Kreu i degës së mobilizimit në Fier: Pushteti vendor na sabotoi, duke fshehur të rinjtë. Njësitë e qeverisjes vendore si bashkitë dhe komunat fshehin listat e të rinjve që kanë mbushur moshën për t‘u thërritur nën armë. Nga 42 komuna dhe bashki që ka Qarku i Fierit, vetëm pak prej tyre kanë përcjellë drejt degës së rekrutim-mobilizimit ushtarak listat e sakta, ndërsa shumica e komunave dhe e bashkive afishojnë në lista vetëm emrat e atyre të rinjve që e kanë të pamundur shmangien për t‘u thirrur ushtar, e thënë më ndryshe që nuk kanë “miq” apo para për të paguar kryetarët e fshatrave dhe më tej kryekomunarët. Ky është një konstatim i degës së mobilizimit ushtarak Fier që përsëritet në çdo fazë rekrutimi. Edhe në fazën e fundit, atë të muajit janar 2009, komunat dhe bashkitë e Qarkut të Fierit nuk kanë paraqitur të gjithë emrat e të rinjve që kishin mbushur në fakt moshën për ushtar. Nga listat e vëna në dispozicion të degës ushtarake del fare qartë se komunat kanë sugjeruar emrat e jo më shumë se 7 të rinjve. Sipas kreut të degës ushtarake Fier, Ibrahim Hasani, konfirmohet se me gjithë aprovimin zyrtar që krerët e komunave kanë bërë për të ndihmuar në mobilizimin e ushtarëve, sërish në momentin e fundit ata e kanë braktisur këtë fazë. Ibrahim Hasani shpjegon se plani i mobilizimit të ushtarëve gjatë fazës së parë të këtij viti është realizuar vetëm falë angazhimit personal të prefektit të Fierit, degës ushtarake Fier, si dhe ndihmës së dhënë nga policia e rendit. “Plani i mobilizimit gjatë fazës së parë të janarit u realizua në kuotat 103 për qind dhe për këtë duhet thënë se pothuaj i gjithë numri i ushtarëve të thërritur nën armë është realizuar nga aksionet e befasishme në rrugë dhe në banesa. Prefekti i Fierit ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces, pasi ai ndikoi te komunat, por policia e rendit ndihmoi edhe më shumë, sepse mundësoi aksionet pas të cilave u plotësua edhe plani i parashikuar”, tha shefi i degës së mobilizimit në Fier, Ibrahim Hasani. Mësohet se ashtu si në fazat e mëparshme, edhe gjatë kësaj faze, roli i komunave dhe bashkive ka lënë për të dëshiruar. Nga të tre rrethet, komunat e Lushnjës paraqiten më mirë në prezantimin e të rinjve për ushtar, ndërsa Fieri jo vetëm si qytet, por edhe si rreth, ndikon me mbështetjen e kryetarëve të lagjeve dhe fshatrave te të rinjtë për të mos iu përgjigjur thirrjes për ushtar. Hasani shpjegon se “ndërsa u arrit që nga aksionet e policisë ushtarake dhe policisë së rendit të realizohej plani i parashikuar, në fazën e dytë të këtij viti, atë të muajit prill, duhet që komunat të tregojnë angazhim më të madh”. Gjatë dy javëve të janarit, kur u realizua edhe faza e parë e mobilizimit, të rinjtë e Fierit braktisën vendet publike dhe shumë prej tyre mundën t‘i shpëtonin marrjes me forcë për ushtar. Policia ushtarake e mbështetur edhe nga policia e rendit kryente aksione tepër të fshehta dhe bllokonte pika strategjike duke arritur të siguronte me forcë rekrutimin e rreth 98 për qind të kontingjentit të kërkuar.
Popularity: 1% [?]





July 29th, 2009 me 11:39 pm
PODUHET DIKUSH MESHKU USHTAR FSHAR SHTETI PAH USHTI PER SHQIPRIN SEVET KERKUSH SHQIRIJA DHE SHQIPTAR NEH BALLKAN SJAN KURXHA SINI QENEF KUSHTMUJE DHIHET PSEH SKEMI USHTRI CAT USHTRI SHKAEPATEM NEH KOHEN EH ENVERIT DHE CATAH ESHKATRRUT EH ANGRET CATO DIH FABRIKA TEH ARMVE SHKAIPATET IBANET PER SHKATRRIM SEDI FSHAR NJERZ JUH TEH SHQIPRIS JENI MENDIMI JEM ASHT SEJU 50% JENI KREJT MUTNA SHKAJENI NUKENI DHIMJE PER SHTETIN EJUV VEC SHKATRRIM DHE GRAT PODONI MISHIT SEH FABRIKAT ISHKATRUT USHTIN ESHKATRUT MOH SJUKAMET KURXHA SHKAMESHIT VEC GRAT JUKANMET KTOFJAL VLEJN PER CATO 50% PERCATO MUTNA SHKAESHKATRRUN SHQIPNIN VDEKJE TRATHTART :RRNOFT POPULLI SHQIPTAR RRNOFT USHTRIJA SHQIPTARE DE UCK:::::::::::