Fier- I gjenden armë dhe drogë, arrestohet 22-vjeçari i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. Burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë së Fierit bëjnë të ditur për “Shqip” se në orën 15:00 të së martës është arrestuar në kushtet e flagrancës Besnik Spahia, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Hoxharë e Vjetër të Komunës Dërmënas. I riu i padënuar më parë është prangosur për armëmbajtje pa leje dhe kultivim e shitje të bimëve narkotike. Besnik Spahia konsiderohej nga policia si tregtar droge dhe ishte vënë nën vëzhgim prej kohësh. Rreth orës 14:00 të së martës në banesën e tij është ushtruar një kontroll i befasishëm që përfundoi me gjetjen e 55 bohçeve të bimës narkotike kanabis sativa një sasie prej 1 kilogrami marijuanë, si dhe një automatik “Kallashnikov” dhe 1346 fishekë.
Popularity: 1% [?]




