Kategoria | Aktualitet

Shtohen mbikalimet e paligjshme përgjatë shinave të trenit

Drejtori i Hekurudhës: Ndërtimorët të ndërhyjnë për të parandaluar aksidentet. Rrjeti hekurudhor që përshkon territorin e Qarkut të Fierit numëron mbi 278 mbikalime të paligjshme. Por këto të fundit janë shtuar ditët e fundit si rezultat i rrugëve të çelura nga fermerët që transportojnë produktet bujqësore duke hapur rrugë, që shpeshherë janë të rrezikshme. Pjesa më e madhe e tokave bujqësore në të gjithë Qarkun e Fierit shtrihet përgjatë linjës hekurudhore. Së bashku me rritjen e numrit të mbikalimeve të paligjshme është shtuar këto ditë edhe rreziku i aksidenteve hekurudhore. Nga ana e Drejtorisë Hekurudhore Rajonale në Fier, si përherë ky shqetësim është përcjellë me nota ankese pranë të gjitha njësive vendore, komunave dhe bashkive, ku janë identifikuar mbikalime të paligjshme. Por me gjithë kërkesat e përsëritura, problemi mbetet ende i pazgjidhur, ashtu si dhe më parë. Komunat kryesisht që tashmë kanë në varësi të tyre prej afro një viti inspektoratet ndërtimore, sipas drejtorit të Hekurudhës në Fier, Mustaf Gashi, kanë në dorë ligjin për ndërhyrjen dhe ndalimin e përdorimit të mbikalimeve të paligjshme përgjatë hekurudhës së Qarkut të Fierit, por ato nuk kanë denjuar ta respektojnë këtë ligj. Rreth nëntë muaj më parë, Inspektorati Ndërtimor zbatoi një aksion në shkallë të gjerë për këtë qëllim dhe mundësoi shkatërrimin e dhjetëra urave dhe mbikalimeve të paligjshme. Por pas këtij aksioni, sërish u ngritën mbikalime duke rikthyer rrezikun.

Popularity: 3% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com