Fieri Online Website » Histori

Kush është Hysen Shoshori, njeriu që akuzon Berishën
“Shoshori?!! Kush është ky? … Për këtë person që thoni, shikoni njëherë se mos nuk është i dënuar fare”.

Njeriu që flet është Sali Berisha, kryeministër i Republikës së Shqipërisë. I sapo kthyer nga Forumi Ekonomik botëror në Davos, më 2 shkurt, zoti Berisha dha një përgjigje të llojit të vet për një nga akuzat më të rënda që i janë bërë gjatë karrierës së tij politike: ka qenë dëshmitar në një gjyq politik që dënoi me vdekje Hysen Shoshorin, një qytetar tiranas i akuzuar për terrorizëm, agjitacion e propagandë dhe përvetësim të pasurisë socialiste në vitin 1975.

Një vendim që u pezullua pastaj nga plenumi i gjykatës së lartë dhe u shndërrua me 25 vjet burg. Vetë Shoshori, në një intervistë të tij të vitit 2002, pohon të njëjtin fakt dhe shënjon zotin Berisha si një nga dëshmitarët kundër tij në proces. Por dhe shumë vite më parë, bazuar në dëshmitë e bashkëvuajtësve të tij, që në dhjetorin e vitit ’90 kur Berisha nisi të shfaqej publikisht e më pas, Shoshori e konsideronte atë si pjesë e mekanizmit që e fundosi në fatkeqësi. “MAPO” ka mundur të sigurojë disa materiale autentike të kohës dhe fillimisht afroi për publikun (në një numër të shkurtit 2009 – shën. red.) dy vendimet e gjykatave komuniste, atë të gjykatës së Tiranës dhe të plenumit të gjykatës së lartë.

Dy dokumente, të cilat, duke ndjekur këshillën e kryeministrit për të zbuluar, nëse është, apo jo, i dënuar në kohën e komunizmit Hysen Shoshori, i japin përgjigje asaj: Po! Shoshori është një i dënuar politik. Pjesa tjetër, nëse Berisha ka qenë apo jo dëshmitar i akuzës komuniste kundër tij, është ende për t´u verifikuar.

Nga njëra anë është dëshmia e vetë viktimës dhe e bashkëvuajtësve të tij të shumtë, por dhe dosja voluminoze e hetimit, e cila deri më tani nuk është bërë publike. Nga ana tjetër, është mohimi i kryeministrit. Një mohim, që të paktën në një nga dy pikat e tij është i pasaktë: viktima Shoshori ekziston dhe është i burgosur politik.

Madje, në listat e ish të përndjekurve që janë publikuar (janar 2009), emri i tij figuron me numër rendor “një” për të marrë dëmshpërblim për ditët e burgut, në masën 8 milionë lekë.

Akuza ndaj akuzatorit të zakontë?

Në fakt, nuk mund të vinte në ditë më të keqe për zotin Berisha. Menjëherë pas miratimit të shumëdiskutuar të ligjit për lustracionin dhe shuplakave periodike, me kah të përcaktuar Uashington, Bruksel, Strazburg drejt Tiranës zyrtare, PS e akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin se ka qenë autor i një denoncimi politik ndaj një qytetari shqiptar që u dënua me vdekje nga regjimi i dikurshëm.

Prova që Erion Braçe demonstroi në Kuvend ishte gazeta “Plaga”, numri i saj i dytë dhe edhe i fundit – botimi i saj u ndërpre – organ i shoqatës së të ish të përndjekurve politikë. E botuar më 22 maj të vitit 2002, tirazhi modest i saj, nuk mundi as të dalë në qarkullim, sepse u asgjësua në rrethana të dyshimta. Zëra të pakonfirmuar pohojnë edhe se trajtimi i gazetës në këtë mënyrë erdhi si rezultat i një “aleance fluide” mes të akuzuarit të sotëm, Berishës, dhe një pjese të pushtetit të djeshëm të socialistëve.

Vetë botuesi i saj, Skënder Tufa, gjithashtu i burgosur i ndërgjegjes, një vit më pas u arrestua dhe bëri burg pas një procesi dhe akuze të dyshimtë për favorizim prostitucioni.

Hysen Shoshori atëherë përgjigjej: “Gjatë gjykimit pashë shumë dëshmitarë që nuk i njihja, të cilët bënin dëshminë të frikësuar dhe pa më parë mua. Në mendje më mbeti vetëm njëri që ishte i veçantë nga të tjerët. Trup i gjatë dhe energjik, me hap të sigurt u paraqit për të dëshmuar.

Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me një theks malësori, me eufori, filloi të flasë para trupit gjykues duke treguar sesi e kishte gjetur traktin që kishte përmbajtje të theksuar armiqësore, të cilën e tundte para trupit gjykues dhe sallës: “…ky njeri është armik i betuar i partisë, prandaj duhet varur në litar”!

Sipas Shoshorit në 2002-in e sipas Braçes në 2009-ën, ky njeri ishte Sali Berisha. “Ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për të arritur në majat e hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim duke ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Berisha”, – pohonte vetë Shoshori. Pikërisht njeriu që vetë Berisha i vë në dyshim ekzistencën.

Kush është ish-i burgosuri i ndërgjegjes?

Është ende një nga misteret e mëdha të së shkuarës. Një nga ato mistere që nga larg i ngjajnë një konspiracioni kundër një individi, të cilit i kanë shkatërruar jetën, e kanë mbyllur në ferrin e burgjeve komuniste dhe tashmë, pothuaj 20 vjet pas përmbysjes së komunizmit, edhe e mohojnë.

Për tiranasit e vjetër, emri i tij ka qenë mjaft i njohur. Ai konsiderohej si një nga mendjet më të “krisura” të kohës, me një guxim të jashtëzakonshëm që krejt i vetëm, kishte vendosur të sfidonte diktaturën komuniste.

Edhe sipas aktakuzës, edhe sipas asaj që ai vetë ka pranuar fillimisht në proces e më pas edhe publikisht me gojën e tij, gjatë periudhës 1961 – 1974 ka shpërndarë 41 100 trakte. Nga gjithë ky mal urrejtje, poshtërimi publik për diktaturën, organet e saj kanë mundur të sigurojnë një sasi prej 277 copash.

Sipas Shoshorit, njërën nga ato e ka pasur kryeministri i sotëm, kurse, sipas bashkëvuajtësve të tij, një tjetër trakt ishte dorëzuar nga një tjetër emër publik në Shqipëri, deri vonë diplomat.

Është kurioze të theksohet se diplomati shqiptar, u penalizua fillimisht për një gjë të tillë në 1996, duke iu hequr e drejta e konkurrimit për deputet, por që më pas mundi të rifitojë pastërtinë e figurës së tij. Në gjyq, ndryshe nga sa pretendohet për zotin Berisha, ai thjesht ka shpjeguar rrethanat, në të cilat ka gjetur traktin.

Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës, të datës 10 shkurt 1975, vërtetohet se Shoshori ka pranuar se ka vepruar me ndërgjegje të plotë: “…duke pasur për qëllim që traktet t´i lexonin njerëzit që populli të bëhej sa më i pakënaqur nga Partia dhe të ngrihej për të shpëtuar nga kthetrat e diktatorëve…”, – shkruhet në këtë vendim.

Por Shoshori nuk është ndalur këtu. Me një guxim që edhe sot ngjan i jashtëzakonshëm, ai arrinte deri aty sa të shkruante: “…ai njeri që ka një armë dhe nuk shtie në udhëheqësit kryesorë dhe në levat e tyre si të këshillave të lagjeve… është i lig, është frikacak, është servil…” Ky trakt mban datën 22 janar 1968.

Pas një viti të gjatë në hetuesi, Shoshori fillimisht dënohet me vdekje nga gjykata e Tiranës, por në një rikualifikim vërtet të habitshëm të veprave penale, me të cilat e akuzonte drejtësia komuniste, plenumi i gjykatës së lartë e dënon atë me 25 vjet heqje lirie.

Më pas, për të fillon kalvari i gjatë i burgjeve. Spaç, Burrel dhe së fundi Sarandë, ku ishte nga të fundit të burgosur politikë të liruar nga burgu. Pas 16 vjetësh në qeli, pa u vizituar kurrë nga të afërmit e tij, në 17 mars 1991, Shoshori do të kthehej sërish në Tiranë.

Pas 18 vjetësh në liri, Shoshori provon në një mënyrë tjetër, viktimizimin. Plot 75 vjeç (në 2009-ën kur daton deklarata e Berishës – shën. red.) ai mund të bëjë një bilanc të trishtuar duke shtuar dhe një detaj më shumë në jetën e tij të trazuar: arrijnë deri sa t´i mohojnë ekzistencën.

Të jetosh me Shoshorin

Bardhi Metaj është një burrë jashtëzakonisht i veçantë. Një shqiptar i rrallë, emrin e të cilin fillimisht e përmendin bashkëvuajtësit e Hysen Shoshorit. “I hapi derën e shtëpisë dhe ndau kafshatën e varfër të bukës me të. Nuk e njihte më parë, por bëri një sevap të paharrueshëm”, – tregojnë disa nga ta që e njohin mirë historinë e Shoshorit dhe pretendimin e tij kundër kryeministrit Sali Berisha.

Vetë Metaj tregon rrethanat, në të cilat është njohur me Shoshorin. “Ishte 17 marsi i 1991-shit, krejt rastësisht, në mbrëmje, hipa në një autobus që sillte të burgosurit e fundit nga Saranda në Tiranë. Isha me gjithë bashkëshorten time, Fatmirën, kur rastësia na uli pranë Hysenit. Nuk e kisha njohur kurrë më parë, por kisha dëgjuar diçka për të”, – thotë Metaj, edhe vetë i rritur jetim, me një baba të pushkatuar nga komunistët që kur ai kishte qenë foshnje.

“Insistoi ime shoqe. Ajo më tha se Hyseni nuk kishte ku të shkonte dhe ne e morëm në shtëpi. Ai ngjante si Zhan Valzhani tek “Të mjerët”, luajtur nga Zhan Gabeni. Kishte një personalitet të fortë. Është hera e parë që dikush më pyet për të. Vetëm në vitin 1991, në gazetën “Republika”, Maks Velo e përmendte këtë fakt dhe madje e krahasonte veprimin e bashkëshortes sime me atë të Nënë Terezës.

Por nuk ishte tamam kështu. Them se çdo shqiptar do ta bënte një gjë të tillë”, – pohon Metaj, dy vajzat e rritura të të cilit ende e quajnë Hysenin “Gjysh”.

Më pas, Shoshori largohet nga miqtë e tij të rinj dhe vendoset për ca kohë te të motrat. Dhe më tej akoma, shkon të banojë te një tjetër mik i tij. Ende në 2009-ën nuk kishte një banesë të vetën. I sëmurë nga mosha, por ende i paepur nga shpirti i tij rebel, Shoshori, ky njeri me një jetë të pabesueshme, madje nuk ka asnjë fotografi të vetën. Miqtë e tij të shumtë thonë se ai nuk e donte foton.

“Ishte krejt i veçantë dhe koha e djeshme që e vrau dhe e sotmja që e ka lënë në harresë, i kanë këtij burri një borxh të pafundmë”, – thonë miqtë e tij.

MAPO, shkurt 2009

Shoshori – Kur gjykatat e dënonin me vdekje

Ishte vetëm 41 vjeç dhe kishte mundur të shpërndante mbi 41 mijë trakte kundër

regjimit komunist. Saktësisht, 41 100 të tillë deri në momentin që u arrestua. Historia

e pabesueshme e Hysen Shoshorit, antikomunistit të vetmuar që u dënua me vdekje

dhe më pas iu fal jeta për ta shtyrë atë në ferrin e burgjeve komuniste, vjen e ndërtuar

nga materialet autentike të kohës.

Dy vendime të gjykatave komuniste, asaj të rrethit të Tiranës që e dënoi me vdekje dhe më pas edhe të Plenumit të Gjykatës së Lartë që e dënoi me 25 vjet burg, japin një pamje të zymtë të asaj çfarë ndodhi me një njeri që kundërshtonte komunizmin dhe mbi të gjitha, arrinte deri aty sa bënte thirrje për eliminimin e drejtuesve më të lartë komunistë të kohës, Enver Hoxha e Mehmet Shehu.

Vite më pas, vetë Shoshori ka akuzuar se një nga dëshmitarët e shumtë që kanë hapur

varrin e tij “legal” ka qenë dhe kryeministri i vendit Sali Berisha, atëherë gjithashtu

anëtar i Partisë së Punës. Vetë Berisha e ka mohuar një gjë të tillë, madje ai ka vënë në

dyshim deri dhe ekzistencën fizike të akuzatorit të tij të sotëm. Revista “MAPO” afron detaje rrëqethëse nga dy proceset e shkurt-marsit të vitit 1975, plot 34 vjet më parë.

Vendimi i gjykatës së Tiranës,

Është tetë faqe. I shkruar me makinë shkrimi dhe i firmosur nga kryetari i trupit gjykues

dhe dy ndihmësit e tij. I firmosur dhe nga prokurorja e çështjes dhe sekretari i gjykatës.

Të pandehurit janë dy: Hysen Shoshori dhe Ramiz Vladi, i pari i datëlindjes 15 maj 1934,

lindur në Prezë e banues në Tiranë, punëtor në uzinën e artilerisë, i martuar me dy fëmijë.

I arrestuar më 29 gusht 1974. Bashkëvuajtësit e Shoshorit saktësojnë se ai është arrestuar në krah të ambulancës së madhe në Tiranë, me nëntë trakte në xhep, aty ku ka qenë dikur muzeu i luftës që u prish për t´i lënë vendin kullave nëntëkatëshe. Është arrestuar në flagrancë duke ngjitur traktet e tij në një shtyllë. E survejonin prej ditësh me radhë.

Bashkë me të në proces, viktima tjetër Vladi, bashkëmoshatar me të, gjithashtu punëtor

në uzinën e artilerisë, është arrestuar një ditë më pas. Shoshori akuzohej për vepra terroriste, agjitacion e propagandë kundër pushtetit dhe për të mos e mbyllur këtu, i ishte veshur dhe akuza për vjedhje të pasurisë socialiste. Vladi akuzohej për moskallëzim të krimit. Prokurorja e çështjes kërkoi shpalljen fajtor të Shoshorit për të gjitha veprat penale, me të cilat akuzohej dhe dënimin e tij me vdekje, kurse për Vladin pesë vjet burg.

Vërejtjet e gjykatës

“Gjatë gjykimit u provua se i pandehuri Shoshori ka kryer krimin e agjitacionit dhe

propagandës… veprimtarinë e tij armiqësore e ka filluar që nga viti 1967 dhe e ka

vazhduar deri më 29 gusht 1974 kur u kap duke shpërndarë fletushka me përmbajtje

armiqësore kundër Partisë së Punës, pushtetit popullor dhe udhëheqësve të shtetit”, – shkruhet në vendim.

