Kategoria | Aktualitet

Kthehej nga Belgjika, prangoset ne Rinas

Sapo ka vene kemben ne token shqiptare, i jane hedhur prangat pasi kerkohej prej policise prej disa vitesh. Burime zyrtare te Policise se Fierit, bene me dije se u arrestua mbremjen e djeshme Nuredin Bishani, 45 vjec, lindur ne Kurjan dhe banues ne Roskovec. Bishani kthehej nga Belgjika, ku ishte larguar prej nje viti me qellim fshehjen per te mos rene ne pranga. Gjykata e Fierit kishte dhene masen “arrest me burg”, per vepren penale te “trafikut te narkotikeve” qe prej vitit 2006. Pasditen e djeshme, Bishani kishte udhetuar nga Belgjika drejt Tiranes me avion, por ne momentin qe eshte verifikuar dokumentacioni ne piken e kalimit kufitar te Rinasit, kontrolloret i vune prangat. Ne listen e sistemit TIM-s, 45-vjecari figuronte ne kerkim dhe me rreth te kuq, nderkohe qe per te edhe Interpol Tirana, kishte bere shpalljen ne kerkim nderkombetar. Burime zyrtare thane se ndalimi eshte bere ne momentin e vulosjes se pasaportes ne aeroportin “Nene Tereza”. Te dyshuarit i eshte komunikuar akuza dhe masa e arrestit, ndersa u njoftua edhe Policia e Fierit per te kryer procedurat e transferimit ne dhomat e paraburgimit. Mesohet se nje tjeter akuze qe rendon mbi Bishanin, eshte edhe ajo e “falsifikimit te dokumenteve”, kurse shpallja ne kerkim eshte bere prej 23 majit te tre viteve me pare.

Popularity: 1% [?]

2 Koment(e) Per Kete Postim

  1. sokol Thote:

    i uroj fierit nje zhvillim te shpejt, qetesi. she shume harmoni qytetarve te tij. koli nga usa

  2. felleza saliaj Thote:

    hi fieri. kam qne banuese ne fshatin kurjaj te rrethit te fierit.me ka mare malli per ate vend te bukur buze liqnit .nje pershendetje do tju beja nga large te gjithe atij vendi.shpresoj te shoh se shpejti vendlindejn time te bukur.thank-you nga st.louis,usa

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com