Nga pese zyra, qe ishin ne dispozicion per aplikimin e kartave te identitetit ne qytetin e Fierit, tashme jane kater. Largimi i nje kompjuteri ka sjelle reagime te dyanshme, si nga e bashkise se qytetit ashtu dhe nga institucioni i Prefektit te Qarkut Fier. “Largimi i kompjuterit se bashku me pajisjet e tjera ndihmese, eshte bere ne oret e nates dhe jo diten”, pohuan burime zyrtare nga bashkia e Fierit. Koordinatori i politikave te jashtme prane bashkise Fier, Myzelejen Hoxha, deklaroi se ishin informuar qe nje kompjuter, se bashku me pajisjet e tjera jane larguar nga njera prej pese zyrave te aplikimit per karta te identitetit. Tashme nga pese operatore mbeten kater. Largimi i kompjuterit se bashku me pajisjet e tjera ndihmese, eshte bere gjate oreve te nates. Sipas Hoxhes, mesohet se pas interesimit te tij, punonjes te zyrave te firmes qe kane marre persiper prodhimin e pajisjen e popullates me karta identiteti, kane deklaruar se kompjuteri ka qene me defekt dhe eshte derguar per t’u rregulluar. “Nuk mund te besohet, pasi per t’u rregulluar dergohet vetem madherbordi i kompjuterit dhe jo se bashku me pajisjet e tjera. E dyta perse eshte larguar naten dhe jo diten?”, aludoi koordinatori i politikave te jashtme ne bashkine e Fierit. Sipas Hoxhes, keto jane disa dyshime qe i lene te kuptojne, se dicka po pergatitet per te mos pajisur gjithe qytetaret ne kohe me karta identiteti. “Duke pare qe ne disa komuna ka mungese aparaturash apo dyndje te banoreve per karta identiteti, firma duke biseduar me personat pergjegjes, ka menduar qe te largoje nje operator se bashku me pajisjet per t’u shkuar ne ndihme, pasi ne bashkine Fier ka rene fluksi i qytetareve qe duan te pajisen me karta identiteti”, deklaruan burime zyrtare nga Prefektura e Qarkut Fier.
Popularity: 1% [?]