Sipas tij, u provua se Shoshori e ka ndarë mllefin e tij kundër pushtetit dhe me Vladin, të cilit i ka thënë: “Populli po vuan, nuk ka liri, ka diktaturë. Ai i ka lavdëruar sistemin kapitalist dhe revizionist dhe i ka thënë se sipas mendimit të tij, duhej ndërhyrja e sovjetikëve për ta shpëtuar popullin shqiptar”.

Vendimi saktëson se gjykata ka mundur të mbledhë gjithsej 277 trakte të cilat “kanë përmbajtje nga më të poshtrat dhe shpifje nga më të poshtrat. Kërkohej hapja e kufirit e bëhej thirrje për t´u ngritur kundër pushtetit.”

Vetë Shoshori e pranon një gjë të tillë. Sipas tij, ai donte që “populli të bëhej sa më i pakënaqur nga partia dhe të ngrihej për të shpëtuar nga kthetrat e diktatorëve”.

Në të njëjtin konkluzion kishte arritur dhe ekspertiza grafike e datës 15 nëntor 1974, që u

ishte bërë trakteve; ato rezultonte se ishin shkruar me dorën e Shoshorit. Por deri këtu ishte “konsumuar” krimi i agjitacionit.

Më e keqja vinte se Shoshorit 41-vjeçar i ishte vënë tyta e akuzës në ballë: akuza për kryerjen e akteve terroriste.

“Në fletushkat e ndara më 22 janar 1968 ka shtyrë persona të tjerë për të kryer vepra terroriste kundër udhëheqësve të partisë dhe pushtetit duke u shprehur se…”Ai njeri që ka një armë dhe nuk shtie në udhëheqësit kryesorë dhe levave të tyre të këshillave të lagjeve, është i lig, është frikacak, është servil”.

Megjithatë, me një argumentim krejt të pamendueshëm për kohën, gjykata interpreton ligjin në një mënyrë që edhe sot tingëllon mjaft e fortë.

“Kjo akuzë (e prokurorit) nuk bazohet në ligj”, – vëren gjykata fillimisht. Sepse sipas saj: “Për të pasur nxitje për të gjitha krimet,… duhet që nxitësi ta drejtojë veprimtarinë e tij jo në mënyrë abstrakte kundrejt personave të panjohur, por drejt një subjekti konkret, me qëllim që të krijojë tek ky determinimin, vendosmërinë e nevojshme për të kryer një krim të caktuar. Duhet që nxitësi jo vetëm të dëshirojë kryerjen e një krimi, por është e nevojshme që me veprimet e tij të bëjë që kjo dëshirë e tij të përqafohet nga një person konkret”.

Gjykata citon nenin 12 të Kodit Penal, që kërkonte ekzistencën e marrëveshjes mes bashkëpunëtorëve, kur gjithashtu është e nevojshme të krijohet kontakt mes bashkëpunëtorit dhe nxitësit në krim.

“I pandehuri Hysen Shoshori duke mos iu drejtuar personave konkretë nuk ka bërë nxitje, por vetëm ka bërë thirrje për kryerjen e veprave kundër shtetit nga ana e personave të panjohur… në esencë kjo nuk është gjë tjetër veçse shfaqje mendimi për kryerjen e krimeve të tilla”.

Duket se të paktën ishte vendosur t´i kursehej jeta, por hetuesia kishte një tjetër “as” të pistë nën mëngë dhe kjo ishte vjedhja e supozuar. Pra, viktima nuk do të dënohej për terrorizëm, çka do të bënte shumë bujë, por për vjedhje për të demonizuar në mënyrë ordinere “armikun e betuar”.

Akuza mbi akuzë

Ishte normale që në atë kohë, për “armiq” të llojit të Shoshorit, hetuesia ta shoqëronte

akuzën politike edhe me ato të kryerjes së krimeve ordinere. Ashtu siç ndodhte rëndom

dhe e kundërta; vjedhës përsëritës në një moment të caktuar konsideroheshin dhe si

kontingjent politik.

Shoshori nuk i shpëtoi kësaj “ligjësie” dhe ai u akuzua për krimin e përvetësimit të pasurisë socialiste në masën e 7078.40 lekë. Hetuesit kishin llogaritur deri në qindarka gjithçka dhe i atribuonin të pandehurit deri dhe vjedhjen e 250 gramëve semenca apo 200 gramëve fletë bakri apo dhe 0.15 metra katror meshin.

Katër dëshmitarë, Shuaip V., Perlat K., Ismet D., dhe Isak Gj., deklaruan se vjedhjet ishin kryer. Për Vladin nuk kishte shumë histori; ai e dinte që Shoshori ishte armik, por nuk e kishte denoncuar. E dënojnë me dy vjet burg.

Vetë i pandehuri kryesor ishte në prag të vdekjes: gjykata vërente se “…me veprimtarinë

e tij shumë të theksuar kriminale prej një armiku të tërbuar kundër popullit shqiptar dhe

socializmit e ka vënë veten e tij jashtë shoqërisë dhe çmohet se një dënim i zakonshëm

nuk mund të ndikojë në edukimin e tij”.

Ndaj, për këto arsye, vendoset: “Ta deklarojë fajtor për krimin e agjitacionit dhe propagandës… dhe e dënon me dhjetë vjet heqje lirie. Ta deklarojë fajtor për krimin e përvetësimit të pasurisë socialiste… dhe ta dënojë me vdekje me pushkatim. Ta deklarojë të pafajshëm për krimin e veprës terroriste”.

Kundër këtij vendimi kishte vetëm një afat prej pesë ditësh për të bërë ankimim. Nga ky

Moment, Shoshori dërgohet në qelitë e burgut të vjetër, që sot njihet me emrin burgu 313

dhe pret marrjen parasysh apo jo të kërkesës së tij për falje. Pesë ditë, në të cilat ai u mbajt i izoluar me kaskë në kokë për të shmangur vetëvrasjen: edhe vdekjen duhet ta jepte skuadra e pushkatimit.

Plenumi i Gjykatës së Lartë

Shoshori ankohet dhe pothuaj një muaj më vonë, më 13 mars 1975 nis procesi i dytë ndaj tij. Ishte ankuar dhe prokurori i çështjes që këmbëngulte se Shoshori duhej të dënohej me vdekje për krimin e terrorizmit dhe jo të akteve të vjedhjes. Aranit Çela, atëherë kryetar i gjykatës së lartë nis procesin dhe në fund të ditës jepet dhe vendimi.

Ribëhet rishtas një rezyme e veprimtarisë së tij, pranohet si i drejtë vendimi i gjykatës së Tiranës për veprimtari terroriste të Shoshorit – me një interpretim rishtas të pabesueshëm për kohën të ligjit – dhe shkohet madje edhe më tej.

Plenumi vërente se “…krimi i përvetësimit të pasurisë socialiste është vepër me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, por pasojat e rrjedhura prej tij nuk janë të asaj shkalle që për të pandehurin të zbatohej dënimi me vdekje”.

Dhe më pas, me 19 firma, gjykatësit vendosin lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së Tiranës, ndërsa për “vjedhjen” Shoshori i shpëtonte plumbit dhe do të dënohej me 15 vjet burg. Gjithsej, … “duke bërë bashkimin e dënimeve, i gjykuari Hysen Shoshori të dënohet me 25 vjet heqje të lirisë”, firmos Aranit Çela.

Këtu mbaroi llogaria e Shoshorit me gjykatësit dhe për të nisi kalvari i vuajtjeve në Spaç,

Burrel e Sarandë, prej nga ishte nga të fundit të burgosur politikë të liruar në marsin

e vitit 1991. Sipas një njoftimi të ministrisë së Drejtësisë, i takon të marrë 8 milionë lekë dëmshpërblim për vitet e burgut. Një jetë e këputur që shtatë vjet më pas, numëronte me gojën e tij, si një nga dëshmitarët kundër tij edhe vetë kryeministrin e sotëm.

Lorenc Vangjeli, MAPO, shkurt 2009

Gazetari Artan Hoxha transmetoi dy ditë më parë dëshminë tronditëse të Hysen Shoshorit, njeriut të dënuar nga regjimi komunist me dëshmi të Sali Berishës. Ai rrëfen se gjetja e kasetës origjinale ishte një nga gjërat më të vështira. Hoxha tregon edhe një pjesë të pathënë, çfarë i ka ndodhur njeriut që regjistroi dëshminë, burgimi i tij në Shën Koll dhe vizita e zyrtarit të policisë.

Artan, çfarë u shtyu të gërmonit në historinë e Hysen Shoshorit?

Historia e 77 vjeçarit Hysen Shoshori, gjithnjë më ka tërhequr vëmendjen, jo vetëm si reporter por edhe si qytetar i thjeshtë. Sa herë që emri i tij përmendej në ndonjë shkrim në media bëhesha kurioz për të mësuar fatin tragjik të këtij njeriu. Çfarë e kishte shtyrë atë të shtypte jo pak, por plot 41100 trakte kundër regjimit komunist. Një shifër e pazakontë, e denjë për rekordet Guinnes.

Për më tepër po të kemi parasysh periudhën kur Hysenit i është dashur ti shtyp këto trakte, duke nisur nga viti 1961 deri në gushtin e vitit 1974. Sa punë titanike i është dashur atij, ku e ka gjetur gjithë atë letër dhe sa kujdes ka treguar për të mos përfunduar në duart e Sigurimit të Shtetit. Më dukej diçka e pamundur, e pabesueshme, që një njeri i thjeshtë, me profesion xhenerik, krejt i vetëm të kishte bërë një veprim të tillë. Të gjitha këto pikëpyetje më shtuan kuriozitetin dhe më nxitën që të gërmoj mbi jetën e këtij martiri të antikomunizmit.

Kur keni dëgjuar për herë të parë emrin e Hysen Shoshorit?

Nuk e kujtoj me datë të saktë, por mbaj mend mirë personat me të cilët po bisedoja dhe tavolinën ku isha ulur. Një grup ish të burgosurish politik më ftuan të pija një kafe me ta. Më “i riu” prej tyre ishte në moshë dy herë më i madh nga unë. Mes ish të burgosurve të diktaturës që më ftuan mbaj mend Gjergj Ndrecën, Fatmir Lamajn dhe Nuredin Skraparin, ky i fundit një ish-inxhinier nafte, i dënuar për sabotim në vitin 1975, pothuaj në të njëjtën kohë kur është dënuar dhe Hysen Shoshori.

Ata kishin ndjekur emisionin tim dhe kërkonin ti ndihmoja për të publikuar disa shqetësime të tyre në lidhje me mënyrën se si tallej shteti shqiptar me hallet e ish të burgosurve politik. Midis të tjerash në atë bisedë është përmendur edhe rasti Shoshori. Mua më tërhoqi vëmendjen historia e tij dhe u kërkova të më ndihmonin për ta publikuar atë që kishte ndodhur. Me mirësinë që i karakterizon zakonisht njerëz të tillë, të cilët jeta i ka përplasur pa mëshirë më premtuan që do të më ndihmonin.

Çfarë ka ndodhur realisht me atë njeri?

Fillimisht unë mblodha të gjitha shkrimet që ishin botuar për Shoshorin në media. Më pas me ndihmën e ish të dënuarve politikë, kontaktova me disa shokë të Hysenit, me të cilët ai kishte ndarë vuajtjet e burgut. Mes tyre më tërhoqi vëmendjen Skënder Tufa, një mik i Hysenit, me të cilin ai kishte qëndruar në burgun e Spaçit dhe atë të Sarandës deri në momentin që u lirua më 17 mars 1991.

Skënder Tufa kishte pësuar të njëjtin fat si Hyseni, për të vetmit fakt, kishte guxuar të publikonte në një gazetë periodike pikërisht dëshminë rrëqethëse të shokut të tij të burgut. Në dhjetor të vitit 2002 Tufa botoi në gazetën me emrin sinjifikativ “Plaga”, intervistën e Shoshorit. Kaq kishte mjaftuar që edhe Tufa të vihej në qendër të sulmeve nga njerëz që qëndronin pas njeriut të akuzuar prej Hysen Shoshorit, Sali Berishës. Sapo Berisha u rikthye në pushtet në korrik të vitit 2005, Skënder Tufës iu rezervua një fat tragjik për t’ia mbyllur gojën dhe për ta detyruar të heshte.

Ndaj tij u inskenua një aksion policor, me një akuzë të sajuar pikërisht nga njerëzit e kryeministrit në radhët e policisë. Pas 10 viteve burg në regjimin komunist të Enver Hoxhës, Skënder Tufa përfundoi serish në qeli, këtë radhë për më shumë se katër vjet në qelitë e burgut të Shën Kollit. Sapo ai u vendos në këtë burg, një drejtues i lartë i Policisë së Shtetit shkoi ta takonte duke i kujtuar pikërisht dëshminë e Hysen Shoshorit.

Nga ai moment Tufës iu rezervua një “trajtim special” nga autoritetet e burgut deri ditën që u lirua. Kur doli nga burgu, Tufa nuk kishte çfarë të humbiste më, veç jetës. Ai kontaktoi me mua dhe unë pranova që ta hulumtoja historinë e tij, e cila ishte thjeshtë një pasojë e dëshmisë që nuk duhej publikuar kurrë të Hysen Shoshorit. Por sigurisht këto janë detaje që emisioni “Xhungël” do ti zbardh në vijim të historisë “Dëshmitari”.

Cili është roli i kryeministrit aktual Sali Berisha në dënimin e tij?

Unë nuk mund të them më shumë nga çfarë ka thënë me gojën e vet Hysen Shoshori. E kisha dëgjuar disa herë dëshminë e tij të citohej në parlament nga deputetë të opozitës së majtë, e kisha lexuar në gazetë, por gjithnjë kryeministri dhe anturazhi i tij mediatik, ia dilnin mbanë që të mohonin këtë akuzë.

Ata thoshin se gjithçka ishte një trillim dhe një sajesë dashakeqe nga mbeturinat e Sigurimit të Shtetit dhe të regjimit komunist që synonte të baltoste pikërisht atë që e përmbysi regjimin e urryer. Ata kërkonin prova bindëse dhe të pakundërshtueshme. Makineria propagandistike e kryeministrit arriti deri aty, sa kur çështja u ngrit në parlament nga opozita, publikoi një intervistë të djalit të vetëm të Hysen Shoshorit, i cili deklaronte se babai i tij nuk e kishte akuzuar kurrë Berishën dhe se gjithçka ishte një sajesë për përfitime politike.

Pavarësisht hulumtimeve që kisha bërë dhe informacionit që mblodha, gjithnjë dyshoja se historinë do të ma kundërshtonin nëse nuk kisha pamje filmike. Rrezikoja të përfundoja njëlloj si botimet në median e shkruar nëse nuk publikoja me pamje filmike, me zë dhe me figurë dëshminë e Hysen Shoshorit! Për fat të mirë, pas shumë përpjekjesh, arrita që ta shtie në dorë intervistën e filmuar, sigurisht duke marrë të gjitha përgjegjësitë për publikimin e saj.

A keni pasur presioni për botimin e saj?

