Kategoria | Aktualitet

Etiketat : , ,

“Weekend 1″, dy kushërinj në pranga

Dy kushërinj nga qyteza e Patosit kanë rënë në prangat e policisë nën akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, si dhe “mbajtjes pa leje të armëve të gjahut e sportive”. Operacioni i policisë, i koduar “Weekend 1″, ka vënë në pranga Namik dhe Agim Beqirin, të dy lindur e banues në Patos. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Fierit, mësohet se kanë qenë agjentët e Seksionit të Antidrogës në drejtorinë e policisë së qarkut ata që kanë siguruar informacion paraprak në rrugë operative për veprimtarinë e kushërinjve Beqiri. Pas disa ditësh survejim dhe hetim, agjentët e Antidrogës, të mbështetur edhe nga efektivët e Policisë së Patosit, kanë vendosur të ushtrojnë kontroll në banesat e tyre. Operacioni ka nisur pasditen e së shtunës dhe ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes. Në fillim është ushtruar kontroll në banesën e Agim Beqirit. Atij i është gjetur pranë shtëpisë sasia e afro 1.2 kilogramëve lëndë narkotike.

Pas prangosjes dhe pas futjes në furgonin e policisë, agjentët e Antidrogës kanë shkuar në banesën e Namik Beqirit. Kontrolli policor në këtë banesë ka nxjerrë se aty ndodheshin mbi 900 gramë lënde narkotike, si dhe një armë gjahu e tipit çifte, të cilën Namiku e mbante pa leje. Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës së gjetur, si dhe armën e gjahut që ishte pa leje. Pas analizave dhe ekspertizave në polici, ka rezultuar se sasia e lëndës së gjetur në dy banesat e kushërinjve ishte drogë e llojit kanabis sativa. Ajo ishte e presuar dhe ishte vendosur në dy çanta. Policia deklaron se dy kushërinjtë dyshohet se merren me prodhim dhe shitje hashashi, ndërsa konfirmohet zyrtarisht se hetimet e këtij rasti ende nuk kanë përfunduar.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com