Një tërmet me intesit 5 ballë të shkallës Rihter është shënuar në orët e para të pasdites së sotme në vendin tonë. Lajmi konfirmohet nga Instituti i Sizmologjisë, i cili bën të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik 14 km larg Ulqinit. Tërmeti është ndjerë në disa zona të vendit. Fatmirësisht nuk ka dëme materiale dhe të lënduar në njerëz.
TIRANE- Lëkundje tërmeti me një intensitet prej 5 ballësh të shkallës Rihter janë regjistruar në orët e para të pasdites së sotme nga Instituti Sizmologjik. Tërmeti është ndjerë në disa zona të vendit rreth orës 15:40 të pasdites së sotme. Lëkundjet janë ndjerë në qytetin e Durrësit, Tiranës, Shkodrës si dhe në qytetin e Rrëshenit ku janë shënuar dy të tilla.
Ndërkohë instituti i Sizmologjisë bën të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë deti Adriatik, 14 km larg Ulqinit. Si pasojë e këtyre lëkundjeve zona e Ulqinit ka mbetur pa energji elektrike. Tërmeti ka qenë me intensitet prej 5 ballësh i shkallës Rihter. Ndërkohë nga ky tërmet nuk janë shënuar dëme materiale dhe të lënduar në njerëz.
Popularity: 1% [?]