Sigurisht që kam pasur. Jo më kot puna me këtë histori ka zgjatur për vite me radhë. Madje në një moment humba dhe besimin e atyre që më kishin ndihmuar, që kishin pranuar të flisnin para kamerës me zë dhe figurë, duke rrezikuar jetën e tyre. Mjafton të përmend faktin që personat të cilët më ndihmuan të ndërtoja këtë histori, i kam telefonuar vetëm 24 orë pasi u transmetua në NEËS 24 emisioni “Xhungël” me titullin “Dëshmitari”. Edhe ata janë habitur pasi në të vërtetë nuk e prisnin që kjo video-dëshmi të publikohej një ditë.

Traktet

I cilësuar si antikomunisti më i vendosur në gjithë vendet e lindjes, Hysen Shoshori për 13 vite me radhë shtypi dhe shpërndau i vetëm plot 41100 trakte ku bëhej thirrje për rrëzimin e regjimit komunist të diktatorit Enver Hoxha.

Shaptilografi

Shaptilografin me të cilin Hysen Shoshori shtypi traktet, e grabiti në muzeun e relikeve të luftës Nacional-Çlirimtare. Shaptilografi ishte përdorur nga grupet guerile gjatë Luftës së Dytë Botërore për të shtypur trakte kundër Nazi-Fashistëve.

Arrestimi

Hysen Shoshori u arrestua në orën 23.00, të datës 16 gusht 1974. Ai u kap teksa po shpërndante trakte tek Ambulanca Qendrore. Aty, atë natë atë e prisnin më shumë se 10 roje të Sigurimit të Shtetit. Operacioni për kapjen e tij mbante emrin “Kafka”.

Dënimi

Gjykata e dënoi fillimisht Hysen Shoshorin me vdekje me pushkatim. Por ndërsa ai priste ekzekutimin, 47 ditë më vonë dënimi iu fal nga me vdekje në 25 vite burg. Shoshori bëri vetëm 17 vite burg pasi u lirua me rënien e komunizmit më 17 mars 1991.

Skënder Tufa, i dënuari politik që intervistoi Hysen Shoshorin

Bashkëvuajtësi me të cilin Hysen Shoshori qëndroi fillimisht në Burgun e Spaçit dhe më pas deri sa u lirua, në burgun e Shën Vasilit në Sarandë, është Skënder Tufa. Të dy të dënuarit me akuza gati të njëjta u njohën në vitin 1981 në burgun e tmerrshëm të Spaçit. Miqësia e tyre u forcua dhe ata qëndruan bashkë deri në momentin që u liruan në mesin e marsit 1991.

Të dy të dënuarit politikë u liruan në të njëjtën ditë dhe për ta ishte rezervuar i njëjti fat. Ata udhëtuan me autobus nga Saranda në Tiranë, ku nuk i priti askush nga familjarët e tyre, të cilët ishin internuar nga Sigurimi i Shtetit. Hysen Shoshori i tregoi Skënder Tufës dhe bashkëvuajtësve të tij, se njeriu që kishte dëshmuar kundër tij në vitin 1975, ishte pikërisht politikani që kishte dalë në krye të lëvizjes opozitare për të rrëzuar komunizmin, Doktor Sali Berisha.

Nisur nga ky fakt Skënder Tufa e intervistoi mikun e tij të burgut në vitin 2002 dhe e botoi për herë të parë intervistën në gazetën e të persekutuarëve “Plaga”. Kjo intervistë është mohuar disa herë nga kryeministri Berisha, duke thënë se ishte e falsifikuar.

“Njeriu që ka ndikuar në dënimin time me vdekje në kohën e regjimit komunist ishte Sali Berisha. Ai doli dëshmitar në gjyqin tim duke bërtitur me të madhe: Të varet në litar!”. Kjo është dëshmia e Hysen Shoshorit, njeriut të dënuar nga regjimi komunist me varje, por që më pas u fal duke u dënuar me 25 vjet burgim.

Krimi i Shoshorit ishte shtypja dhe shpërndarja e më shumë se 41 mijë trakteve gjatë 13 viteve. Ai ka lënë qelitë e burgut pas 17 vitesh. Shoshori ka rrëfyer në emisionin “Xhungël” të gjithë historinë e tij nga shpërndarja e trakteve e deri tek dënimi pas dëshmisë publike të Sali Berishës.

Intervista me Shoshorin është realizuar nga bashkëvuajtësi i tij i burgut, Skënder Tufa në vitin 2002 dhe është transmetuar në emisionin Xhungël të gazetarit Artan Hoxha

Cili ishte motivi që ju shtyu t’i kundërviheshit regjimit duke vendosur trakte?

Ishte cenimi i pronës private, që për mua ishte shumë e shenjtë. Sepse ishte e lidhur me dinjitetin tim dhe me qenien time. Ishte arsyeja kryesore që më detyroi të bëj këtë veprim, duke iu përgjigjur në këtë formë. Ajo pronë e vogël ishte për mua atdheu im, të cilin ma mohuan.

Z. Hysen, çfarë përmbajtje kishin traktet tuaja dhe, a kishin ndonjë shenjë dalluese ato?

Ky aktiviteti im zgjati 13 vite, nga viti 1961 deri në vitin 1974, për këtë periudhë janë dokumentuar nga organet e Sigurimit të Shtetit, që më vonë më detyruan në gjyq, duke përfshirë dhe nëntë copët e fundit të trakteve që më kapën. Në momentin e arrestimit, traktet plotësonin shifrën e përgjithshme, 41.100 copë.

Ishte një kohë e përzier me urrejtje, e cila më shtyu që ta shpreh atë me ngjitjen e parullave, nga e cila ndjeva një farë sadisfaksioni personal edhe për shumë viktima të tjera, duke i bërë thirrje asaj pjese të pastër të popullit shqiptar për një luftë kundër partisë shtet, sundimtarëve e kriminelëve të pashoq në historinë botërore, që ashtu si mbi mua po shkelnin mbi dinjitetin e njerëzve të ndershëm. Tekstet kanë qenë të shumëllojshëm, por përmbajtja ka qenë e njëjtë dhe qëllimi im kishte një pikësynim, mbrojtjen e dinjitetit dhe të ndershmërisë.

Nga dallonin traktet tuaja nga ato që mund të kenë hedhur persona të tjerë?

Traktatet e mia kishin një shenjë në fund të tyre, që ishte një kafkë njeriu, e cila personifikonte sistemin shoqëror dhe për sebep të kësaj shenje, operacioni i kapjes sime, që zgjati 13 vjet, u quajt “Kafka”. Frika që dominonte te të gjithë nuk i linte ta lexonin deri në fund traktin. Shumë nga këto që i kishin lexuar traktet e mia për mungesë vigjilence përfunduan nëpër burgje dhe më akuzonin mua për fatkeqësinë e tyre.

Ndërsa në arenën ndërkombëtare, në ato pak mundësi që kishin për informacionin, unë personalisht kam dëgjuar më 1962 te Radio Moska që të thuhet “filloi edhe në Tiranë të shkrihet akulli”. Për gjithë periudhën 13 vjeçare, aktiviteti im, është komentuar në disa radio të huaja në gjuhën shqipe.

Çfarë ndikimi kishin traktet në publik?

Atëherë e kuptova se puna ime e drejtë kishte qëlluar në shenjë, prandaj i thashë vetes, “puno më shumë mor Cen se e vërteta sa do që të mbulohet, të shpon sytë”. Duke filluar nga viti 1962, Tirana zyrtare rriti vigjilencën në survejim, ku u manifestua në tre pika kryesore: duke shfrytëzuar pemët e rrugëve të Tiranës, duke u marrë shumë qytetarëve në dispozicion dhomat që kishin sheshpamje si dhe në muret rrethuese të oborreve të shtëpive u hoqën një tullë për vrojtim. Aty survejoheshin nga brenda mureve njerëz të popullit.

Çfarë strategjie keni ndjekur për të mos u kapur nga Sigurimi i Shtetit?

Kam pas ndjek një strategji të tillë, nuk i vendosja traktet dy herë në një vend. I kontrolloja nga larg, por herën e fundit i kishin hequr shumë shpejt. Vrojtova me inat, i vendosa përsëri ku i kisha vendosur. Kjo më kushtoi shumë shtrenjtë. Ishte gusht i vitit 1974, kur sapo e vendosa fletushkën e fundit papritur më janë hedhur dhjetëra vetë që me sa duket më ndiqnin dhe me godasin. Më rrëzojnë përtokë duke më hipur në kurriz. Të eksituar aq shumë nga gëzimi dhe urrejtja që kishin për mua, qëllonin edhe njëri-tjetrin, duke kujtuar se isha unë.

Çfarë ndodhi me ju më pas?

Nuk e di sa çfarë ka ndodhur më tej, vetëm se e kam parë veten të lidhur në bodrumet e Ministrisë së Brendshme, ku mes shumë të tjerëve më vizitoi edhe Kadri Hazbiu, i cili më pyeti “ti je shpërndarësi, apo organizatori”? Unë i përgjigjem, se “jam dhe shpërndarësi dhe organizatori” dhe fill pas këtij detaji dëgjoj një zë që thotë “duhet çuar në spital, mbaj përgjegjësi për jetën e tij”. Në 6 muaj kam provuar torturat nga më çnjerëzoret, që nuk dua t’i përmend. Por po sjell vetëm një fakt. Më kishin vënë disa herë të mbyllur në arkivol.

Si u zhvillua gjyqi dhe ai i mbani mend dëshmitarët?

Unë në atë sallë gjyqi, të mbushur me popull, fiksova një fytyrë që m’u ngulit në mendjen time. Po priste mes këtij populli duke thënë “ky njeri që është marrë me këto trakte të varet në litar”, dhe në këtë moment nxori një trakt duke ia tundur kryegjykatësit.

Çfarë bëri ky dëshmitar nëse ju kujtohet?

Ky njeri që priste pranë këtij populli, nxori traktin nga xhepi dhe duke iu drejtuar kryetarit të gjykatës, “të varet në litar, që u mor me këto”, duke e tundur para popullit dhe sytë e kryetarit të gjykatës. Më habiti se viti që po u gjykoja ishte viti 1975. Kurse trakti që ky e kishte hequr mënjanë, dhe unë mendoja se mund ta kishte gjetur kur e kisha vendosur në fakultetin mjekësor, mund ta kishte gjetur vite më përpara se sa viti që po gjykohesha.

I kujt viti ishte trakti?

Ky trakt, duhet të ishte i vitit 1962, sepse m’u kujtua koha që e kisha vendosur na fakultetin mjekësor. Tha “dëgjo, populli kërkon varje në litar, por prapë se prapë partia do të mendojë për ty”.

Çfarë dënimi iu dha gjykata?

Me vdekje.

Më vonë si ndodhi që nuk u ekzekutuat?

Pas 47 ditëve që prisja ekzekutimin më erdhi falja. Më lanë 25 vite burg. Nga këto unë bëra vetëm 17 vite burgim, pasi më 17 mars 1991 u lirova.

Po kush ishte ky njeri që dëshmoi kundër jush?

Ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për me arrit në majat më të larta të hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim, duke ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.

A jeni i sigurt z. Hysen?

M’u kujtua që ky emër, ishte i asaj fizionomie që thoshte për mua “të varet në litar”. Unë mund t’ju them që asnjëherë nuk mund të harrohet bisha që të kafshon.

Si po e kaloni jetën pas daljes nga burgu?

Jeta ime që po e bëj është një burg në ambient të hapur, sepse jam i pastrehë nga që streha ime ishte atdheu im. Ajo m’u grabit. Në këtë moshë për strehë kam bordurat e rrugëve.

Kush ju ka ndihmuar?

Një e mirë që i ndodh kësaj jetës sime, po i bëhet nga një bashkëvuajtës që më ka marrë për të kaluar natën, një pjesë tjetër të ditës e kaloj në bibliotekë, por një e keqe tjetër që po i ndodh moshës sime është se po dremis gjumin nëpër bordurat e rrugëve.

Me çfarë të ardhurash jetoni?

Burimi i jetesës sime, duke qenë i vetëm, që është një nga fatkeqësitë më të mëdha të jetës sime, qenka vetmia. Burimi i jetesës është vetëm një pension qesharak prej 60 mijë lekësh. Unë i them vetes sepse shihesh i gjallë nga të tjerët, nuk do të thotë se po jeton

Kurt Kola: Berisha është e keqja e shqiptarëve

Kurt Kola, kreu i shoqatës së të përndjekurve Politikë, Kurt Koka, ka reaguar dje në lidhje me dëshminë e dhënë nga Sali Berisha duke e etiketuar atë si një agjent të sigurimit të shtetit, i cili ka dalë dëshmitar kundër një të burgosuri politik. Sipas Kolës, është e pamoralshme që shqiptarët të votojnë Sali Berishën për të drejtuar vendin.

“Sot populli shqiptar u njoh me një lajm shumë tronditës, sot mësoi se kryeministri që qeveris vendin ka qenë një agjent i sigurimit të shtetit dhe ka dalë dëshmitar, ka kërkuar dënim me varje për një të burgosur politik, për Hysen Shoshorin. U publikua qartë morali i atij që udhëheq Shqipërinë.

Një person i tillë që ka dalë dëshmitar i një të burgosuri politik, që 13 vjet rresht ka vënë trakte në Tiranë kundra atij sistemi dhe ka kërkuar dënimin me varje në Sheshin Skënderbej, e kemi kryeministrin tonë. Është e pamoralshme për çdo shqiptar që të votojë sot Sali Berishën për të qenë në drejtim të vendit. Ai është e keqja, jo e Hysen Shoshorit, jo e të përndjekurve politikë, por është e keqja e shqiptarëve”,- tha Kola.(Shekulli)

“Si i gjeta gjithë të afërmit të vrarë, mes një thertoreje gjaku”
Më 29 maj 1992, natën e vrasjes së pesë anëtarëve të një familjeje, e njohur si Masakra e Libofshës, në orën 2 të saj, Mustafai, djali i ndarë i familjes Pupa, kishte dëgjuar zhurmë në oborr. Ai banonte në shtëpinë ngjitur me atë të prindërve dhe vëllait të martuar me një fëmijë. Ndërsa zhurma kishte pasur karakteristikat e rrëzimit të diçkaje të rëndë përtokë. Mustafai ishte ngritur nga shtrati, kishte hapur derën kryesore të shtëpisë, duke hedhur një sy rrotull, por nuk kishte vënë re asgjë të dyshimtë. Ditë më pas, kur pesë kufomat e njerëzve të shtrenjtë të jetës së tij ishin futur në dhe’, ai do e kujtonte me dhimbje e dëshpërim këtë zgjim në mes të natës. Madje ky detaj, me kalimin e kohës, pasi dëgjoi edhe dëshmitë e vrasësve në gjyq, që mes të tjerave tregonin se në shtëpinë fqinje, djali tjetër i viktimës ishte zgjuar e kishte hapur derën për të hedhur një sy jashtë, kishte nisur ta shqetësonte edhe më tepër. Sepse në mendje kishte nisur t’i rrinte si çekan fjala “sikur” bashkë me filozofinë e saj munduese e të pabereqet. “Sikur të kisha hapur sytë më mirë… Sikur të kisha dalë në oborr të bëja një kontroll… Sikur të mos kisha fjetur më gjumë…”

Tetëmbëdhjetë vjet më pas, ulur në një karrige në ballkonin e shtëpisë së masakrës, ku edhe banon aktualisht, Mustafa Pupa, lëshon sërish zemër kur kujton detajin e zgjimit në orën 2 të natës së 29 majtit 1992.

