Fieri Online Website » Aktualitet

Mungojnë stacionet e shërbimeve të transportit
Fieri nuk ka akoma një sistem të qartë stacionesh për shërbimin urban dhe atë taksi brenda qytetit. Ndërsa prej vitesh janë piketuar vendet e stacionimit të automjeteve taksi 4+1 me targa të verdha nuk është bërë një rivendosje e tyre. Drejtuesit e mjeteve të shërbimit taksi në Fier ankohen se përballen me zaptimin e vendeve të tyre të qëndrimit. Ata thonë se në vendin që është piketuar për qëndrimin e taksive lehtësisht parkohen edhe mjete me targa të bardha. Ndërkohë që furgonët e linjave nga qyteti në fshatrat pranë Fierit janë në një kaos të vërtetë.(Shqip)

MASH: Ku gabojnë maturantët
Ku gabojnë maturantët në zgjedhjen e programeve të studimit të shkollave të larta. Ministria e Arsimit dhe AVA kanë bërë gati një material të detajuar që është dërguar dy ditë më parë në të gjitha drejtoritë arsimore.Ato do ta shpërndajnë guidën e këshillimit të karrierës në  shkolla për t’u ardhur në ndihmë maturantëve për këshillimin e karrierës. Në fokus është formulari A2 dhe gabimet që bëjnë kandidatët për në universitet. Po kështu, specialistët japin një sërë këshillash për mënyrën se si maturantët duhet ta plotësojnë këtë formular. Ashtu siç është përcaktuar edhe në rregullore, ai do të publikohet në variantin përfundimtar vetëm pasi maturantët të kenë dhënë katër provimet që tashmë janë të detyruara. Me marrjen e rezultateve ata do të kenë të gjithë komponentët për të zgjedhur 10 preferencat e shkollës së lartë. Por, në guidën e Këshillimit për Karrierën, specialistët u kërkojnë kandidatëve të bëjnë kujdes. “Para se të përzgjidhni preferencat, duhet për të tëra ato programe studimi të llogarisni pikët tuaja dhe t’i krahasoni me pikët e fituesit të fundit për maturat e mëparshme. Nëse i afroheni dhe jeni më sipër se pikët e fituesit të fundit, përzgjidheni atë program studimi, ndryshe ulni shanset tuaja që të shpalleni fitues”, thuhet në këtë guidë. Sipas saj, përzgjedhja e preferencave është momenti më i rëndësishëm i procesit të shprehjes së vullnetit nga kandidati maturant. Nga sa thuhet, në të duhet që maturanti të përcaktojë jo më shumë se 10 programe të studimit. “Tek këto preferenca maturanti kandidat duhet të listojë programet e studimit që jo vetëm i preferon dhe në bazë të pikëve të grumbulluara ka mundësi të shpallet fitues, por dhe ka mundësi t’i ndjekë”. I pari vendoset programi i studimit që maturanti preferon më shumë, ose ai për të cilën ka marrë pjesë në konkurs. I dyti ai që preferon më pak, sipas radhës nëse nuk do të fitoni në preferencën e parë e kështu me radhë. Preferenca më e lartë është preferenca 1. Mbi bazën e preferencave të shpallura dhe renditjes së tyre do të shpallen fituesit për secilin program studimi. Kontrollohet fillimisht preferenca 1, nëse maturanti është fitues, shpallet për regjistrim në universitetin përkatës. Nëse nuk është fitues në preferencën 1, kontrollohet preferenca 2 e kështu me radhë, deri në preferencën 10. Maturanti shpallet fitues në preferencën më të lartë ku ka grumbulluar pikët e nevojshme. Fitues ai është vetëm në një program studimi, në atë të preferencës më të lartë, në grupin e preferencave ku ka grumbulluar pikët e mjaftueshme.

Komponentët e maturës

Maturanti kandidat për vazhdimin e studimeve të larta duhet të ketë fituar 5 rezultate: Notën mesatare të viteve të studimit në shkollën e mesme, 2 nota të shkallëzuara në provimet e detyruara, Letërsi dhe Matematikë dhe 2 nota të shkallëzuara në dy provimet me zgjedhje. Në bazë të këtyre notave, përllogariten pikët që ai fiton dhe që shërbejnë për të konkurruar për studime në IALP.

