Nje 57 vjecar nga Puka qe punonte si bari ne nje familje, ne qytetin e Fierit denoncon pronarin per kercenim me jete dhe mospagese te rroges se dy muajve te fundit. Gjergj Lleshi ka depozituar mengjesin e dites se djeshme kallezimin ne Komisariat, duke kerkuar ndihmen e bluve vendore per zgjidhjen e problemit. Ai thote se punon si coban ne fshatin Sulaj te Semanit dhe se ne Puke ka lene familjen me tre femije qe shpresojne mbijetesen, fale te ardhurave qe siguron. “Kam punuar dy muaj edhe si bari edhe roje ne stan, por nuk jam paguar nga pronari im qe quhet Izet, te cilit i ruaj 500 krere dele kundrejt pages se premtuar 30 mije leke ne muaj”, thote Gjergji. Kur i ka kerkuar pagen, pronari i ka thene se e kishte mbajtur me buke dhe fjetje, madje e ka kercenuar me vdekje. Policia tha se nisi hetimet per kete rast dhe do te beje ballafaqimin e paleve.
Popularity: 1% [?]





December 29th, 2008 me 10:09 am
tipik fierak
January 24th, 2009 me 7:43 am
Me vjen keq dhe trishtohem kur lexoj te tilla lajme dhe sidomos kur ndodh ne vendin tim.
Trishtohem sepse kujtoj kohen qe kam punuar ne Greqi dhe kam pesuar te njejtin gje si z.Gjergj. Denancimi ne polici do te thoshte thjesht kthimi per ne Shqiperi.Megjithate jam me se i sigurt se organet kopetente te rrethit Fier do te zbardhin kete situate dhe se familja e z.Gjergji do kete buke mbi tryez perseri.
Do te deshiroja qe z.Karbunara te jepte nje kuptim te gjere komentit te tij.Sepse Fieri nuk mund te perfaqsohet nga nje person dhe se nje person nuk mud te flas ne emer te nje qyteti(komune)