Zoti Mustafa, mund të na rrëfeni se si e kujtoni tani ngjarjen që ju mori babanë, nënën, vëllain e vetëm, vajzën dhe bashkëshorten e tij?

Është një ngjarje nga ato që nuk të largohen kurrë nga mendja, edhe pse në mes vazhdojnë të futen e të renditen vite të tëra kohe. Një ngjarje, që e sjell dhe përcjell përditë në kokën time dhe që gjithmonë ia arrin të më bëjë keq, të më bëjë të më ikë humori dhe përqendrimi. Atë natë unë ndjeva një zhurmë dhe u ngrita nga shtrati. Ishte ora rreth 2 e natës dhe prindërit e mi, vëllai, nusja e vajza e tij ishin ende gjallë. U ngrita të shihja. Zhurma kishte karakteristikat e diçkaje të rëndë që rrëzohet përtokë. Ishte një tingull i shurdhët. Në mendje më shkoi se mund të jetë ndonjë hajdut, se këta ishin shtuar shumë ato kohëra. Unë banoja në këtë shtëpinë ngjitur, kurse këtu, ku po qëndrojmë, ka qenë shtëpia e tim ati, ku jetonte edhe vëllai me familjen. Zhurma vinte nga gardhi, ishte prej kallamash në atë kohë, kështu që mendimi i parë ishte se mos po tentonin të na vidhnin bagëtitë. Por kur nuk pashë gjë në oborr dhe për më tepër nuk dëgjova që bagëtitë të bënin zhurmë, mendova se nuk kishte ndonjë gjë për t’u shqetësuar. Nuk ia fal vetes që u tregova i shkujdesur…

Ju ishit i pari që u futët në shtëpinë e masakrës?

Unë isha. Por alarmin se diçka nuk shkonte e kishte dhënë rreth orës 06:00 bariu i deleve. Sepse në atë kohë në lagje kishim një bari që kulloste delet e të gjithëve. Bariu kishte mbledhur delet e lagjes, por të pleqve të mi, pra tonat, nuk ia kishte nxjerrë kush. Duke qenë se në shtëpinë e babait nuk i ishin përgjigjur, ai trokiti në derën time. U vesha dhe dola jashtë. Bariu më tregoi se të shtëpia e tim ati askush nuk përgjigjej dhe se ai ishte bërë vonë, se duhet të merrte sa më shpejt delet me vete. Kështu që unë u futa në shtëpi me mendje se ishin ende në gjumë. Por kur pashë portën e oborrit të shqyer dhe derën hyrëse gjysmë të hapur, sepse ndjeva një therje në zemër. Në korridor pashë gjak. Aq shumë gjak, sa dukej sikur të isha futur në një thertore. Gjak edhe nëpër mure, por edhe tavanet ishin të spërkatura, ndërkohë që këpucët nisën të bënin pllaq-plluq. Vura se po shkelja mbi rroba e plaçka të përgjakura, të hedhura andej-këndej si mbas bastisjes së një banese, ndërsa sytë fillimisht më shkuan majtas, në dhomën e gjumit, te krevati dopio, ku flinin im vëlla, Agimi, me nusen, Rajmondën. Pamja më ngriu në vend. Ata ishin të masakruar, me fytyra të prishura që shikonin nga tavani. Ende të shtrirë mbi krevat, në vendet e tyre, mes çarçafëve të bardhë që kishin thithur aq shumë gjak, sa dukej sikur ishin të kuq. Ndërkohë mendja më ishte bllokuar. Nuk dija çfarë bëja. Duhet të kem kapur kokën me duar, duke ulërirë nga dhimbja. Bariu që u fut pas meje, në të njëjtën kohë kishte nisur të kërkonte ndihmë dhe në oborr ishte mbledhur e gjithë lagjja. Dikur ktheva sytë nga krevati i vajzës së vëllait, Magdalenës, 8 muajshe. Ajo lëvizi një moment, duke më tërhequr vëmendjen. Një çast kujtova se flinte, por kur u afrova dhe pashë gjak poshtë qafës së saj, ngriva. Çaste më vonë ndjeva se dikush po më tërhiqte nga pas. Isha aq i mpirë sa reagoja si trung. Në korridor, në thellësi të tij, vura re nënën, Zenepen, të përgjakur me një shami të zezë të lidhur në gojë. Vrasësit e kishin torturuar para se ta qëllonin për vdekje. Ndërsa babai, Petriti, ishte në shtratin e tij, i mbështetur në mur, me pamjen e një të gjalli, nëse këtë nuk e prishte fytyra e copëtuar. Në gjyq vrasësit pohuan se fillimisht i kishin goditur me leva në kokë, ndërsa më pas, për t’u siguruar, i kishin goditur edhe me një sëpatë. Ndërsa vajzës pohuan se i kishin përdredhur kokën. Se ajo kishte nisur të qante, t’i bezdiste në punën e tyre…

Si është e vërteta, pasi është thënë se vajza e vogël pas ngjarjes ishte gjallë?

Po, vajza jetoi në koma edhe disa orë. Por edhe nëna ishte gjallë. Jetoi pak më shumë se vajza. Unë nuk kujtoj shumë gjëra, mbaj mend policinë që mbërriti dhe nisi të merrej me vendngjarjen, kujtoj se vajza vdiq rrugës për në spital, ndërsa nëna dha shpirt në darkë. Dha shpirt pa folur asnjë fjalë, edhe pse policia, në prezencë të mjekëve, i rrinte te koka për të mësuar ndonjë gjë me qëllim që të identifikonte autorët.

Vrasësit janë zbuluar vetëm pas katër ditësh. A i njihnit ata dhe si i mbanit mend?

Policia ndenji tri ditë në shtëpinë time. Më pyesnin se te cili dyshoja që ta ndalonin dhe ta merrnin në pyetje. Kujtoj se atë ditë erdhi me helikopter edhe ministri i Rendit Publik, Bashkim Kopliku. Asnjëherë nuk e mora vesh se si u zbuluan vrasësit, por unë dhe e gjithë familja ime i njihnim ata. Sepse që të dy, edhe Ditbardhi, edhe Josif Çukua, kishin punuar si ndihmës të vëllait të tyre më të madh në ndërtimin e shtëpisë sonë, të së njëjtës shtëpi ky hynë dhe bënë masakrën, pra dikur kishin ngrënë bukën tonë. Në atë kohë mësuam vetëm se atyre u ishin gjetur rrobat e gjakosura si dhe leva e sëpata, bishti i së cilës, i thyer nga goditjet e forta në kokat e njerëzve të mi të afërt, u gjet pranë kufomave. Të gjitha i kishin hedhur në një pus pranë shtëpisë së tyre. Kur u ftillova, ditë më pas, kur po zhvillohej gjyqi, mu kujtua se Ditëbardhin e kisha parë pranë shtëpisë sonë mëngjesin e masakrës. Një komshi më tha se ai e kishte pyetur nëse kishin vdekur që të gjithë, apo jo. Duket donte të sigurohej që askush nuk do të përmendte emrin e tij dhe të vëllait të tij.

Si i njihnin në fshat këta dy?

Më pas doli se ishin hajdutë, madje hajdutë të sëmurë, nga ata që nuk i zë gjumi pa vjedhur diçka, një send, sado pak i rëndësishëm. Pas ngjarjes dhe arrestimit të tyre, policia provoi, në bazë edhe të materialeve të sekuestruara në shtëpinë e tyre, edhe një sërë vjedhjesh të shtëpive të ndryshme në fshat, por gjykata nuk u mor me ato. Madje e shpalli që në fillim se nuk do të merrej me vjedhjet, pasi akuza për masakrën dhe dënimi që mund të jepej, në rast se vërtetohej, do të ishte i tillë, sa nuk do të lindte nevoja e plotësimit me dënime për keqbërje të vogla.

Përse piketuan pikërisht shtëpinë e prindërve të tu?

Për të grabitur. Vëllai që u vra, Agimi, rreth tre muaj më parë kishte ardhur nga Greqia. Kishte sjellë një makinë me mallra, televizor, frigorifer, divane, pra plaçka që kishin rënë në sy të gjitha banorëve të lagjes tek shkarkoheshin. Ndërkohë ai bënte kurs për të marrë patentë shoferi. Pra, ideja se bënte kurs për patentë, duket u thoshte vjedhësve se ai kishte të holla për të blerë një makinë, çmimi i të cilave në çdo kohë ka qenë i shtrenjtë. Por vëllai ndërkohë e kishte krijuar figurën e një njeriu me lekë. Sepse ai edhe në kohën e komunizmit, duke punuar si rrobaqepës, kishte imazh të tillë. Qepte sipas modës dhe tek ai mbërrinin me shumicë të rinj për të prerë kostume, apo qoftë një palë pantallona. I kishte duart të arta dhe jo vetëm ato, por edhe zemrën, sepse kujtoj se atyre që nuk kishin mundësi, ua qepte pa u marrë shpërblim. Ah, edhe kur erdhi nga Greqia i bëri gjithë lagjes dhurata. Ishte aq i zoti, sa tek ai, fshehurazi, merrnin zanatin edhe rrobaqepës të ndryshëm nga Fieri.

Si e treguan vrasësit në gjyq ngjarjen?

Thanë se ishin nisur për të grabitur. Sepse ishin të bindur se në shtëpinë e tim eti do të gjenin shuma të mëdha të hollash. Ka të ngjarë që të kenë qenë më shumë se dy vëllezërit Çuko në grabitje atë ditë, por policia u mjaftua vetëm me ata. Sepse teksa u provua se ata të dy ishin futur brenda për të bërë masakrën, lind pyetja, kush i ruante nga jashtë? Nejse… Sipas dëshmisë së tyre në gjyq, ata kishin kaluar gardhin me kallama pikërisht në kohën që unë dëgjova zhurmën, në orën 2 të natës. Ishin fshehur në momentin që kishin dëgjuar lëvizjet e mia dhe hapjen e derës kryesore dhe kishin nisur të vepronin kur gjithçka ishte qetësuar sërish. Me tubin e një pompe biçiklete kishin mënjanuar hekurat e dritares së dhomës së pritjes, ku nuk flinte askush, sepse ata e njihnin shtëpinë, pastaj kishin hequr xhamin e superluçes, duke e lënë përtokë, mbase duke nxjerrë fillimisht gozhdët që ishin nga ana e jashtme. Nga këtej kishin futur dorën brenda për të hapur dritaren dhe kështu ishin gjetur në brendësi, në një kohë që të gjithë flinin në dy dhoma të ndryshme. Fillimisht dy vëllezërit kishin hyrë në dhomën e vëllait, që ishte përballë, dhe pa asnjë paralajmërim kishin nisur t’i qëllonin me leva hekuri të dy, burrë e grua, siç ishin duke fjetur. Që të dy, vëllai, Agimi, dhe gruaja e tij, Rajmonda, kishin vdekur pa mundur të bënin asnjë lëvizje. Po sipas dëshmisë së tyre, në këtë kohë vajza, Magdalena 8 muajshe, ishte zgjuar dhe kishte nisur të qante. Një nga kafshët i ishte afruar dhe i kishte përdredhur kokën… (Mustafai ndërpret rrëfimin, sepse mbushet me lot).

E bënë gjithë këtë masakër, por a gjetën, a morën lekë këta?

Nuk e di. As në gjyq nuk doli gjë. Në fakt ata kishin marrë me vete një valixhe të vjetër, që im atë e trashëgonte si diçka tepër të shtrenjtë. Ishte një valixhe e lënë nga gjyshi im. Ai dikur kishte punuar në Egjipt dhe e kishte sjellë me vete. Im atë asnjëherë nuk na ka lënë të mësonim se çfarë ruhej brenda saj. Kështu ajo valixhe gjithmonë na zgjonte kureshtjen. Mbase edhe mund të ketë pasur ndonjë flori të trashëguar. Kush e di? Por në gjyq vrasësit thanë se në valixhe nuk kishin gjetur asgjë.

Pak më parë ju përmendët se nënën e kishin torturuar. Si doli e vërteta?

Po nëna ishte ende gjallë kur unë u futa në shtëpi. Ata e kishin torturuar, duke i lidhur një shami në gojë. Edhe ky detaj në gjyq doli. Pasi kishin vrarë vëllain, nusen e tij dhe vajzën, ata ishin futur në dhomën e prindërve. Në gjyq thanë se babai u kishte bërë rezistencë, se ishte mbështetur pas murit dhe ishte ndeshur me ta, por ata e kishin mundur duke e qëlluar me sëpatë në ballë. Pikërisht në këtë moment sëpatës i ishte thyer bishti prej druri, që ata kishin harruar ta merrnin me vete për ta zhdukur si provë. Ndërsa mamanë e kishin lidhur dhe torturuar për të mësuar se ku ishin të hollat. I kishin thyer dhëmbët duke e rrahur. Më pas e kishin qëlluar me leva, duke e lënë për të vdekur. Pasi kishin marrë valixhen, ata kishin dalë dhe kishin shkuar në drejtim të një rezervuari me ujë, që gjendet rreth 500 metër më tej. Aty kishin larë gjakun dhe kishin hedhur tej valixhen e shqyer me forcë. Deri këtu gjurmët e tyre i kishte ndjekur edhe qeni i policisë, po pa mundur të shkonte më tej.

Ka ekzistuar një pandehmë sikur ngjarja ka pasur lidhje me hakmarrjen, sipas së cilës autorët kërkonin shpagim pasi vëllai juaj kishte dashuruar dhe më pas braktisur motrën e tyre. Si është e vërteta?

Dy autorët e thanë saktë dhe prerë në gjyq se gjithçka e kishin bërë për para. Ndërsa historia e motrës së tyre ishte e vjetër ndërkohë. Ka të ngjarë që im vëlla të ketë pasur një lidhje të shkurtër me të, madje edhe unë në një rast e kam parë motrën e tyre në afërsi të shtëpisë sonë, por nuk mendoj se ishte për hakmarrje. Sepse po të kishte qenë hakmarrje, do kishim pasur fërkime të tjera më parë, ndërkohë që im vëllai ishte martuar dhe kishte një fëmijë. Kjo është thjesht një pandehmë.

Në atë kohë, në vitin 1992, bashkë me ngjarjen, me masakrën, ne kemi dëgjuar se ju ishit një familje e ardhur në Libofshë nga Korça. Si është e vërteta? A ka luajtur rol në sulmin ndaj jush fakti se nuk ishit pjesëtarë të një fisi të madh autokton?