Këshilla për maturantët

• Kujdesuni të mbani mend saktë ID-në tuaj personale sepse është pasaporta juaj e konkurrimit në Maturën Shtetërore 2011.

• Plotësoni personalisht formularin A2, në mënyrë që t’i kontrolloni vetë degët e vendosura. Mos e lini në dorë të personave të tjerë, sepse mësuesit, prindërit apo të njohurit kanë të drejtë vetëm t’ju këshillojnë.

• Përpara se të plotësoni formularin shihni në ëeb site-in e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) koeficientet e shkollës dhe të lëndëve me zgjedhje për programet e studimit që do të preferoni, si dhe konsultohuni me pikët e fituesit të fundit për çdo program studimi në maturat e mëparshme. Maturantët kandidatë që kanë mbaruar një shkollë të mesme në profilin shoqëror kanë më pak shanse të shpallen fitues në programet e studimit me profil natyror.

• Nuk sugjerohet plotësimi i më pak se 10 preferencave në formularin A2, sepse zvogëloni shanset tuaja për të fituar një të drejtë studimi. Kujdes! Këshillojmë që të plotësohen të 10-të preferencat, në mënyrë që të rrisni shanset tuaja të suksesit.

• Theksojmë se kjo nuk është e detyrueshme dhe është njëlloj e “dëmshme” nëse listën e preferencave e shtojmë artificialisht me programe studimi për të cilat nuk arrini pikët e mjaftueshme, apo nuk keni mundësi (financiare) t’i ndiqni, sepse janë në universitete larg qendrës suaj të banimit. (Shembull: shkodrani fitues në Gjirokastër.)

Formula e pikëve

• Formula e thjeshtë dhe më e përdorshme për llogaritjen e pikëve është: (D1 + D2 + MES) KSH + Z1xKZ1 + Z2xKZ2] x 100 ku D1, D2, MES, Z1, Z2 janë respektivisht notat e shkallëzuara me dy shifra pas presjes dhjetore të Letërsisë, Matematikës, mesatares së shkollës, të lëndës së parë dhe të dytë me zgjedhje.

KSH – është koeficienti i shkollës.

KZ1, KZ2 – janë koeficientet e lëndëve me zgjedhje

Koeficientet e sipërme propozohen nga IALP dhe miratohen nga MASH

Këto koeficiente gjenden në linkun ëëë.mash.gov.al  dhe më pas duhet të klikoni te butoni MATURA SHTETËRORE.(Panorama)

Roland Trebicka i sëmurë, qeveria financon kurimin
Në mënyrë të vetvetishme të krijohet ideja se ata që u ofrojnë të tjerëve buzëqeshje, që të bëjnë të harrosh apo të ndihesh mirë, qoftë edhe për pak, nuk janë si gjithë të tjerët.Sikur trishtimi, dhimbja, sëmundja nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me ta. Aq më tepër kur bëhet fjalë për figura të dashura si Roland Trebicka, që të tilla gjëra “tokësore” nuk ia uron kurrsesi. Kohët e fundit aktori i madh shqiptar po kurohet nga një sëmundje e rëndë. Për t’iu gjendur pranë në këtë moment të vështirë dhe për të treguar mbështetjen ndaj figurave të shquara të artit shqiptar, në mbledhjen e tij më të fundit, Këshilli i Ministrave miratoi një shtesë fondi në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për kurimin e aktorit. Në këtë vendim thuhet se “me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave vendosi: Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, në zërin ‘Mallra dhe shërbime’, t’i shtohet fondi prej 4 700 000 lekësh për përballimin e shpenzimeve të kurimit të zotit Roland Trebicka, në Francë. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit”. Më tej thuhet se për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave. Mësohet se aktori 64-vjeçar kurohet prej gati një muaj në Paris, ku ndodhet edhe një prej vajzave të tij. Si një nga aktorët më aktivë dhe më të kërkuar nga publiku, deri para pak kohësh ai ishte protagonist i një prej veprave që po shfaqej në Teatrin Kombëtar. Bëhet fjalë për dramën “Tabloja absurde”, me regji të Milto Kutalit, ku interpretonte rolin e një personazhi të pikturuar në një tablo gjatë kohës së diktaturës komuniste. Për shkak të gjendjes shëndetësore, drama, e cila do të jepej gjatë muajit janar të këtij viti, u ndërpre.

