Dita e enjte ka shënuar bllokimin plotësisht të procesit të aplikimit për kartat e identitetit në Fier. I vetmi kompjuter që ishte në funksion gjatë javës së fundit, ka pësuar defekt pasditen e së mërkurës dhe ka shënuar kështu ndërprerjen e procesit të aplikimi për një kohë të pacaktuar. Në mjediset ku ishin vendosur shtatë operatorët e aplikimit për qytetin e Fierit, presin radhë të gjata njerëzish, por që nuk marrin një përgjigje konkrete se kur do të mund të aplikojnë për letërnjoftimet e reja. Ndërkohë, problemet e shumta të procesit të aplikimit kanë vënë përballë selinë rozë të qytetit të Fierit, bashkinë e qytetit, si dhe prefekturën. Drejtues të kësaj të fundit fshehin kaosin që ka pushtuar procesin e aplikimit qysh prej disa javësh, por vetëm në ditën e sotme, nga ana e prefektit të Fierit, Shahin Bejdaj, është pranuar seria e gjatë e defekteve të aparaturave dhe jo papërgjegjshmëria e operatorëve. Sipas Arta Priftit, përgjegjëses së gjendjeve civile për qytetin e Fierit, numri i aplikuesve deri tani është mjaft i ulët, ndërkohë që vetëm një në tri persona që janë pa pasaportë kanë aplikuar
Popularity: 1% [?]




