FIER-Punonjësit e gjelbërimit, ujësjellës-kanalizimeve në Patos kanë protestuar sot në shenjë pakënaqësie ndaj mosmiratimit të buxhetit.
Ata janë futur me forcë në sallen e këshillit bashkiak ku do të zhvillohej dhe mbledhja, e cila është pezulluar për shkak të protestës.
Sot në mesditë dhjetra punonjës u mblodhen para Bashksië së Patosit ku kanë protestuar për pagat e vonuara. Sipas tyre, shkak janë bërë mosmarrëveshjet mes anëtarëve të PS e PD të Këshilli Bashkiak të Patosit, gjë që ka sjellë dhe vonesat në paga e shërbime të tjera ndaj komunitetit. Shumë punonjës me forcë sot hyne dhe në sallën e Këshillit Bashkiak në tentativë të takonin kreun e Bashkisë, ndërsa rreth 200 të tjerë qëndruan jashtë godinës në pritje të një përgjigje. POlicia bashkiake u përpoq të ndalonte punonjësit e revoltuar që mësynë drejt godinës dhe nuk lejuan mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Njëri prej tyre, punëtor në pastrimin e ujrave të zeza u shpreh se edhe pse puna që bën është nga më të vështirat për moshën që ai ka, anëtarët e PD të këshillit bashkiak Patos bëhen pengesë për miratimin e buxhetit duke e lënë atë pa bukën e gojës. “Shkoj pastroj kanalet përditë dhe të më hapësh brenda jam më zi se ato ujra të zeza që pastroj. Por këta anëtarë të PD nuk po më lejojnë të marr pagën time. Jam I sëmurë, po ha në shtëpi vetëm bukë e kos, dhe pse, se nuk miratohet buxheti. Shpresoj të marrin masa, pasi në të kundërt do tua bëj më zi Bashkinë se ato kanale të zeza që pastroj”, ushpreh punëtori i revoltuar”.
Popularity: 1% [?]