Aktori

Roland Trebicka lindi në Korçë, në vitin 1947. Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961-shin. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar.

Prirja e tij e jashtëzakonshme për humor spontan i siguroi një pozitë të “privilegjuar” në kohën e shërbimit ushtarak: shërbeu si aktor në Estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore), ose shkurt “Estrada e Ushtarit”. Vitet në këtë trupë profesioniste ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. Ai u bë anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar më 1971-shin dhe punoi aty deri në vitin 1999. Pas një përvoje trevjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar.

Megjithëse ka realizuar shumë role si në skenën e teatrit, ashtu edhe në kinematografi, kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”. Personazhi i Jovan Bregut është i papërsëritshëm dhe bën të qeshë të gjithë brezat, në çdo kohë. Batutat e tij janë bërë pjesë e zhargonit të përditshëm. Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumta. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos te “Magjia e madhe”, Zganarelit te “Don Zhuani”, Hlestakovit te “Inspektori” (“Revizori”)…. te “Një burrë me trëndafil”. Në vitin 2002, për rolin e Rojës te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për çmimin “Aktori më i mirë mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental në Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” dhe “Koncert në vitin 1936”. Është nderuar me titullin “Artist i merituar”.(Panorama)

Kriteret e financimit për studime dhe shansi për punësim
Çdo student i regjistruar për mbrojtjen e tezës mund të punësohet nga institucioni arsimor

Ekzistojnë shumë mundësi për financimin e studimeve apo kërkimeve në Francë. Çdo vit, Ministria e Punëve të Jashtme Franceze dhe e Çështjeve Europiane propozon mbi 20 000 bursa (rreth 95 milionë euro në vitin 2009). Këto bursa mbulojnë shërbime të ndryshme: sigurim shoqëror, kosto formimi, shpenzime udhëtimi.

Bursa nga ambasadat franceze

Cilido qoftë vendi i qëndrimit apo lloji i bursës, kandidatët duhet, para nisjes së tyre për në Francë, dhe të paktën një vit përpara, t’i drejtohen drejtpërdrejt shërbimit konsullor dhe kulturor të ambasadës franceze të vendit përkatës.

Bursa studimi

Bursa studimi u jepet studentëve që dëshirojnë të regjistrohen në ciklin e rregullt të një institucioni të lartë arsimor francez, me qëllim marrjen e një diplome. Përparësi i jepet nivelit master (53%) dhe doktoraturë (34%).

Bursa stazhi

Bursë stazhi, me afat nga 3 në 12 muaj, jepen për të ndjekur një trajnim, perfeksionim apo studime të specializuara që lidhen me një aktivitet profesional të caktuar. Mund të bëhet fjalë edhe për një bursë gjuhe apo bursë për stazh pedagogjik afatshkurtër.

Bursa qëndrimi për studime shkencore të nivelit të lartë

Bursë qëndrimi për studime shkencore të nivelit të lartë, me afat nga një në tre muaj, jepet në kuadrin e programeve kërkimore dhe këmbimeve kulturore, shkencore, teknike apo industriale të nivelit të lartë.

Programe të veçanta

Bursa e ekselencës Eiffel, mundësojnë financimin e formimeve në master për dhjetë muaj në kuadrin e kotutoriatit apo kodrejtimit të tezës. Kjo për tri fusha: (shkenca, ekonomi-administrim, drejtësi dhe shkenca politike). Kandidaturat duhet të paraqiten nga institucionet franceze dhe jo nga vetë studentët.

Bursa ekselence Major

Programi Major financon formime deri në nivel master për studentët e huaj të liceve franceze jashtë Francës, të cilët kanë marrë vlerësimin mirë apo shumë mirë në diplomën e pjekurisë.

