Kategoria | Aktualitet

Etiketat : , , ,

Policia Bashkiake e Fierit, mungesë të theksuar kuadri

FIER- Policia Bashkiake e Fierit nuk ka numrin e nevojshëm të policëve për të kontrolluar dhe menaxhuar krejtësisht situatën në qytetin e Fierit. Në varësi nga numri i përgjithshëmi popullsisë në këtë qytet që ka arritur 80 mijë banorë, numri i policëve është tepër i pakët. Me një organikë qesharake, ku një polici i takon problematika e 6500 banorëve nuk mund të bëhet i mundur për të realizuar dhe ndjekur problematikat në këtë rajon. Shefi i Policisë Bashkiake të Fierit, Bashkim Ymeri, thekson se kjo vështirësi bëhet edhe më evidente kur mungon logjistika e duhur. Konkretisht problemet evidente të qytetit të Fierit si zaptimi i trotuareve apo zënia e vendeve publike, duke u shndërruar në treg të fruta-perimeve kanë qenë problematika të përhershme jo vetëm duke penguar kalimtarët, por edhe duke u bërë rrezik për shëndetin e konsumatorëve. “Policia Bashkiake përbën një sërë detyrash të rëndësishme, ndërsa problematikat shtohen, numri i policëve bashkiakë është tejet i vogël vetëm një polic për 6500 banorë, ndërkohë që kemi probleme edhe në logjistikë”. Por me gjithë masat e marra dhe punën e vështirë që bën Policia Bashkiake e Fierit, tregtarët rikthehen sërish në trotuare dhe zaptimi i vendeve publike është dukuri tejet e zakonshme në qytet. Gjithashtu problematika shtohet në zonat rurale ku policët komunarë kanë problematika të tjera në lidhje me pronësisë e tokës, apo grindjeve banale.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com