Në disa komuna të Fierit, procesi i aplikimit po ecën me ritme tepër të ulëta. Vazhdojnë problemet me procesin e aplikimit për kartat e identitetit në rrethet e Qarkut të Fierit. Ky proces nuk ka nisur ende në 6 komunat e Lushnjës dhe Mallakastrës. Mësohet se në komunat Fratar, Aranitas, Greshicë të rrethit të Mallakastrës dhe Ballagat, Allkaj dhe Allprenaj në Lushnjë, procesi është bllokuar plotësisht, për shkak të mungesës së operatorë të zyrave të aplikimit. Ndërkohë që procesi po shfaq ngadalësi edhe në ato komuna e bashki, ku ka ditë që kanë nisur aplikimet dhe shpërndarja e kartave. Situata e krijuar ka krijuar “përçarje” te drejtuesit e pushtetit vendor. Kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj, ka pohuar se procesi aplikimit është i dështuar, ndërkohë prefekti e ka përgënjeshtruar këtë deklaratë dhe ka bërë thirrje që çështjes të mos i jepen ngjyra politike. Numri i aplikuesve dhe i atyre që janë pajisur me karta është shumë i ulët. Mësohet se numri i personave që kanë aplikuar dhe nuk kanë mundur të marrin ende letërnjoftimet shkon në mbi 25 mijë në shkallë qarku. Por në disa komuna të Fierit, procesi i aplikimit po ecën me ritme tepër të ulëta dhe numri i aplikimeve në një komunë brenda një dite nuk e kalon shifrën e 50 shtetasve. Ndërkohë, prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj, pohon se numri i aplikuesve për letërnjoftimet e reja në shkallë qarku është mbi 35 mijë aplikues, ndërkohë që kanë marrë letërnjoftimin e ri vetëm 4000 prej tyre. Po në shkallë qarku, vetëm Komuna e Kumanit ka nisur të shpërndajë një ditë më parë kartën e re të identitetit.
http://www.fierionline.com
Popularity: 1% [?]





April 29th, 2009 me 3:58 am
besoj se do mari funde ky procesi i bllokuare ne keto 6 komuna qeveria po bene te pa munduren qe populli ahqiptare ne 28 qeshore te vej te votoje me karta indetiteti prandaj mendoje se do marri funde sa me shpejte ,ky ngece eshte dhe per faje te terenit neper komuna qe ka nderprerje te internetit,prandaje i beje thirje banorve te komunave qe te vene te apklikojne sa me shpejte per ti treguare europes qe shqiperia ne te vertet po ndryshone .faleminderit