Bursat “Quai d’Orsay-Entreprises” financohen në partneritet me ndërmarrjet e mëdha franceze si Thalès, Orange apo DCNS. Ato u jepen studentëve të nivelit master të vendeve në zhvillim në këto fusha: inxhinieri, ekonomi, administrim.

Bursa nga Ministria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimor

Marrëveshjet industriale për formim nëpërmjet punës kërkimore (CIFRE) u mundësojnë studentëve të doktoraturës të kryejnë tezën e doktoraturës në ndërmarrje, në lidhje me një laborator kërkimor. Studenti merr një pagë minimale 23 484 euro bruto në vit. Këto marrëveshje administrohen nga ANRT (Shoqata Kombëtare e Kërkimit dhe Teknologjisë). Studentët e regjistruar në kotutoriat për tezën mund të përftojnë një ndihmë (4500-5100 euro) për mbulimin e shpenzimeve. Kërkesat për ofertë administrohen nga institucionet. Kontrata për doktoraturë zëvendëson kompensimin që jepej për punë kërkimore; çdo student i regjistruar për mbrojtjen e tezës mund të punësohet nga institucioni i lartë arsimor apo organizmat publikë kërkimorë. Kjo kontratë, me kohëzgjatje të përcaktuar 3 vjet, jep të gjitha garancitë sociale të një kontrate pune. Shuma varion nga 1650 euro – 2000 euro bruto dhe varet nëse studenti për doktoraturë do t’i kushtohet vetëm punës kërkimore apo mund të marrë pjesë në aktivitete të tjera si mësimdhënie, ekspertizë.(Shqip)

Fier, antibiotikë për luftimin e gripit të derrit
Vaksinimi i personelit mjekësor, drejt përfundimit

Pas alarmit për afrimin e sezonit të virozave si edhe për  qarkullimin e virusit A H1N1, sipas drejtoreshës së grupit spitalor Fier, Donika Alushani, aktualisht janë marrë të gjitha masat paraprake për përballimin e situatës  dhe çdo rasti emergjent që mund të paraqitet në vijimësi. Sipas drejtoreshës, Pediatria, Spitali Rajonal dhe Urgjenca janë pajisur me të gjitha barnat e nevojshme për t’u shërbyer pacientëve të sëmurë në mënyrën më të mirë të mundshme. Madje, ajo shtoi se vaksinimi i personelit mjekësor është drejt përfundimit.

“Ne kemi marrë masat tona. Jemi përqendruar më shumë në sigurimin e antibiotikëve. Deri në këto momente që unë flas, duhet të pranoj se në spital janë të gjithë antibiotikët për të mjekuar çfarëdolloj komplikacioni të fortë gripal”, – tha Alushani. Nga ana tjetër, për sa i përket gripit të derrave që po qarkullon së fundmi në vendin tonë, drejtoresha siguroi se në spitalin e Fierit nuk është konstatuar akoma ndonjë rast që të vërtetojë praninë e virusit A H1N1, megjithatë sipas saj, nuk përjashtohet mundësia që ky grip të jetë shfaqur edhe në forma më të buta, më pak të komplikuara.

“Nuk mund të them se ky virus ka sjellë probleme tek ne. Me rastet e deritanishme, më duhet të pranoj se ndoshta nuk ekziston në institucionin tonë ose ndoshta ka qenë i pranishëm në formë të atillë që nuk ka sjellë komplikacione të rënda, ashtu siç kishim vitin e kaluar. Megjithatë, ne kemi pasur në qendrën tonë pacientë të shtruar, por që nuk kanë paraqitur temperatura të larta apo simptoma që mund të rrezikojnë edhe jetën e personit”, – sqaroi drejtoresha e grupit spitalor Fier.

Ajo theksoi se personat që janë vizituar deri më tani kanë rezultuar me bronkopneumoni. Ndërkohë, Alushani sqaroi se grupmoshat e prekura  kanë qenë nga më të ndryshmet, duke nisur nga ajo 0 vjeç deri në mosha më të rritura.