Paraardhësit e mi kanë qenë njerëz me shkollë dhe të kamur. Sot e kësaj dite në mes të qytetit të Korçës gjendet ende në këmbë shtëpia jonë trekatëshe, kuptohet me pronar të ndryshuar. Por gjyshi, i cili në kohën e Zogut kishte shërbyer si drejtues policie apo edhe si kryekomunar në disa rrethe të vendit dhe që studimet i kishte kryer në Itali, u burgos nga regjimi i Enver Hoxhës. Ndërsa pjesës së mbetur të familjes iu komunikua një ultimatum, sipas të cilit ata mund të jetonin ku të donin, veçse jo më në Korçë dhe në Tiranë. Kështu, im atë, i cili edhe ai kishte studiuar në Verona të Italisë për agronomi dhe për një kohë edhe në Normalen e Elbasanit, u vendos bashkë me familjen pranë disa të njohurve në Mërtish të Lushnjës, jo shumë larg nga këtu. Unë aty kam lindur. Ndërkohë babai punonte si arsimtar të Libofshë, prandaj edhe bleu këtu shtëpinë, në oborrin e të cilës tashmë jemi ulur. Më pas solli edhe gjithë familjen. Ndërsa sulmi ndaj familjes sonë ka qenë i rastësishëm. Thjesht autorët e masakrës e kishin listuar shtëpinë tonë si një nga shtëpitë e fshatit ku mund të gjenin të holla. Madje në gjyq doli se dikujt, një bashkëmoshatari, i kishin thënë para masakrës: “E dimë mirë se kush ka para në Libofshë”. Dhe kishin përmendur një listë me 4-5 emra, në fund të së cilës kishin shtuar edhe emrin e tim vëllai. Ndërsa unë mendoj se piketuan shtëpinë tonë prej faktit se e njihnin shumë mirë, pasi e kishin ndërtuar vetë, restauruar më saktë, përmbi themelet e të vjetrës. Ne nuk kemi pasur asnjë konflikt me komunitetin këtu, përkundrazi na vlerësonin, pasi im atë kishte kaluar nëpër duar si edukator shumë nga brezat e kësaj zone. Kjo u vërtetua gjatë ceremonisë së varrimit. Sepse ishte madhështor. Kanë ardhur aq shumë njerëz, sa nuk ka ndodhur në ndonjë rast të dytë në këto kohëra. Për tim atë, por edhe për tim vëlla, këtu në Libofshë të gjithë kanë ruajtur respekt të veçantë.

Masakra Libofshës, dokumenti sekret i zbulimit të 2 vëllezërve që u varën në litar
Më 29 maj të saktësisht 18 viteve të shkuara, pra më 29 maj 1992, Fierin dhe krejt vendin e tronditi një ngjarje kriminale e përmasave të pazakonta. Një familje e tërë në fshatin Libofshë, të pesë anëtarët e saj, përfshirë një foshnjë disamuajsh, u gjetën të masakruar me sende të forta. Lajmi i transmetuar nga mediat drithëroi gjithë opinionin, duke injektuar pasiguri për jetën apo mosbesim në strukturat e shtetit, që paguheshin e përgjigjeshin për sigurinë. Impakti duket qe i së njëjtës peshë edhe për krerët e shtetit, që vinte i sapokonfiguruar pas fitores së zgjedhjeve nga Partia Demokratike më 22 mars 1992. Gjatë ditëve në vazhdim opinioni nuk mësoi pothuaj asgjë për vijimin e kësaj ngjarjeje, pasi në ato kohëra, në vazhdën e eksperiencës së komunizmit, hetimi për ngjarjet kriminale mbahej larg mediave. Kështu që lajmi i dytë i madh, që drithëroi sërish opinionin, por që edhe që i shkoi për shtat shumëkujt, ishte varja e dy autorëve të masakrës në sheshin para turizmit, në qendër të Fierit, më 25 qershor 1992, më pak se një muaj pas masakrës. Një veprim ndëshkues, që do të statistikohej i fundit në historinë moderne të Shqipërisë. Ndërsa ajo që mbeti pa u thënë, që mbeti e tillë për 18 vjet me radhë, ishte mënyra se si u zbuluan autorët e masakrës, provat që u grumbulluan kundër tyre dhe fakti nëse ata e pranuan apo jo krimin me gojën e tyre. Të gjitha këto, për herë të parë, i zbulon një dokument “sekret” i asaj kohë, që në fakt është një “përgjithësim” për ngjarjen, që u ka shkuar të gjitha degëve të Rendit Publik në rrethe. Një dokument, ku pas përshkrimit të ngjarjes, janë renditur edhe meritat e të metat e hetimit, me qëllim që materiali të lexohej nga uniformat blu në gjithë vendin për të shërbyer si përvojë në punën e tyre të mëtejme. Kështu, për herë të parë ky dokument zbardh veprimet e policisë për zbulimin e krimit, mënyrën se si u shkua te dy autorët, vëllezërit Ditbardh e Josif Çuko, punën e saktë dhe meritën e pakundërshtueshme të një eksperti kriminalistik nga Vlora si dhe zbardhjen e motivit të vrasjeve. Më poshtë përmbajtja e dokumentit që botohet për herë të parë.

Dokumenti

Sekret

Fier, më 16.06.1992

Përgjithësim

Mbi zbulimin e autorëve të grabitjes me vrasjen e pesë personave të familjes Pupa në fshatin Libofshë të rrethit Fier.

Më datën 29.05.1992, ora 06:45, në fshatin Libofshë të rrethit Fier, në banesën e tyre u gjetën të vrarë shtetasit Petrit, Zenepe, Agim, Rajmonda dhe Magdalena Pupa. Autorët e krimit kishin mundur të përkulin hekurat e dritares, hequr xhamin e superluçes dhe ishin futur në banesë. Mbasi kishin vrarë pesë personat e përmendur, kishin kontrolluar në gjithë banesën dhe kishin përvetësuar një valixhe, e cila u gjet e shqyer në periferi të fshatit.

Menjëherë u shkua në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Kryetarit të Degës së Rendit u krijua grupi operativ i përbërë nga shefi i policisë kriminale S. Muço, shefi i policisë shkencore, eksperti kriminalist K. Andoni, shefi i seksionit për krimet në fshat, B. Abedini, inspektorët e policisë kriminale S. Dhamo e A. Shkurta, inspektorët e TO (Teknikës Operative) P. Ngresi dhe V. Tanuçi si dhe punëtori i policisë, që kishte shërbyer më parë në këtë zonë Ll. Stase. Menjëherë u hartua plani i masave, duke ngritur dy versione. Versioni i parë: vrasjet ishin kryer për hakmarrje. Ky version u ngrit duke studiuar personalitetin e viktimave, për faktin se Agim Pupa ishte fejuar e ndarë disa herë dhe pjesëtarët e familjeve të vajzave ishin shprehur për hakmarrje. Versioni i dytë: vrasjet ishin kryer për grabitje. Për faktin se familja Pupa dihej që kishte lekë në shuma të konsiderueshme.

Për verifikimin e dy versioneve paralelisht u ndanë detyra konkrete për çdo pjesëtar të grupit operativ, u koordinua puna me Degët e Ruajtjes së Rendit Lushnjë, Elbasan dhe Drejtorinë e Rendit Publik, Tiranë, për verifikimin e personave të dyshimtë në këtë vrasje. Të gjithë pjesëtarët e grupit operativ brenda datës 29.05.1991 sollën informacion me vlerë, ku u verifikuan të gjitha linjat që të çonin në krimin e vrasjes për hakmarrje. Duke parë si më të mundshëm një denoncim… u bë ndalimi i shtetasve E.Sh. e E.V. duke bërë edhe një sërë veprimesh me T.O. (Teknikë Operative, përgjime) për sqarimin e këtij versioni. Nga studimi i kandidatëve të dënuar në dhomat e izolimit u gjet i përshtatshëm njëri prej tyre, i cili vazhdoi përpunimin në dhomat e izolimit të E.Sh, ndërsa E.V. u fut në një dhomë me një të dënuar që kishte lidhje shoqërore dhe u përgjua pandërprerë me T.O.

Krahas punës intensive në rrugë hetimore e operative, nuk u hoqën vëmendja në asnjë moment nga verifikimet e tjera. Vetëm pas katër ditësh, eksperti kriminalist i Degës së Rendit Publik, Vlorë, Llazar Plaku, dha konkluzionin kategorik se gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes, në xhamin e superluçes, janë lënë nga Ditbardh Çukos, nga fshati Libofshë. Menjëherë u organizua operacioni për kapjen e autorit, verifikimin e thirrjen e menjëhershme të të gjitha lidhjeve shoqërore e miqësore, daktiloskopimi i tyre dhe kontrolli i banesës së Ditbardh Çukos. Nga kryerja e këtyre veprimeve rezultoi se në banesën e tij u gjetën rroba me njolla gjaku dhe se përveç gjurmëve të tij, në xhamin e hequr kishte lënë shenjat e duarve edhe vëllai i Ditbardhit, Josif Çuko, 22 vjeç. Mbi këtë bazë u ndaluan si autorë dhe për kontradikta në thënie Ditbardh Çuko, 24 vjeç, Josif Çuko 22 vjeç, motra e tyre si dhe G.K., shok i ngushtë i Ditbardhit. Nga puna intensive e hetuesisë së rrethit, që në momentin e ndalimit, autorët Ditbardh dhe Josif Çuko pranuan se kishin kryer vrasje për motivin e grabitjes dhe hakmarrjes, pasi Agim Pupa kishte dashur motrën e tyre dhe e kishte lënë atë. Hetimi u bë i shpejtë dhe i plotë, brenda katër ditëve çështja penale iu dërgua për gjykim Gjykatës së Rrethit, e cila i dënoi dy autorët me vdekje, varje në litar.

Anët pozitive që ndikuan në zbulimin e autorëve

1-Përkushtimi në punë i gjithë grupit operativ, duke mos njohur kufij kohorë në verifikimin e thithjen e çdo informacioni.

2-Koordinimi i mirë i punës me Degët e Rendit Publik, që përmendëm më sipër nën drejtimin e drejtuesve më të mirë të Ministrisë së Rendit Publik.

3-Puna e lavdërueshme e shërbimit kriminalistik dhe veçanërisht e ekspertit kriminalist të Degës së Rendit Publik, Vlorë, Llazar Plaku.

4-Bashkërendimi i punës me hetuesin e rrethit, SHIK-un, në kryerjen e të gjitha veprimeve operative apo hetimore.

5-Kryerja e më se 18 kombinacioneve me T.O. dhe 6 për marrjen e shenjave të duarve, kryer me fantazi e intuitë operative nga inspektorët e policisë kriminale, bëri të mundur përjashtimin e një sërë personash të dyshuar dhe ngushtimin e rrethit të personave si autorë të mundshëm të krimit.

6-Ndërtimi me kujdes i operacionit për kapjen e autorëve si dhe bllokimi i menjëhershëm i të gjitha lidhjeve shoqërore të tyre në postën e policisë Libofshë, duke koordinuar punën me hetuesin dhe nëpërmjet veprimeve me T.O. u sqaruan pozitat e tyre.

Disa mangësi në ndjekjen e shpejtë të autorëve

Fillimisht u vërejt çoroditje për zbulimin e këtij krimi të pashembullt. Mbas kryerjes së krimit, detyrat qenë të njëanshme. Hetuesi i çështjes u mjaftua me këqyrjen e pyetjen e dy dëshmitarëve dhe u largua jashtë rrethit pa adresë. Po kështu u larguan edhe ekspertët kriminalistë dhe mjekoligjorë pa dhënë detyra orientuese e pa marrë përsipër detyra për zbulimin e krimit. U desh ndërhyrja e udhëheqjes së Degës së Rendit Publik dhe e Zv/kryetarit të hetuesisë së rrethit për riparimin e menjëhershëm të këtij defekti, çështja penale iu transferua një hetuesi tjetër, u dërgua në vend përsëri eksperti kriminalistik për marrjen e shenjave të duarve me kombinacion personave të dyshuar.

2-Eksperti kriminalist K. Andoni dha konkluzion të gabuar, duke përjashtuar të gjithë kontingjentet e daktiloskopuar të fshatit Libofshë e fshatrave përreth. Kjo bëri që informacionet e marra nga sektori operativ, që Ditbardh Çuko i dënuar më parë për vjedhje, është parë në afërsi të banesës së viktimave para se të ndodhë krimi dhe se mbas kryerjes së krimit është paraqitur mjaft i shqetësuar, aq sa dridhej, të mos çoheshin deri në fund që një ditë mbas kryerjes së krimit. U desh thirrja e ekspertit kriminalist të Degës së Rendit Publik Vlorë për shikimin edhe njëherë të shenjave të duarve të kontingjenteve vjedhës të fshatit Libofshë.

3-Verifikimet, ndonëse nuk munguan, duheshin bërë më të kujdesshme dhe më me përgjegjësi. Themi kështu se, ndonëse për çdo moment u shtrua detyrë verifikimi i personave të larguar nga Libofsha mbas kryerjes së krimit, kjo nuk u bë ashtu siç duhet. Kështu, u nxorën vetëm katër persona, të cilët njiheshin me personalitet të mirë, që janë larguar mbas kryerjes së krimit dhe nuk u nxor vëllai i të dyshuarit, Josif Çuko, që është larguar për në Greqi dhe meqenëse është kapur, ishte kthyer përsëri.

4-Ndonëse u bënë përpjekje për aktivizimin e forcës zbuluese të përjashtuar nga sektori operativ i policisë dhe tërheqja e kandidatëve të përshtatshëm për zbulimin e krimit, kjo detyrë nuk u çua deri në fund, duke përjashtuar vetëm 7-8 takime operative u anua zbulimi (?) vetëm me anën e vijës masave.

5-Koordinimi i punës me SHIK-un u la vetëm për ditën e katërt, kur duhej bërë që në momentin e konstatimit të krimit.

6-Mbajtja në kontroll e kontingjentit keqbërës duhet të ishte parë më mirë si nga sektori operativ i krimeve të hapura, ashtu edhe nga punëtori i policisë së zonës.

7-Dega e Rendit Publik Fier nuk kishte qen gjurmimi, u desh të merrej qeni i gjurmimit të Degës Rendit Publik Lushnjë dhe të pritej në vendin e ngjarjes deri sa ai të vihej në gjurmë. Nga thëniet e autorëve rezultoi se qeni e ndoqi mirë gjurmën e autorëve deri sa ata ishin futur në rezervuarin me ujë në periferi të fshatit.

Për zbulimin e shpejtë të këtij krimi, Ministria e Rendit Publik shpërbleu pjesëtarët e grupit operativ dhe personat e tjerë që ndikuan në zbulim me shumën 35 000 lekë.

Kryetari i Degës së Rendit Publik

Major M. Zaloshnja (firma, vula)

Fjalët e fundit të autorëve para varjes

Në mes të natës, në mes të qytetit të Fierit, para se të ngjiteshin në karriget dhe të shkonin qafën në litar, dy autorët e masakrës së Libofshës, vëllezërit Ditbardh dhe Josif Çuko, kanë pasur mundësinë e fjalës së fundit, apo dëshirës së fundit.Fiks si në ekzekutimet e kohës së komunizmit. Madje edhe procedura deri te procesverbali i mbajtur me këtë rast nuk dallon nga ata të pushkatimeve të bëra në kohën e komunizmit. Ndryshimi i vetëm është varrosja e kufomave në varrezat publike të Fierit.

