Kategoria | Aktualitet

Etiketat : , , ,

Mbytet 20 vjecari në plazhin e Ndërnenazit.

FIER- Sot në orën 05:00 të mëngjesit një 20-vjecar është gjetur i mbytur në plazhin e Ndërnenazit në Fier. Viktima mësohet të jetë Aurel Metushi, i cili ishte kthyer nga Greqia katër ditë më parë për të kaluar pushimet.

I riu nga fshati Libofshë e Fierit kishte qënë bashkë me shokët në plazh kur ka hyrë në det për të mos dalë më i gjallë. Në bazë të dëshmive nga shokët e tij, sipas policisë mësohet se 20-vjecari nuk kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore para se të futej në det, cka mendohet se mund të jetë bërë shkak për mbytjen e tij.Trupi i pajetë i të riut, u gjet pas kërkimeve të policisë e familjarëve, pasi ishte zhdukur prej 24 orësh.

Pritet që pas ekspertizës mjekoligjore të zbulohet edhe shkaku i vdekjes së të riut 20-vjecar.

Popularity: 2% [?]

1 Koment(e) Per Kete Postim

  1. fruto Thote:

    pershendetje un ja Futo Abazi kam lindur dhe jetoi ne florida usa por me origjin jam nga qyteti i Fierit vetem pasi qe e lexova ket artikull per ket de ri qe eshte mbytur ne uj desha ti shprehi ngushllimet e mia

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com