Ndërsa sqaron situatën që paraqitet konkretisht në spitalin e Fierit, drejtoresha u bën apel popullatës për më shumë kujdes gjatë këtyre periudhave, ndonëse pranon që nuk ka vend për panik. Gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar ka qenë e njëjta situatë sëmundshmërie dhe numri i të prekurve nga gripi i derrave ka shkuar në 64 të tillë.(Shqip)

Ngërçi politik, Bashkia Fier mbetet pa rroga
Kryebashkiaku Baftjar Zeqo e quajti vendim politik mosmiratimin e buxhetit, si dhe vendimin për mospagimin e punonjësve të institucionit që ai drejton nga thesari me pretendimin e mosmiratimit të buxhetit 2010

FIER – Mosmarrja e pagës së muajit dhjetor të vitit 2010 ka bërë që administrata e Bashkisë së Fierit si dhe disa ndërmarrje në varësi të saj, të deklarojnë se do të hidhen në një protestë paqësore.

Sipas kryebashkiakut Baftjar Zeqo, qindra punonjës të këtij institucioni janë të dënuar për shkak të një politike të mbrapshtë të drejtuesit të këshillit bashkiak, si dhe të atyre që qëndrojnë mbas tij. “E riktheksoj, – u shpreh kreu i bashkisë, – se kjo është një papërgjegjshmëri e kryetarit të këshillit bashkiak dhe të sekretarit të saj, i cili edhe pse i zgjedhur me votat e së majtës, është bërë një kundërshtar i fortë i saj.

Sipas ligjit, buxheti i bashkisë, që po zvarritet prej tyre, duhet të ishte miratuar brenda vitit 2010. Ky buxhet, – sipas Zeqos, – është paraqitur në kohën e duhur në sekretarinë e bashkisë, por pa asnjë përgjegjësi është vonuar dhe kanë kaluar 12 ditë nga viti 2011 dhe deri më sot nuk ka asnjë njoftim për mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, çka do të thotë se qindra familje do të qëndrojnë pa të ardhura”.

Kryebashkiaku fierak i cilësoi shkopinj nën rrota veprimet e këshillit bashkiak, ndërkohë që tha se ligji flet qartë që buxheti duhet të ishte miratuar brenda vitit të shkuar.

“Unë kam deklaruar, – u shpreh Zeqo, – se do të jetë gjykata ajo që do të japë vendimin e duhur kundrejt atyre që nuk e zbatojnë këtë nen kaq shumë të rëndësishëm.

Në kushtet e krijuara, jo vetëm aparati i bashkisë, por edhe punëtorët e ndërmarrjes së gjelbërimit, pastrimit e të tjerë janë aktualisht pa paga. Kjo mund të arrihet vetëm kur të zhvillohet mbledhja e këshillit bashkiak.

Në rast se nuk aprovohet buxheti, padyshim edhe pagat, ne nuk do të heshtim”. Zeqo tha se punonjësit e këtij institucioni do të dalin në një protestë të arsyeshme pasi bëhet fjalë për rrogat për ekonominë e tyre familjare. Për të bërë realitet mosmarrjen e parave të institucionit të bashkisë vjen edhe një shkresë nga thesari që bën me dije se rrogat nuk do të jepen pasi nuk është aprovuar buxheti.

Kryebashkiaku vëren se ky është një skandal i madh. “Ka ardhur një shkresë e tillë, por kjo është në kuadrin e rrumpallës së qeverisjes aktuale ku kjo shkresë është pa një fije logjike ligjore apo pa asnjë lloj interpretimi”,- thotë Zeqo, i cili vijon se ajo shkresë është bërë me urdhër të Ministrisë së Financave apo të qeverisjes qendrore të Partisë Demokratike.

“Pasi është e pakuptimtë që në këtë shkresë lexohej se nuk do të ketë asnjë investim për vitin 2011 pasi ju nuk keni punuar për këtë buxhet. Ne kemi punuar me një të 12-n e buxhetit të vitit 2009 gjatë vitit 2010. Të gjitha këto janë të evidentuara dhe nuk janë shpikje.

Ne, – shprehet Zeqo, edhe për muajin dhjetor kemi punuar me buxhetin e vitit 2009, por nuk na lejohet më tani pasi është urdhri i Komitetit Qendror të Partisë Demokratike dhe nuk do të ketë më bukë për ne. Kjo padyshim ka prapavijë politike dhe është një politikë e qelbur, një politikë e mbrapshtë e cila nuk zbatohet në asnjë cep të globit.