Dënimi me vdekje me litar i dy autorëve të masakrës së Libofshës u bë sipas një gjykimi të përshpejtuar dhe vendimi i gjykatës mban datën 11 qershor, pra më pak se dy javë pas ngjarjes. Ndërsa pak ditë më pas, më 23 qershor, Presidenti i Republikës nuk u fali jetën dy të dënuarve, duke i lënë rrugë ekzekutimit me vdekje me litar.

Ja përmbajtja e këtij procesverbali.

Procesverbal

Mbi ekzekutimin e vendimit me vdekje me litar të dënuarve Ditbardh Çuko e Josif Çuko.

I mbajtur sot më datën 25.06.1992 në orën 02:00, në sheshin e turizmit në qendër të qytetit Fier, në prani të skuadrës ekzekutimit, të prokurorit të rrethit K.N., mjekut ligjor B.S., dhe shefit të policisë së rrethit A.L.

Me vendimin e Presidentit të Republikës N.36 datë 23.6.1992 dhe vendimin e Gjykatës nr. 65 datë 11.6.1992 të dënuarit Ditbardh Çuko dhe Josif Çuko janë dënuar me vdekje, varje në litar.

Në këto rrethana në zbatim të normave të rregullores Nr. 01-46 datë 30.3.198… kapitulli 11, të dënuarit Ditbardh Çuko e Josif Çuko u çuan për ekzekutim.

Para se të ekzekutoheshin, nga ana e prokurorit të rrethit iu tha se Presidenti i Shqipërisë nuk e mori parasysh kërkesën për faljen e jetës dhe me vendimin nr. 36 datë 23.6.1992 lë në fuqi vendimin e Gjykatës Popullore. Ata para ekzekutimit të vendimit deklaruan:

I dënuari Ditbardh Çuko: “Nuk kam gjë për të thënë”.

I dënuari Josif Çuko: “Nuk kam gjë për të thënë”. Pas kësaj u bë menjëherë ekzekutimi i tyre. Të varurit në litar u kontrolluan nga ana e mjekut ligjor në prezencë të pjesëmarrësve të përmendur në procesverbal, i cili konfirmon vdekjen e të dënuarve në fjalë.

Procesverbali, pasi u shkrua, u lexua nga pjesëmarrësit dhe nënshkruhet rregullisht me firmën e tyre.

Prokurori i Rrethit, K.N. (firma)

Shefi i Policisë së Rrethit A.L. (firma)

Mjeku Ligjor A.s. (firma)

Poshtë, vula e Degës së Rendit Publik, Fier

Pak Histori
12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrenojat e qytetit antik te Apolonise. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s ne një koder pranë detit dhe afër grykederdhjes se lumit Aoos ( Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi.Ne lulezimin e tij mendohet te këtë patur një popullsi prej 50,000-60,000 banoresh. Për rendesine ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur “ qytet të madh dhe hijerende “. Monumentet me te rëndësishme arkeologjike janë : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kerkimet e para mbi thesarin historik te Apolonise u benne gjatë Luftes se Pare Botërore nga arkeologet austriake, qe zbuluan dhe eksploruan muret e mëdha qe rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorren ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se qytetit. Zbulimet kanë vazhduar nga arkeologet shqiptare pas çlirimit. Qendra te tjera te popullimit parahistorik ne rrethin e Fierit kanë qenë edhe Stefanafana, Nemfeumis, keshtjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Porteza , Petova etj.

Regjistrimi I pare I populsise është ai I vitit 1923 ku Fieri ishte nenprefekture nenvaresine e Beratit. Ne perberjen e Fierit futeshin 2 krahina : rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtepi dhe 12.760 banorë , krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940 banorë. Vete qyteti I Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorë. Gjatë fillimit te shekullit te XX-te deri ne vitet e Luftes se Dyte Botërore ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosen banorë te ardhur nga Laberia, Çamëria dhe Kosova si dhe grupe të ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftes ne qytetin e Fierit u vendos një numer I madh camesh te debuar nga Greqia.

Ne vitin 1958 sipas ndarjes se re administrative rrethi kishte një siperfaqe prej 1175 km2. ne te bënin pjesë 4 qytete si dhe 139 fshatra te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shnderimin e rrethit ne qendren ekonomike me te zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi një proces I zhvilluar urbanizimi. Për te plotësuar nevojat e industrise dhe bujqesise, filloi një levizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin 1965 qyteti I Fierit numeronte 20 000 banorë, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorë. Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte një popullsi prej 226 2000 banorë, dhe dendesi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifren 27.6 % ndërsa ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte 2.09 %o .

Me fillimin e viteve 90 –te ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Një pjesë e madhe e banoreve kanë emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastres, Tepelenes, Beratit,Elbasanit, Gjirokastres si dhe nga zonat veriore e verilindore te Shqipërisë. Ne vitin 2001 popullsia e rrethit te Fierit ishte 199.082 banorë. Ndërsa qyteti I Fierit ka një popullsi 82.262 banorë. Dendesia e popullsise për rrethin e Fierit 255 banorë/km2, një nga me te lartat ne Shqipëri. Mosha mesatare e popullsise është 38 vjeç.

Panorama e qytetit
Apolonia [Pojan] Qyteti antik i Apolonise Kryeqendra e historisë se Fierit ka qenë qyteti antik i Apolonise I themeluar ne vitin 587 p.e.s. nga kolonet korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe ne kulmin e lulezimit te saj ne një siperfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorë. Zhvillimi i madh kulturor qe mori qyteti vërtetohet me faktin se se ne shekullin e I p.e.s. Perandori i parë romak Oktavian Augusti studioi ne Akademine e Apolonise. Apolonia është një qendër qe tërheq me tepër vizitore e turiste të huaj te apasionuar pas arkeologjise dhe histories se lashtë te këtij qyteti. Monumentet kryesore te qytetit antik te Apolonise janë Sheshi i Portikeve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni. Prane Apolonise ndodhet Manastiri i Pojanit një symbol i historisë dhe kulturës se shekullit XIII. Me një stil bizantin ai konsiderohet si një kompleks arkitektonik mjaft interesant se bashku me kishen dhe inferieret ne dekorimet dhe pikturat murale te veçantë. Para 30 vjetësh ky manastir u shnderrua ne një muzeum, ku ruhen statujat e periudhes iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shnderruar kështu ne një qendër mjaft te rëndësishme kulturore artistike qe pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike

Historia e Fierit ne me teper detaje
Hipotezat e emrit Fier.

Për origjinën e emrit Fier ekzistojnë dy hipoteza:

E para – paraqet variantin e emrit Fier që vjen nga italishtja FIERA d.m.th treg ose panair. Aludohet se këtë emër rajoni e mori përpara pushtimit turk nga tregtarët venedikas, që në atë kohë zotëronin bregdetin dhe merreshin me blerjen e prodhimeve bujqësore e blektorale. Për këtë arsye edhe sot njihen si fierseman, fiercifci, fieri i madh.

E dyta – bazohet tek toponimi i rajonit. Duke qenë se shumica e tyre janë me origjinë bimore ajo thekson se emri i qytetit të Fierit rrjedh nga bima e fierit që rritej me shumicë në këtë vend. Të tjerë vendbanime me origjinë bimore janë Sheqi, Sheqishtja, Kallmi, Marinëza, Frashëri, Sheqmarinas, Pisha, Shkoza, Fikthi, Driza, Kallmi, Kashishti, Qarri, Vidhishta.

Fieri në rrjedhën e kohës

Nga viti 1769 Fieri ishte një fshat me rreth 24 shtëpi prej balte dhe qerpiçi të ndërtuara nga voskopojarët që sapo ishin ngulur në Fier dhe rrethinat përreth.

Të dhënat e para për Fierin na i jep zv. Konsulli i Janinës, Fransua Pukevil. Në librin e tij “Udhëtime në Greqinë e Veriut”, ai shkruan se e ka vizituar atë në vitin 1806 dhe shton se atëherë ai ishte një fshat i madh me rreth 200 shtëpi.

Me teper informacione

Dy nga monumentet më të vjetra të qytetit si Ura e Gurtë mbi lumin Gjanica dhe kisha e vjetër e Shën Gjergjit nuk ekzistojnë duke e lënë Fierin pa kujtesë historike. Edhe tregu i vjetër i ndërtuar nga vrionasit nuk ekziston më. Mania e shkatërrimeve të periudhës komuniste e shkatërroi Fierin si asnjë qytet në Shqipëri.

Ura e Gurtë mbi lumin Gjanica u ndërtua në vitin 1777. Në librin e tij “Shqipëria”, në vitin 1927, autori Teki Selenica thotë se ura që u ndërtua nga Rrapushja, e bija e Kurt Pashës, lidhte fshatrat e Shkozës me Fierin e Madh. Ura u shkatërrua nga ushtria gjermane gjatë tërheqjes së saj në 15 tetor 1944.

Kisha e vjetër e Shën Gjergjit ishte dikur një nga monumentet më të medhenj dhe më të bukur të rajonit të Myzeqesë. Ajo përbëhej prej sallës, 3 nefeve, pagëzimores, dy portikeve dhe këmbanores. Me përmasa 26 x 20, Kisha e Shën Gjergjit u ndërtua në vitin 1782 nga një grup ndërtuesish të drejtuar nga mjeshtri i quajtur Gega. Ajo ishte zbukuruar brenda me afreske të punuara nga piktori grabovar Joan Çetiri. Furia e shkatërrimeve të objekteve fetare në vitin 1967 nuk  kurseu as kishën e Shën Gjergjit. U rindërtua përsëri nga KOASH në vitin 1999.

Fieri mund të ketë lindur si vendbanim në vitet 1700, si stacion përgjatë rrugës Vlorë – Berat. Pas luftës Austro – Osmane të viteve 1683 – 1690 qendra e Sanxhakut të Vlorës u vendos në Berat, në brendësi të vendit.

Në vitin 1850 Kahreman Pashë Vrioni, i biri i vezirit Omer Pasha, shkëputet nga Berati dhe vendoset në Fier duke themeluar degën e familjes Vrioni që mbante titullin e pashës.

Rreth viteve 1858 – 1862, Kahreman Pasha bleu për 150 000 grosh fshatin e Fierit që ishte çiflig shtetëror. Menjëherë ai nisi përpjekjet për të siguruar statusin e qytetit e kësisoj, nisi një program intensiv ndërtimesh. Në vitin 1864 Kahreman Pasha ndërtoi tregun buzë lumit Gjanica. Ai kishte gjithsei 122 dyqane të cilat nisën menjëherë veprimtarinë tregtare.

Për t`i dhënë hov tregtisë dhe zejtarisë në qytetin e ri, Vrionasit sollën me kontratë tregtarë dhe zejtarë voskopojarë të cilët pas djegjes së këtij qyteti në vitin 1769, ishin strehuar në Berat dhe rrethinat e Fierit.

Në vitin 1877 Fieri u ndërtua e sistemua sipas një plani arkitektonik modern nga Omer Pashë Vrioni (i riu). Ai solli për këtë qëllim arkitektë dhe topografë italianë. Fizionominë e këtij plani, qyteti i Fierit e ruan edhe sot ku ndërthuren dy sisteme; ai kuadratik dhe rrezor.

Në fund të shekullit të XIX Fieri kishte 4 lagje: “Shkozë”, “Belik”, “Kishë” dhe “Pasha”.

Në librin e saj “Brenga e Ballkanit” udhëtarja angleze Edit Durham kur shkruan për Fierin e vitit 1904, tregon se në të janë ngritur godina prej guri me arkitekturë çuditërisht moderne.

Në vitin 1908 hapen paralelisht dy shkollat e para të arsimit shqip; në Libofshë dhe Cakran.

Përfaqësuesit e 49 çetave kryengritëse të Shqipërisë së jugut, pas Kongresit të Sinjës zbritën në Fier në 8 gusht 1912 dhe nga zyra telegrafike e qytetit ata njoftuan Stambollin dhe Fuqitë e Mëdha për vendimet e kuvendit.

Gjatë udhëtimit te tij historik për ngritjen e Flamurit në Vlorë, Ismail Qemali u strehua në 24 Nëntor 1912 në Fier, në shtëpinë e Ymer Pashë Vrionit.

Në 29 Nëntor 1912 një grup patriotësh fierakë të drejtuar nga kryetari i bashkisë Tonç Kilica, ngriti simbolikisht Flamurin kombëtar duke u bashkuar me Qeverinë e Vlorës.

E para shkollë e arsimit shqip në qytetin e Fierit u hap në 12 shkurt 1914 dhe ishte e vendosur në një godinë në lagjen “Shkozë”.

Në vitin 1923 Fieri ishte nënprefekturë nën varësinë e Prefekturës së Beratit. Në përbërjen e nënprefekturës bënin pjesë: Krahina e Fierit me 71 fshatra dhe Krahina e Semanit me 22 fshatra. Qyteti i Fierit tashmë kishte pesë lagje: “Bishanakë”, “Pasha”, “Shkozë”, “Belik”, “Kishë” dhe  gjithsej 1493 banorë nga te cilët, 991 i përkisnin besimit fetar ortodoks dhe 502 i përkisnin besimit fetar mysliman.

Në vitin 1914 ndërtohet xhamia e qytetit me inisiativën e Haxhi Qamilit, njërit prej drejtuesve të Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme të viteve 1914 – 1915

Gjatë verës së vitit 1920 Fieri u shndërrua në bazë të luftërarëve që niseshin për në Luftën e Vlorës, duke mbajtur kështu gjithë peshën e prapavijës.

Në vitin 1924 qytetit iu shtua edhe një lagje e re; “Liria”(e quajtur kështu pasi u krijua në vitet e Pavarësisë Kombëtare) e cila u ndërtua nga tregtarët fierakë si qendër e re e aktivitetit ekonomik.

Në vitet 1916 – 1918,  Fieri përfshihet në trazirat e Luftës së Parë Botërore dhe pushtohet nga trupat ushtarake të Austro–Hungarisë.

Një repart special i ushtrisë Austro–Hungareze kryen të parin gërmin arkeologjik në Qytetin  Antik të Apolonisë. I drejtuar nga arkeologët Prashniker dhe Shober, ky repart ushtroi aktivitetin e tij në vitet 1916–1918 shpeshhere, edhe nën goditjet e artilerisë ushtarake italiane.

Ngjarjet e Revolucionit Demokratiko–Borgjez të vitit 1924 përfshinë qytetin e Fierit dhe rajonin e tij. E fuqishme ishte edhe lëvizja  me karakter antifeudal që zhvilloi edhe dy degët e shoqërisë “Bashkimi” që ushtronin aktivitetin e tyre në Fier dhe Libofshë.

