Fier- Tenton te vjedhe, por eshte kapur ne flagrance nga policia pas denoncimit te fqinjeve. Celik Uka, 21 vjec, banues ne fshatin Karbunare te Lushnjes, ka hyre ne banesen e G. M., ne fshatin Ferme-Clirim te rrethit Fier, me qellimin per te vjedhur rreth ores 23:00 te mbremjes se diel. I dyshuari ka ndjekur te gjitha levizjet e familjareve dhe kur nuk ka pasur njeri ne banese, tentoi te hyje per te kryer vjedhjen. Pasi 21-vjecari ka shkaterruar dorezen e deres se jashtme te baneses dhe me pas grilen e dritares, ka tentuar per te hyre ne banese. Pikerisht ne kete moment eshte zbuluar nga fqinjet e G. M., te cilet kane sinjalizuar policine. Kjo e fundit eshte ndodhur ne vendin e ngjarjes pas disa minutash duke bere te mundur arrestimin e Celik Ukes. Burime zyrtare thane se ndaj Ukes, jane ngritur akuzat e “vjedhjes” dhe “shkaterrimit te prones se tjetrit”.
Popularity: 2% [?]