Ky është një dëshpërim jo vetëm imi, por edhe i Vlorës, i Tiranës që përpiqen duke punuar të sjellin gjëra të rëndësishme për komunitetin e tyre. Por nga ana tjetër, u mohohet edhe paga”,- përmbylli kryebashkiaku i Fierit. Ngërçi për buxhetin e bashkisë vijon prej një viti në Fier e megjithëse çështja ka vajtur edhe në gjykatë, ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare. Problemet në këshillin bashkiak filluan që kur LSI kaloi me të djathtët.(Shekulli)

Shtohen mbikalimet e paligjshme përgjatë shinave të trenit
Drejtori i Hekurudhës: Ndërtimorët të ndërhyjnë për të parandaluar aksidentet. Rrjeti hekurudhor që përshkon territorin e Qarkut të Fierit numëron mbi 278 mbikalime të paligjshme. Por këto të fundit janë shtuar ditët e fundit si rezultat i rrugëve të çelura nga fermerët që transportojnë produktet bujqësore duke hapur rrugë, që shpeshherë janë të rrezikshme. Pjesa më e madhe e tokave bujqësore në të gjithë Qarkun e Fierit shtrihet përgjatë linjës hekurudhore. Së bashku me rritjen e numrit të mbikalimeve të paligjshme është shtuar këto ditë edhe rreziku i aksidenteve hekurudhore. Nga ana e Drejtorisë Hekurudhore Rajonale në Fier, si përherë ky shqetësim është përcjellë me nota ankese pranë të gjitha njësive vendore, komunave dhe bashkive, ku janë identifikuar mbikalime të paligjshme. Por me gjithë kërkesat e përsëritura, problemi mbetet ende i pazgjidhur, ashtu si dhe më parë. Komunat kryesisht që tashmë kanë në varësi të tyre prej afro një viti inspektoratet ndërtimore, sipas drejtorit të Hekurudhës në Fier, Mustaf Gashi, kanë në dorë ligjin për ndërhyrjen dhe ndalimin e përdorimit të mbikalimeve të paligjshme përgjatë hekurudhës së Qarkut të Fierit, por ato nuk kanë denjuar ta respektojnë këtë ligj. Rreth nëntë muaj më parë, Inspektorati Ndërtimor zbatoi një aksion në shkallë të gjerë për këtë qëllim dhe mundësoi shkatërrimin e dhjetëra urave dhe mbikalimeve të paligjshme. Por pas këtij aksioni, sërish u ngritën mbikalime duke rikthyer rrezikun.

Fier: Përmbyset kurba e dërgesave dhe depozitave të emigrantëve
Shumë emigrantë tërheqin nga bankat shumat e lekëve dhe të valutave që i kanë pasur të depozituara me afat të gjatë

Bie ndjeshëm numri i emigrantëve të kthyer për pushime gjatë kësaj vere. Së bashku me emigrantët janë ulur edhe dërgesat financiare të tyre. Kjo faktohet nga nëpunës të bankave operuese të Fierit, drejtues të së cilave shprehen për “Shqip” se depozitat e emigrantëve kanë rënë me afro 60%. Në Fier veprojnë filialet e të gjitha bankave operuese në vend. Bëhet fjalë për disa banka të nivelit të parë dhe të dytë. Pothuaj të gjitha akset kryesore të qyteteve të tre rretheve të Qarkut të Fierit, Lushnjës e Mallakastrës janë të mbushura me banka. E ndërsa më parë në to fluksi i emigrantëve ka qenë i lartë, këtë vit nuk ka gjasa të jetë i tillë. Paralajmërimi është dhënë që nga festat e fundvitit të shkuar dhe fillimit të vitit 2010, ndërkohë që “braktisja” e bankave nga emigrantët është thelluar gjatë festës së Pashkëve, ku numri i tyre ka qenë tepër i ulët. Por, dërgesat e emigrantëve dhe bashkë me to edhe depozitat janë ulur edhe për periudhën katërmujore prill–korrik, që nga Pashkët e deri në verë.