Në 20 shkurt 1922 u botua numri i parë i gazetës “Djersa e bujkut” dhe kryeredaktor i saj ishte Gani Allka. Gazeta ishte e përdyjavshme dhe përveç problemeve agrare, trajtonte  edhe probleme me karakter politik, ekonomik dhe shoqëror.

Në vitin 1924 nisi aktivitetin e tij misioni arkeologjik francez në Apoloni. I përbërë nga një arkitekt dhe 15 punëtor, ai drejtohej nga arkeologu Leon Rei. Gjatë 14 viteve të ushtrimit të aktivitetit të tij misioni francez zbuloi një sërë objektesh të rëndësishme si odeonin, agonotet, bibliotekën, stoan etj.

Në vitin 1933 një grup amatorësh nën drejtimin e regjizorit Llaqi Kola vunë në skenë të parën vepër teatrale; komedinë e autorit Kristo Floqi “ Do të vras veten” e cila u shfaq në lokalin e vëllezërve Koka.

Në vitin 1925 themelohet shoqëria sportive “Apolonia” e cila në vitin 1928 mori pamjen e një klubi sportive që organizonte aktivitete sportive në disa sporte si futboll, çiklizëm, basketboll, hipizëm etj. Të tjera shoqëri sportive  u themeluan në vitet 1930; “Myzeqeja”, “Fieri” dhe “Ballkanikja”.

Në 14 gusht 1935 qyteti i Fierit bëhet qendër e shpërthimit të lëvizjes më të fuqishme kundër regjimit të mbretit Zog. Pasi morën nën kontroll qytetin kryengritësit iu drejtuan Lushnjes, ku pas disa orë luftimesh u thyen.

Në vitet 1930 qytetit ju shtua edhe nje lagje e re ajo “Kastriot”.

Në vitin 1938 qyteti numëronte 4700 banorë.

Në vitin 1938 botohet i pari vëllim letrar, me autor Hysen Emirin titulluar “Xixëllime” që përmblidhte poezi me tematika të ndryshme.

Vitet 1930 ishin një periudhë e rëndësishme e urbanizimit të qytetit që u shoqërua me ndërtime të shumta me karakter të ndryshëm. Të kesaj periudhe janë shtëpia e Vrionëve (sot Bar “Piaza”), Gjykata e Vjetër, Prefektura, Ura me Shkallë etj.

Në vitin 1929 zbulohet vendbanimi i parë i naftës në Patos nga shoqëria italiane AIDA

Në vitin 1938 në qytet ekzistonin magazina të mëdha mallrash dhe një rrjet i gjerë tregtar. Për të përballuar këtë fluks, u ndërtua ne vitin 1935 tregu i ri bujqësor.

Në vitin 1937 Dhoma e Tregtisë së qytetit numëronte 309 zejtarë, tregëtarë dhe industrialistë nën juridiksionin e saj.

Gjatë viteve 1925–1938 në Fier kishte linja autobuzësh nga Fieri në Tiranë, Berat, Vlorë etj., 5 fabrika , 23 kafene e pijetore, 3 hotele, 5 restorante, 3 farmaci.

Në vitet 1939–1944 Fieri u përfshi në zonën e pushtimit të fuqive të boshtit fashist duke kaluar dy pushtime ushtarake: atë italian (1939–1943) dhe gjerman  (1943-1944). Gjatë vitit 1941, në periudhën e Luftës Italo – Greke, në Shqipëri erdhi diktatori fashist Benito Musolini. Gjatë udhëtimit të tij për inspektimin e frontit “Duçja” ndaloi edhe në Fier.

Gjatë viteve të pushtimit fashist qyteti iu nënshtrua edhe bombardimeve nga aviacioni i aleatëvë Anglo–Amerikane.

Në 14 shtator 1943 Lëvizjes  Antifashiste iu bashkuan në një ditë 68 vajza të cilat dolën partizane.

Fieri u çlirua nga fuqitë fashiste në 15 tetor 1944 nga partizanët e grupit të III të Mallakastës dhe Bridada e XVI partizane.

Në vitin 1947 ngrihet në Patos kantieri për nxjerrjen e naftës nga shoqëria Shqiptaro–Jugosllave.

Në vitin 1954 hapet e para shkollë e mesme në qytetin e Fierit, Teknikumi Bujqësor.

Në vitet 1968 – 1974 funksionoi filiali i Universitetit të Tiranës në degët: matematikë – fizikë, gjuhë-letërsi, histori–gjeografi.

Në vitin 1957 zbulohet vendburimi naftëmbajtës i Marinzës në pusin 542.

Në vitin 1967 transferohet nga Kuçova në Patos Drejtoria e Përgjithshme e Naftës  sot “Albpetrol”. Ndërkohë, Fieri kthehet në qëndrën e industrisë së naftës e cila ndërtoi laboratorë, kantierë, baza prodhuese, rafineri, uzina, oficina, parqe automolilistikë etj.

Themelohet në vitin 1965 Instituti  Naftës dhe Gazit i cili qysh nga viti 1967 nxori revistën shkencore “ Nafta dhe gazi”.

Në vitin 1968 themelohet Rafineria e Naftës në Fier, ndërsa 10 vjet më vonë nisi funksionimin Kombinati i Përpunimit të Naftës në Ballsh.

Nafta (Albpetrol) në vitin 1991 numëronte 26 000 punëtorë dhe 200 inxhinierë. Ajo siguronte  33% të të ardhurave të shtetit socialist.

Në vitin 1980 prodhimi i saj arriti shifrën 2 milionë e 387 ton në vit dhe  85 % e naftës bruto eksportohej në Itali, RDGJ, Poloni etj.

Deri në vitin 1997 janë nxjerrë gjithsej 47.2 milion tonë naftë dhe 11.6 miliard m3 gaz natyror.

Në vitin 1975 nisi  e atëherëquajtura “krizë e mendimit shkencor në naftë” ku regjimi filloi dënimin e inteligjencës. Fushata e dënimeve vazhdoi deri në mesin e viteve 1980.

Në vitet 1960 nisi procesi i industrializimit në rrethin e Fierit i cili u shoqërua me investimet më të mëdha të bëra gjatë historisë së ekonomisë shqiptare.

Në vitet 1965–1987 ndërtohen tri uzinat e prodhimit të plehrave kimike.

Në vitin 1967 ndërtohet TEC-i më i madh në Shqipëri me kapacitet prodhues 160 000 kilovat energji elektrike në vit.

Në vitin 1963 ndërtohet Uzina Mekanike në Patos.

Në vitin 1960 qytetit i shtohet një tjetër lagje e re; “11 Janari”.

Në vitet 1967–1968 ndërtohet hekurudha Rrogozhinë–Fier 53 km e gjatë. Ajo pasohet nga hekurudha Fier-Ballsh ( 1974 – 1975) 26 km e gjatë dhe ajo Fier–Vlorë (1981–1986) 36 km e gjatë.

Në vitin 1958 sipas ndarjes të re administrative të Republikës së Shqipërisë, Fieri është një nga 26 ndarjet administrative. Në rrethin e Fierit bënte pjesë edhe Mallakastra.

Në vitin 1946 riorganizohet Klubi Shumësportësh “Apolonia” .

Në vitin 1958 ndërtohet stadiumi “Loni Papuçiu” me një kapacitet prej 6000 vendesh.

Në vitin 1971 ekipi i basketbollit të vajzave fiton Kupën e Republikës, ndërsa 2 vjet më vonë titullin Kampion Kombëtar.

Në vitin 1989 skuadra e futbollit “Apolonia” luan ndeshjen e saj të parë zyrtare në Kupën UEFA dhe skualifikohet nga skuadra franceze “Okser”.

Në vitin 1990 peshëngritësi fierak Ilir Kafarani shpallet Kampion Ballkani.

Krijohet në vitin 1973 Ansabli Myzeqeja  i cili ruan në arkivin e tij me dhjetra çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Në vitin 1960 qyteti  Fierit numëronte 20 000 banorë.

Në vitet 1967 – 1991 u botua gazeta “Drapër dhe Çekan” e cila dilte me dy numra në javë dhe trajtonte probleme të një game të gjerë.

Në vitin 1947 themelohet Teatri Dramatik.

Në vitin 1960 hapet Muzeu Arkeologjik në Apoloni.

Në vitin 1957 themelohet Teatri i Estradës.

Në vitin 1963 çelet Liceu Artistic “Jakov Xoxa”

Në vitin 1971 ndërtohet teatri “Bylis” me një kapacitet prej 480 vendesh.

Në vitin 1979 nisi funksionimin e saj Galeria e Arteve.

Në vitin 1985 u krijua Grupi i Këngës Popullore Qytetare, fitues i çmimit kombëtar “Dhora Leka”.

Deri në vitin 1985 Fieri numëronte 18 shkolla të mesme, 76 shkolla 8-vjeçare, 56000 nxënës dhe 2500 mësues.

Rrethi i Fierit në vitin 1985 numëronte një popullsi prej 203 400 banorësh. 27.6% e të cilëve jetonte në qytet, ndërsa 72.4% në fshat.

Në vitin 1991 Fieri numëronte 47 938 banorë

Në vitin 1990 rrethi i Fierit jepte 12% të prodhimit të përgjithshëm të Shqipërisë dhe renditej i dyti (pas Tiranës)  për nga ritmet e zhvillimit.

Në vitet 1991–1992 Fieri u përfshi nga trazirat  politike të proceseve demokratike.

Në 20 shkurt 1991 nisi prishja e simboleve të diktaturës.

Në vitet 1992–1997 Fieri përjetoi tranzicionin e çuditshëm të realitetit shqiptar.

Në vitin 1995 nis aktivitetin televizioni i parë privat në Shqipëri; AVN.

Në vitin 1999 ekipi i “Apolonisë” fiton kupën e Republikës në futboll.

Në vitin 1998 startojnë dy televizione të tjera locale; BBF dhe Tv Kombi. Më vonë do të nisnin aktivitetin e tyre Radio “Fieri”, Radio “Star”, Tv “Apollon” Radio “+3” dhe Radio “X”.

Në vitin 1998 hapet art–galeri  “Frashëri”, një nga “tempujt” e kulturës në qytetin e Fierit.

Në vitin 1992 sipas ndarjeje të re administrative të Republikës së Shqipërisë, Mallakatra shkëputet nga Fieri dhe krijohet si rreth më vete me qendër qytetin e Ballshit.

Në vitin 2002 starton në Fier dhe shndërrohet në veprimtari të tradites Festivali Mbarëkombëtar i aktrimit “Apollon” .

Në vitin 2003 Ilir Kafarani fiton vendin e 10-të në kampionatin botëror të peshëngritjes në Vankuver, Kanada.

Në vitin 2005 në Fier ushtronin aktivitetin e tyre 7 banka dhe 2 institucione të tjera financiare.

Në vitin 2005 rrjeti rrugor i qytetit arrin shifrën 43.3 km gjatësi.

Në vitin 2005 në Fier ushtronin aktivitetin tre tregje industrialë dhe tre bujqësorë.

Dy nga monumentet më të vjetra
Dy nga monumentet më të vjetra të qytetit si Ura e Gurtë mbi lumin Gjanica dhe kisha e vjetër e Shën Gjergjit nuk ekzistojnë duke e lënë Fierin pa kujtesë historike. Edhe tregu i vjetër i ndërtuar nga vrionasit nuk ekziston më.Mania e shkatërrimeve të periudhës komuniste e shkatërroi Fierin si asnjë qytet në Shqipëri.

Ura e Gurtë mbi lumin Gjanica u ndërtua në vitin 1777. Në librin e tij “Shqipëria”, në vitin 1927, autori Teki Selenica thotë se ura që u ndërtua nga Rrapushja, e bija e Kurt Pashës, lidhte fshatrat e Shkozës me Fierin e Madh. Ura u shkatërrua nga ushtria gjermane gjatë tërheqjes së saj në 15 tetor 1944.

Kisha e vjetër e Shën Gjergjit ishte dikur një nga monumentet më të medhenj dhe më të bukur të rajonit të Myzeqesë. Ajo përbëhej prej sallës, 3 nefeve, pagëzimores, dy portikeve dhe këmbanores. Me përmasa 26 x 20, Kisha e Shën Gjergjit u ndërtua në vitin 1782 nga një grup ndërtuesish të drejtuar nga mjeshtri i quajtur Gega. Ajo ishte zbukuruar brenda me afreske të punuara nga piktori grabovar Joan Çetiri. Furia e shkatërrimeve të objekteve fetare në vitin 1967 nuk  kurseu as kishën e Shën Gjergjit. U rindërtua përsëri nga KOASH në vitin 1999.

Fieri mund të ketë lindur si vendbanim në vitet 1700, si stacion përgjatë rrugës Vlorë – Berat. Pas luftës Austro – Osmane të viteve 1683 – 1690 qendra e Sanxhakut të Vlorës u vendos në Berat, në brendësi të vendit.

Në vitin 1850 Kahreman Pashë Vrioni, i biri i vezirit Omer Pasha, shkëputet nga Berati dhe vendoset në Fier duke themeluar degën e familjes Vrioni që mbante titullin e pashës.

Rreth viteve 1858 – 1862, Kahreman Pasha bleu për 150 000 grosh fshatin e Fierit që ishte çiflig shtetëror. Menjëherë ai nisi përpjekjet për të siguruar statusin e qytetit e kësisoj, nisi një program intensiv ndërtimesh. Në vitin 1864 Kahreman Pasha ndërtoi tregun buzë lumit Gjanica. Ai kishte gjithsei 122 dyqane të cilat nisën menjëherë veprimtarinë tregtare.

Për t`i dhënë hov tregtisë dhe zejtarisë në qytetin e ri, Vrionasit sollën me kontratë tregtarë dhe zejtarë voskopojarë të cilët pas djegjes së këtij qyteti në vitin 1769, ishin strehuar në Berat dhe rrethinat e Fierit.

Në vitin 1877 Fieri u ndërtua e sistemua sipas një plani arkitektonik modern nga Omer Pashë Vrioni (i riu). Ai solli për këtë qëllim arkitektë dhe topografë italianë. Fizionominë e këtij plani, qyteti i Fierit e ruan edhe sot ku ndërthuren dy sisteme; ai kuadratik dhe rrezor.

Në fund të shekullit të XIX Fieri kishte 4 lagje: “Shkozë”, “Belik”, “Kishë” dhe “Pasha”.

Në librin e saj “Brenga e Ballkanit” udhëtarja angleze Edit Durham kur shkruan për Fierin e vitit 1904, tregon se në të janë ngritur godina prej guri me arkitekturë çuditërisht moderne.

Në vitin 1908 hapen paralelisht dy shkollat e para të arsimit shqip; në Libofshë dhe Cakran.

Përfaqësuesit e 49 çetave kryengritëse të Shqipërisë së jugut, pas Kongresit të Sinjës zbritën në Fier në 8 gusht 1912 dhe nga zyra telegrafike e qytetit ata njoftuan Stambollin dhe Fuqitë e Mëdha për vendimet e kuvendit.

