Policia e Fierit krejt rastësisht ka vënë në pranga një shpërndarës droge. Një inspektor policie në qytetin e Patosit ka dyshuar për aktivitetin e 23-vjeçarit Gerti Bendo. Konfirmohet zyrtarisht se inspektori i policisë e ka ndjekur për disa ditë 23-vjeçarin dhe dje së bashku me një kolegun e tij kanë ushtruar kontroll fizik mbi 23-vjeçarin. Dyshimet kanë rezultuar të vërteta dhe 23-vjeçarit, lindur dhe banues në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike. Analiza e lëndës narkotike ka treguar se ajo ishte e llojit heroinë e pastër. Droga ishte vendosur në një qese të vogël 1.5 gramëshe. Pas gjetjes së heroinës për 23-vjeçarin është prerë urdhër-arresti nën akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Popularity: 1% [?]