Edhe përfaqësues të bankave të nivelit të parë janë shprehur për rënie të ndjeshme të depozitave të emigrantëve. Rënia ka shkuar dhe deri në 60%. Madje edhe transaksionet e emigrantëve kanë rënë. Përfaqësuesi i një prej bankave të nivelit të parë në Fier, B. Xh., pohon se gjatë stinës së verës, dhe më konkretisht gjatë muajve korrik dhe gusht, periudhë kur vinin emigrantët, banka që drejtonte ai punonte me orë të zgjatura. Mirëpo këtë verë nuk ka qenë nevoja për diçka të tillë, pasi nuk ka lëvizje dhe frekuentimi s’është si më parë. Por ka edhe drejtues bankash që pranojnë faktin se dhjetëra emigrantë kanë arritur deri aty sa të tërheqin depozitat e tyre që kanë qenë me një afat të zgjatur.

Fier, shpallen të paligjshëm puset e ujit
Kërkohet zbatimi i ligjit që nuk lejon shfrytëzimin pa leje të nëntokës përtej 70 centimetrave

Nevoja e ngutshme e shtetit për para do të bëjë që të paguajnë taksa edhe pronarët e puseve të ujit. Një nismë e pazakontë është ndërmarrë këto ditë nga Komuna Mbrostar e Fierit, që i ka shpallur të paligjshme vrimat nga ku fshatarët e etur nxjerrin ujë. Kryetari i kësaj komune deklaron se të gjithë fshatarët që kanë puse, do të duhet të aplikojnë për leje, në të kundërt puset e tyre do të mbulohen me dhé.

“Leja e pusit” nuk është kërkuar ndonjëherë më parë në Shqipëri. Pusi është zgjidhja kryesore e furnizimit me ujë për fshatarët, por për këtë ka një ligj të miratuar që në vitin 1996 dhe të ndryshuar disa herë deri në vitin 2009.

Ajo që e bën edhe më të çuditshme nismën e Komunës Mbrostar, është fakti që mbyllja e puseve kërkohet pikërisht në kulmin e vapës, kur temperaturat e zhegut i kalojnë 40 gradë Celsius dhe kur fshatarët e zonës nuk furnizohen rregullisht nga ujësjellësi i komunës.

Komuna

Kryetari i Komunës Mbrostar, Vait Baçja, dhe administrata që ai drejton, i konsiderojnë puset e hapura privatisht nga fshatarët si shkaktarë të mjaft dukurive të rënda natyrore. Madje, kryekomunari i cilëson puset të kundërligjshëm.

Nisma e ndërmarrë nga Komuna Mbrostar ka të bëjë me mosrespektimin e ligjit për hapjen e puseve të ujit. Por problemi më i madh, sipas kryekomunarit, është fakti që puset në oborret e shtëpive bëhen shkak për shkarje toke, që mund të kenë pasoja të rënda.

Vait Baçja thotë se ligji ndalon hapjen e puseve pa lejen përkatëse. Sipas tij, nëse kalon thellësinë e 70 centimetrave, çdo ndërtues duhet të pajiset me leje përkatëse dhe për puset leja duhet të lëshohet nga autoritetet e ujit.

“Nuk është respektuar thellësia e pusit. Ka me dhjetëra familje në Mbrostar, të cilat kanë shkelur ligjin. Ne kemi nisur një aksion evidentimi që do të pasojë me masa konkrete”, ka thënë kryekomunari Baçja.

Mësohet se nga kryerja e kontrollit treditor janë evidentuar 45 puse të thelluara në oborret dhe bahçet e shtëpive të fshatarëve. Sipas zyrtarëve të komunës, ka pasur edhe raste kur shpimi i puseve ka shkaktuar rrëshqitje të tokës, si dhe dëmtim të ndërtesave pranë.

Sipas kryekomunarit Vait Baçja, pas evidentimit të të gjitha puseve pa leje, komuna do të nisë procesin e pajisjes së këtyre puseve me lejet përkatëse. Në rast se autoritetet nuk japin leje, familjet që kanë këto puse do të duhet t’i mbyllin përsëri.

