“Shtroni rrugen, ndryshe s’ka vota”

Afrimi i fushates elektorale eshte shfrytezuar nga votuesit si momenti me i mire per te plotesuar kerkesat e tyre. Nje mije banore te fshatit Krapes te komunes Portez ne Fier, kane bllokuar rrugen kryesore per nje ore, duke kerkuar shtrimin e rruges me asfalt, pasi eshte e pakalueshme dhe i ka shkeputur nga pjesa tjeter e qytetit. Grupi i banoreve me parulla ne duar “Nuk shkojme ne votime po s’u shtrua rruga!”, ka pushtuar aksin rural, duke bere fajtor per situaten jo vetem pushtetin vendor, por edhe deputetin socialist te zones, Blendi Klosi.

Protesta ka nisur rreth ores 10:00 te mengjesit te djeshem, dhe eshte organizuar nga vete banoret e fshatit Krapes. Qellimi ishte sensibilizimi i autoriteteve dhe deputetit te zones, qe te mbajne premtimin e bere per shtrimin e rruges 7 km te gjate qe lidh Fierin me zonen rurale. Ky segment mesohet se perfshin fshatrat Mbyet, Plyk, Kraps, Lalar dhe Gjorgos, ndersa sipas perfaqesise se 1 mije protestuesve, eshte lene ne meshire te fatit dhe eshte kthyer ne segment te pakalueshem. Burra, gra dhe femije me pankarta ne duar, kane kerkuar nepermjet medies qe ka qene e pranishme, qe politika te nderhyje per shtrimin e ketij aksi rrugor. Kerkesa e tyre ishte e prere; “Nuk shkojme ne votime dhe nuk ngreme komisione zgjedhore po s’u shtrua rruga”. Madje gjate fjalimeve te mbajtura ata kane shigjetuar deputetin e zones, Blendi Klosi, duke thene se “boll na ka genjyer per tete vjet me radhe”.

Qerim Ferko, i cili ishte edhe nje prej organizatoreve te kesaj proteste, tha se rruga eshte bere me shume gropa dhe e pakalueshme. “Kane nisur disa here per ta shtruar, por kurre nuk e kane perfunduar. Vijne vetem sa per te marre votat ne kohe fushatash. Grate shtatzena nuk i cojme dot ne spital, pasi nga tronditja qe kane makinat kur ecin mund te lindin brenda mjeteve”, tha Ferko per “KJ”. Banore te tjere protestues, pohuan te njejtat shqetesime. “Nuk arrijme te kuptojme, pasi eshte vetem 7 km rruge, qe lidh Fierin me aksin rrugor Fier-Ballsh dhe qe del tek vendi i quajtur Qafa e Lalarit”, thone banoret. Ata deklaruan ne fund te protestes, se do i benin peticion Presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentares per te marre masat, pasi ne te kundert do te pershkallezonin protesten.

Popularity: 1% [?]

2 Koment(e) Per Kete Postim

  1. rubin Thote:

    kane plotesisht te drejte .keto jane fshatra shume shume afer qendres urbane ,por fatekeqesisht deputeti i ka epitetizuar si te humbur me mosveprimet e tij.eshte nje rruge vetem 7km e cila ka mese 4 vjet qe eshte ashtuquajtur nacionale.ju bej apel strukturave drejtuese lokale dhe kombetare te sensibilizohen dhe te kuptojne se kjo eshte nje veper akute per tu ndertuar.

  2. Grano Thote:

    Keta banore qe kane dale kane shume te drejte sepse une kame njerezit e mi ne ate zone dhe e di shume mire qyshe eshte gjendja e asaje rrug,ku do ndadlesha ta kryetari i komunes qe ka 7 vjete dhe nuke ka bere asnje investim per ate rruge skandale.Sepse as kryetari dhe as deputeti nuk duan tja dine per ate zone.Ku kane ber tendera dhe nuke e kane shtruare me qellim perfitimin personale

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com