Një nga tetë autoambulancat e spitalit të Fierit është zhdukur prej afro një viti. Gjithçka është zbuluar nga inventari i zhvilluar prej drejtuesve të grupit spitalor të Fierit. Zhdukja e ambulancës konfirmohet zyrtarisht edhe nga drejtoresha e grupit spitalor, Najada Jahiqi, si dhe nga nëndrejtoresha ekonomike, Luljeta Sejko. Edhe pse nuk është përpiluar raporti përfundimtar i inventarit, drejtuesit e spitalit konfirmojnë se për zhdukjen e automjetit do të njoftojnë Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe do të denoncojnë pranë organeve policore. Makina e humbur mbahej nga shoferi Aleksandër Papa, i cili nuk jeton prej një viti. Kur ai ishte sëmurë, ambulanca është vendosur në një parkim dhe shoferi ka bërë dorëzimet sipas rregullave, por tani mjeti nuk gjendet më.
Popularity: 1% [?]





January 24th, 2009 me 3:36 pm
ndonje dite do te zhduket spitali me gjithe ambulanca….dhe nuk do ta marri vesh njeri…!!!!eeeehhhh sa cudira qe ndodhin ne vendin tone…AMBULANCA NE BOTEN E CUDIRAVE…