Reagimi

Por aksioni i pazakontë ka bërë që poseduesit e puseve të reagojnë ashpër. Ata thonë se nuk do të lejojnë askënd të prekë puset dhe se komuna, përpara se të marrë këto masa të palogjikshme, duhet t’u sigurojë banorëve të saj ujë të pijshëm 24 orë. Shumë banorë të Mbrostarit deklarojnë se vuajnë nga mungesa e ujit, ndaj janë detyruar të hapin puse, si e vetmja mënyrë për të plotësuar nevojat. Ndërkohë, shumica e poseduesve të puseve nuk e dinë se ekzistojnë leje të posaçme për një gjë të tillë. Fakti që leja e pusit duhet paguar dhe se komuna mund të kërkojë pastaj edhe taksa të përvitshme për puset, i ka bërë banorët të jenë kundërshtues dhe të mos lejojnë ndërhyrjen në pronën e tyre.

Dëmtimi i tokës bujqësore, kallëzime penale për ndërtuesit
Inspektorati: Gjatë këtij viti janë evidentuar 34 raste dhe janë penalizuar fermerët

Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut të Fierit llogarit një bilanc në shifra të larta të dëmtimit të tokës bujqësore. Përveç fenomeneve natyrore, dora e njeriut ka qenë shkaktari kryesor i rasteve të shumta të dëmtimit të tokës. Sipas të dhënave që jep kryetari i Inspektoratit të Tokës Bujqësore, Pëllumb Saliaj, mësohet se për gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë evidentuar 34 raste të dëmtimit të tokës bujqësore nga vetë fermerët.

Evidentimi i tokës së dëmtuar është bërë pas kontrolleve që agjentët e inspektoratit të sipërcituar kanë kryer. Në rastet e dëmtimit, inspektorati ka prerë edhe gjoba, si dhe ka vendosur masa të tjera ndëshkimore. Në disa raste, fermerët janë detyruar të kthejnë në gjendjen e mëparshme tokën e dëmtuar. Por, pranohet fakti se edhe pse autoritetet kanë marrë këto masa ndëshkimore, toka bujqësore nuk është kthyer në gjendjen e saj të mëparshme. Në të tilla raste, inspektorati ka shkuar deri edhe në kallëzim penal për dëmtuesin e tokës.

Sipas kreut të Inspektoratit të Tokës Bujqësore në Fier, është paditur një firmë ndërtimi, e cila ka rezultuar pas kontrolleve të kryera se ka dëmtuar tokë bujqësore në rrugën e fshatit Cakran.

“Dëmtime të tokës bujqësore janë konstatuar në mjaft zona të tre rretheve të Qarkut Fier. Kështu janë konstatuar dëmtime në Komunën Qendër, Mbrostar, Cakran, Frakull të Rrethit të Fierit, si dhe në komunat Bubullimë, Kolonjë e Tërbuf të Rrethit Lushnjë. Gjithashtu janë konstatuar dëmtime edhe në rrugën Fier-Ballsh, si dhe në dy komuna të Mallakastrës. Për të 34 rastet e konstatuara janë mbajtur procesverbale”, ka thënë kreu i Inspektoratit të Tokës, Pëllumb Saliaj. Ai ka thënë se sipërfaqet e dëmtuara janë të mëdha. Ka raste të veçanta kur dëmtimi shkon deri dhe në 3 hektarë. Në total toka e dëmtuar shkon në dhjetëra hektarë.

Dimri i sivjetshëm, tepër i lagësht, është cilësuar si një faktor më shumë për dëmtimin e tokës bujqësore. Gjatë periudhës së parë të vitit, reshjet e shiut bënë që sipërfaqe të tëra toke të rrëshqisnin. Më tepër se 900 hektarë tokë bujqësore u prekën nga dëmtimi si pasojë e kushteve natyrore, kryesisht rrëshqitjeve.

Edhe në mbledhjen e pak ditëve më parë, Këshilli i Qarkut u bëri apel komunave veçanërisht për të ndërhyrë, me qëllim frenimin e fenomenit të dëmtimit të tokës. Asnjë nga komunat nuk ka raportuar dhe nuk ka mbajtur procesverbale për rastet e evidentuara të dëmtimit.