërisht ky moment, i planifikuar më parë, ka mjaftuar për të arrestuar punonjësin e OSSH-së në kushtet e flagrancës. Ai akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv”, ndërkohë që po hetohet edhe për raste të tjera abuzimi. Vangjel Behari punonte prej më tepër se 20 vjetësh në sektorin energjetik. Profesioni i tij është elektricist, ndërkohë që vitet e fundit ka kryer arsimin e lartë në sistemin part-time dhe ka kaluar në administratën e OSSH-së. Pas këtij arrestimi, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është zhvilluar mbledhje urgjente në drejtorinë e OSSH-së së Fierit.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com