Roskovec- Kur kane kaluar 100 ore nga vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi para deres se shtepise, policia dhe prokuroria nuk kane ende asnje te ndaluar si te dyshuar. Edhe diten e djeshme jane kryer shoqerime te tjera, qe e kane cuar numrin e te pyeturve ne rreth 300 persona, vetem ne pese dite. Burime policore thane se dy ditet e fundit jane shoqeruar 90 persona, perfshi edhe familjaret, qe kane dhene deshmi rreth levizjeve te te ndjerit diten e ngjarjes, pak minuta para saj dhe gjate javes se kaluar. Mesohet se nga 9 pista qe kane qene ne diten e pare te krimit, ato jane seleksionuar deri ne 3 te tilla dhe hetimi po perqendrohet ne ato pak prova te zbuluara. Grupi hetimor qe perbehet nga te pakten 100 prokurore, eksperte dhe oficere, beson se ngjarja ka lidhje me nje konflikt te mundshem, te deputetit te ndjere me persona te tjere, duke rrezuar debatet per pronesi. Nje dite me pare, kryepolici Ahmet Prenci deklaroi ne emisionin “Opinion” ne TV “KLAN”, te gjitha rrethanat e ngjarjes dhe hetimet e kryera, por u tregua i rezervuar per pistat dhe dyshimet konkrete. Gjithsesi shtimi i forcave policore ne Roskovec dhe perqendrimi i tyre ne aksin Roskovec-Kurjan, le te kuptohet se grupi hetimor beson se autori nuk eshte larguar ende nga kjo zone. Burime policore thane dje per gazeten, se jane ushtruar kontrolle te shumta ne pothuajse te gjitha akset e zones dhe jane kryer shoqerime te shume personave, tek te cilet mendohej se mund te zbuloheshin detaje te rendesishme. Edhe diten e djeshme patrullat policore dhe furgonet, kane levizur intensivisht ne Roskovec dhe shoqeruan te tjere te dyshuar qe jane marre ne pyetje. Nga ana tjeter grupi hetimor i vendosur ne Prokurorine e Fierit, ka zhvilluar nje mbledhje qe ka zgjatur per 3 ore, ku jane analizuar deshmite e marra dhe provat e momentit. Deri ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar, per ekzekutimin e te shtunes ne mbremje. Kryepolici Prenci tha se provat e gjetura, si tableta e aspirinave dhe qesja, i perkasin autorit i cili ka vepruar i vetem. Pasi e ka pritur per 30 minuta i fshehur pas shtepise, ai ka dale ne momentin qe Fatmir Xhindi parkonte makinen para oborrit te baneses. E ka qelluar me bresherine e pare nga 8 metra distance dhe me pas, i eshte afruar duke e qelluar me bresheri te dyte, duke u siguruar se e kishte vrare. Pas krimit mendohet se eshte larguar nepermjet dy rrugicave qorre, pa lene asnje gjurme. Banoret dhe familjaret kane deshmuar se degjuan te shtenat, por nuk pane asnje te dyshuar afer shtepise se deputetit. Familjaret deshmuan se Xhindi nuk kishte probleme personale apo pronesie, duke rrezuar pistat e grupit hetimor. Aktualisht punohet vetem ne seleksionim pistash, per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Popularity: 1% [?]




