Kategoria | Aktualitet

Etiketat : , ,

Linjë nënujore gazi me Italinë

Qeveria miratoi dje dhënien e lejes shoqërisë “Trans European Energy BV” për ndërtimin dhe përdorimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm (GNL) në parkun energjetik në bregdetin e Fierit, të një gazsjellësi nëndetar Shqipëri-Itali, si dhe rrjetit të gazit në territorin shqiptar. Kryeministri Berisha tha se ky projekt i siguron Shqipërisë burime të mëdha gazi dhe në rast se ai do të jetë projekt fitues, midis projekteve të tjerë, territori shqiptar do të jetë i hapur. “Ne po shqyrtojmë një tjetër projektvendim në fushën e energjisë, për dhënien e lejes shoqërisë “Trans European Energy BV” për ndërtimin dhe përdorimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm në parkun energjetik në bregdetin e Fierit, të një gazsjellësi nëndetar që do të lidhë Shqipërinë, Italinë me burimet Kaspike”, tha Berisha. Ai shtoi se nga ky vendim parashikohet të merren përfitime të mëdha për buxhetin e shtetit si nga taksat ashtu dhe nga transiti.

Popularity: 1% [?]

1 Koment(e) Per Kete Postim

  1. 1maj FIER Thote:

    shyqyr qe lexuam dhe nje lajm qe na ben te themi se DICKA DO BEHET DHE NE SHQIPERI dhe te jemi disi optimist per te ardhmen e vendit tone….

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com