Përmbarimi i Fierit, 30 punonjës fitojnë gjyqin, nuk marrin dot pagat nga institucionet. Janë rreth 30 punonjës të administratës shtetërore të Fierit, që kanë kërkuar ndihmën e zyrës së Përmbarimit të këtij qyteti, për t‘u zbatuar vendimi i gjykatës për largimet me pa të drejtë që u është bërë nga puna. Edhe pse ata kanë fituar gjyqin, sërish institucionet shtetërore nuk i kanë shlyer shumat e pagave që u detyrohen. Kreu i zyrës së Përmbarimit në Fier, Pëllumb Isufaj, pohon për “Shqip” se institucionet shtetërore anashkalojnë vendimet e gjykatës për të paguar rrogën e punonjësve të hequr nga puna në kundërshtim me ligjin. Sipas tij, këto institucione kanë deklaruar se nuk kanë fonde për të paguar shumat e mëdha të lekëve që u duhet t‘u shlyejnë punëtorëve që kanë larguar nga puna. Sipas kreut të Përmbarimit në Fier, Pëllumb Isufaj, mësohet se janë 30 punonjës që kanë fituar gjyqin me institucionet, gjatë fundvitit të 2008-ës dhe fillimit të 2009-ës, por nuk kanë arritur që të marrin pagat. “Institucionet nuk denjojnë të paguajnë punonjësit që kanë larguar, edhe pse gjykata ka vendosur që të paguhen për shumat e pagave të palikuiduara. Nga komunikimet që kemi pasur me këto institucione, jemi informuar se ato kanë kërkuar zgjidhjen e problemit nga ndërhyrja e instancave më të larta si ministritë apo dhe drejtoritë e përgjithshme”. Ndërkohë, mësohet se janë 40 vendime të gjykatës në favor të bankave, të cilat nuk mund të ekzekutohet, pasi kreditorët nuk kanë pasur prona që mund të sekuestrohen. “Bëhet fjalë për 40 vendime të gjykatës për sekuestrim të pasurive për 40 kreditorë. Zyra e Përmbarimit ka kërkuar pasuritë e këtyre debitorëve-kreditorë, por nuk ka mundur t‘i gjejë. Ky është një problem që duhet të zgjidhet nga vetë bankat, të cilat nuk duhet të japin më kredi vetëm me një certifikatë”, pohon kreu i Përmbarimit në Fier, Pëllumb Isufaj.
http://www.fierionline.com
Popularity: 1% [?]





April 23rd, 2009 me 3:23 am
You write very well.