Gjatë udhëtimit te tij historik për ngritjen e Flamurit në Vlorë, Ismail Qemali u strehua në 24 Nëntor 1912 në Fier, në shtëpinë e Ymer Pashë Vrionit.

Në 29 Nëntor 1912 një grup patriotësh fierakë të drejtuar nga kryetari i bashkisë Tonç Kilica, ngriti simbolikisht Flamurin kombëtar duke u bashkuar me Qeverinë e Vlorës.

E para shkollë e arsimit shqip në qytetin e Fierit u hap në 12 shkurt 1914 dhe ishte e vendosur në një godinë në lagjen “Shkozë”.

Në vitin 1923 Fieri ishte nënprefekturë nën varësinë e Prefekturës së Beratit. Në përbërjen e nënprefekturës bënin pjesë: Krahina e Fierit me 71 fshatra dhe Krahina e Semanit me 22 fshatra. Qyteti i Fierit tashmë kishte pesë lagje: “Bishanakë”, “Pasha”, “Shkozë”, “Belik”, “Kishë” dhe  gjithsej 1493 banorë nga te cilët, 991 i përkisnin besimit fetar ortodoks dhe 502 i përkisnin besimit fetar mysliman.

Në vitin 1914 ndërtohet xhamia e qytetit me inisiativën e Haxhi Qamilit, njërit prej drejtuesve të Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme të viteve 1914 – 1915

Gjatë verës së vitit 1920 Fieri u shndërrua në bazë të luftërarëve që niseshin për në Luftën e Vlorës, duke mbajtur kështu gjithë peshën e prapavijës.

Në vitin 1924 qytetit iu shtua edhe një lagje e re; “Liria”(e quajtur kështu pasi u krijua në vitet e Pavarësisë Kombëtare) e cila u ndërtua nga tregtarët fierakë si qendër e re e aktivitetit ekonomik.

Në vitet 1916 – 1918,  Fieri përfshihet në trazirat e Luftës së Parë Botërore dhe pushtohet nga trupat ushtarake të Austro–Hungarisë.

Një repart special i ushtrisë Austro–Hungareze kryen të parin gërmin arkeologjik në Qytetin  Antik të Apolonisë. I drejtuar nga arkeologët Prashniker dhe Shober, ky repart ushtroi aktivitetin e tij në vitet 1916–1918 shpeshhere, edhe nën goditjet e artilerisë ushtarake italiane.

Ngjarjet e Revolucionit Demokratiko–Borgjez të vitit 1924 përfshinë qytetin e Fierit dhe rajonin e tij. E fuqishme ishte edhe lëvizja  me karakter antifeudal që zhvilloi edhe dy degët e shoqërisë “Bashkimi” që ushtronin aktivitetin e tyre në Fier dhe Libofshë.

Informacione mbi Fierin
Pika më e ulet e qytetit të eshte Gjanica, 12m mbi nivelin e detit. Fieri ndodhet në qender të Myzeqese se vogel, midis lumenjve Seman dhe Vjose.Siperfaqja e qytetit të Fierit eshte 77.2 km2 me nje popullsi prej 82 000.

Rrethi i Fierit përfshintre qytete: Fier, Patos, Roskovec dhe 117 vendbanime rurale të grupuara në 3 bashki dhe 14 komuna, me një popullsi rreth 290000 banorë.

Fieri ndodhet 18 km larg detit Adriatik dhe ka një klimë mesdhetare detare.

Temperatura mesatare vjetore është 150C, në janar +70C dhe në korrik +240C. Rreshjet bien vetëm në formë shiu. Ato arrijnë shifrën 1000mm.

Fieri ndodhet afërsisht në të njejtin parallel me Salermon (Itali) dhe në të njejtinmeridian me Ladzin (Poloni). Ai ka gjerësi gjeografike prej 40044’44’’ dhe gjatësi gjeografike prej 19031’14’’.

Qyteti nga ana administrative ndahet në 4 rajone dhe 17 lagje.

Fieri është qyteti më i madh iI Myzeqesë, njëkohësisht qendër qarku.

Mosha mesatare e popullsisë është 38 vjeç. Dendësia e popullsisë është 143 banorë për km2.

Çeshtja Çame , Cameria,e pare gjeografikisht
Cameria eshte gjeografikisht e lokalizuar ne veri-perendim te Greqise. Ky rajon i mrekullueshem ka nje trashegimi te pasur te Shqiperise dhe vetem ne vitin 1912 eshte aneksuar ne menyre te pandershme dhe te pajustifikueshme nga Greqia. Kjo ishte si rezultat i vendimit te Fuqive te Medha per t’i dhene Camerise, Greqise, ne te njejten menyre sesi ato i dhane Kosoven dhe territore te tjera shqiptare Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi.

Fjala Cam eshte nje evolim “t’chiam” qe eshte vete emri i nje lumi te vjeter qe kalonte permes Camerise. (Fjala T’chamis haset ne shume harta te vjetra romake dhe helenike, duke na treguar se emri Chameria eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga shqiptaret). Ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti se cdo gje rreth Camerise tingellon shqiptare. Ajo ka me shume se kuptim topologjik, ndersa Camet kane nje etnitet, tradite dhe zakone te mirefillta shqiptare.

Nje pjese e madhe e popullsise came eshte e lokalizuar ne bregdet dhe shkon pergjate Gjirit te Prevezes. Nje numer tjeter i madh i qyteteve dhe fshatrave te tyre jane te lokalizuara ne te dy anet e “kalamait”.

Qindra dhe mijera shqiptare nga krahina e Camerise jane perzene me force nga forcat greke ne vitin 1944 dhe tashme jane rezidente bashke me pasardhesit e tyre ne Shqiperi. Gati 850.000 prej tyre jane perzene ne drejtim te Turqise, ne periudhen mes viteve 1913-44.

Gjate veres se vitit 1944, forcat nazi-fashiste qe jane drejtuar nga Zerva kane goditur mjaft fshatra dhe qytete dhe si rezultat i kesaj gati 9000 shqiptare jane vrare barbarisht. Numri zyrtar i tyre ne Shqiperi eshte ne mes 150.000 dhe 300.000 banore.

Popullsia e Camerise ishte rreth 93 perqind shqiptare, ndersa pjesa tjeter perbehej nga grupe te tilla si greke, vllehe dhe rome. Ne shekullin e 19-te, 80 perqind e popullsise shqiptare ishin te besimit musliman. Procesi i konvertimit te tyre ka filluar ne shekullin e 18-te. Ndersa 20% ishin kristiane ortodokse. Gjithsesi, agimi i frikshem i Luftes se pare boterore e gjeti komunitetin shqiptar te perbere nga 50 % te besimit musliman dhe 50% te besimit ortodoks. Pas luftes nje pjese e popullsise muslimane eshte perzene nga forcat speciale greke duke lene ortodoksit dhe gati 13 % muslimane, qe tashme ishin konvertuar ne ortodokse per te mbijetuar.

Presion nderkombetar ndaj Greqise per problemin cam

Reagim i Ministrise se Jashtme te Turqise

Greqise i duhet ushtruar presion nga vendet e Keshillit te Evropes dhe te BE-se per te ndaluar persekutimin e saj, ndaj shqiptareve etnike dhe per te shperblyer humbjet e tyre materiale. Cdokush qe perkrah supermacine e ligjit dhe te vlerave humanitare bashkekohore, duhet te zgjeroje mbeshtetjen e tyre te shoqatat shqiptare te Camerise. Ato kerkojne njohjen e 4000 shqiptareve, te cilet jane shfarosur nga Greqia. Kerkojne gjithashtu te drejten e 100.000 shqiptareve, te cilet jane debuar nga tokat e tyre dhe qe nuk kane as mundesine te shohin varret e te pareve te tyre, si dhe 100.000 shqiptareve qe jetojne aktualisht ne Greqi.

Ne kete kontekst, realizimi i pikave te meposhtme, mbetet i nje rendesie jetesore per nje zgjidhje te drejte te ceshtjes se shqiptareve etnike ne Greqi.

1. Mbledhja e nje konference nderkombetare, me pjesmarrjen e qeverise shqiptare, per rivendosjen e te drejtave te minoritetit shqiptar ne Greqi dhe per njohjen e genocidit ndaj cameve.

2. Njohjen nga ana e Greqise te identitetit etnik te shqiptareve ortodokse dhe cameve, ne te njejten menyre me te cilen qeveria shqiptare njeh dhe respekton te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi.

3. Shperblim per pronat e popullsise came nga qeveria greke.

4. Leje per themelimin e nje kishe te pavarur per shqiptaret ortodokse ne Greqi, e cila eshte nje e drejte qe u eshte dhene nga Traktati i Sevres, nenshkruar ne vitin 1920.

5. Riatdhesimi ne Greqi i popullsise came, te debuar ne Shqiperi dhe demshperblim per humbjet e rezultuara nga konfiskimi i pronave te cameve ne 55 vitet e fundit.

6. Ridhenia e shtetesise greke, popullsise came, qe i eshte hequr ne menyre te paligjshme

7. Dhenia fund e trajtimit diskriminues kundrejt shqiptareve ne Greqi dhe kthimin e pronave te tyre, te konfiskuara ne menyre te paligjshme nga autoritetet greke.

Genocidi dhe masakrimi i cameve nga greket

Nderrimi i emrave te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise se jugut nga fashistet greke para dhe pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore. Perpjekjet per spastrimin e shqiptareve dhe masat e renda te aplikuara kunder tyre.

Ceshtja came dhe pergjithesisht ceshtja e minoritetit shqiptar ne Greqi, lindi me vendimin e Konferences se Londres me 1913, e cila e shkeputi kete treve shqiptare dhe ia aneksoi ate Greqise. Qe nga kjo kohe fillon nje presion i vazhdueshem, nje politike sistematike e shtetit grek dhe e forcave te ndryshme ultranacionaliste per shkombetarizimin e kesaj treve. Per kete qellim u perdoren te gjitha menyrat, si tatimet e renda, grabitja e tokes, perjashtimi i popullsise nga pjesemarrja ne administraten shteterore, ndalimi i dhunshem i arsimit ne gjuhen amtare, madje edhe ne shkollat fillore, vrasjet, burgimet, denimi me dhune deri ne masakrat e pergjakshme.

Me 1913 u krye masakra ne perroin e Selamit (Paramithi) e 72 krereve te Camerise dhe e qindra te tjereve nga kapiteni famekeq Deli Janaqi. Ne perfundim te Luftes se Pare Boterore, me 1918, u perpilua plani i grabitjes se tokave te popullsise came. Ligji i te ashtuquajtures Reforme Agrare, i aplikuar vetem ne Cameri, u rrembeu shqiptareve te cilet u degdisen ne Anadoll, me mijera hektare toke buke, siperfaqe te medha me vreshta, qindra mije rrenje ullinj, te cilat u bene prona te elementeve greke. Keto masa u pasuan nga organizimi i cetave terroriste ne territorin e Camerise, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsise shqiptare ne injorancen me te thelle, inkurajimi i kryqezatave fetare.

Perpjekjet e dhunshme te vitit 1923 per ta shperngulur me force popullsine came ne Turqi, shenojne nje kulm te papare ne politiken e eger shoviniste greke. Bilanci qe shume tragjik per popullsine shqiptare.

Greqia qe nder shtetet e para ne Ballkan ne te cilat triumfoi fashizmi. Ne gusht te vitit 1936, Jorgos Metaksai vendosi diktaturen fashiste. Viktima e pare ishte popullsia came. Fashistet e ores se pare, tregtari Stavro Koconi dhe oficeri i xhandarmerise Zambeta filluan goditjet sistematike ne Filat, Pituljete, Gumenice per zhdukjen e popullsise came. U shkua deri atje sa populli i Paramithise u ndalua me violence te fliste ne gjuhen shqipe. Qeveria greke beri cmos qe te percante popullsine shqiptare came, duke u perpjekur te kunderveje te krishteret ndaj muslimaneve. Kjo politike shteterore nuk kaloi pa lene gjurme, pasi popullsia e kesaj zone ne shumicen derrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit qe qarqet intelektuale te dominonin situaten. Popullsise came iu ngarkuan taksa te renda, te cilat nuk kishin vetem natyre fiskale, por synonin ta detyronin ate te emigronte ne Shqiperi ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptare te fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me greke, me qellim ndryshimi te raporteve te popullsise.

Para se te hynte ne Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi nje fushate te re masakrash dhe krimesh nga me monstruozet kunder popullsise shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu nje akt ndofta pa precedent ne historine boterore. Te gjithe meshkujt nga 16-70 vjec, mbi 5000 burra, u burgosen dhe u derguan ne ishujt e larget te Egjeut. Ky veprim u krye ne baze te vendimit te marre me pare ne Gumecine nga nje mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janines, Spiridoni, ku merrnin pjese edhe zv/Prefekti i Gumenices Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqise dhe perfaqesues te grekeve te Camerise. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 te tjere vdiqen me vone gjate internimit nga torturat dhe uria. “Ne kete menyre-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi ne kampin e armikut” duke e paragjykuar popullsine came.

Rekrutet came, si shtetas greke te mobilizuar ne vitet 1939 dhe 1940, qe ne ate kohe ndodheshin ne sherbim ushtarak, me urdher te Korparmates se Janines, u vune te thyejne gure dhe te ndreqin rruge ne formen e punes se detyrueshme. Ne takimin qe pati Komandanti i Divizionit VIII te Epirit, gjenerali Kacimitro, me 2000 djem came, u kerkonte mendime per rrezikun qe i kanosej vendit nga Italia fashiste. Camerit u treguan te gatshem per te luftuar armikun e perbashket. Por per cudi, ne vend te armeve u dhane kazma dhe lopata per te vepruar ne prapavija per ndertim rrugesh. Ishte nje qendrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj cameve dhe njeherazi dhe nje fyerje e poshterim per ta, duke i trajtuar jo si bashkeluftetare, por si rober lufte. Nga ana tjeter, Italia gjate pergatitjeve te luftes me Greqine nuk mund te mos merrte ne konsiderate per interesat e saj gjendjen diskriminuese te shqiptareve te Camerise. Ciano, minister i Jashtem i Italise, ne gusht te vitit 1940, do t’i vinte ne dukje ambasadorit grek ne Rome se “Greqia ishte e vendosur me te gjitha mjetet qe disponon te vazhdoje nje program politik, ka diskriminuar ne menyre teper te rende shqiptaret ne favor te grekeve. Dhe kete e ka bere ne te gjitha fushat e veprimtarise, qe nga ajo e lirise personale e ne ate ekonomike, deri ne ate te mesimit te gjuhes… i kane larguar shqiptaret ne rajone larg qendrave te medha, duke i mbajtur ne kushte primitive”.

Shperthimi i Luftes Italo-Greke me 1940 thelloi tensionin politik ne Cameri. Megjithe perpjekjet e pushtuesit per ta terhequr minoritetin shqiptar ne anen e tij dhe pavaresisht se popullsia came gjate regjimit fashist te Metaksait kishte vuajtur shume, ajo pergjithesisht mbajti nje qendrim neutral ndaj paleve ne konflikt. “Edhe kur italianet pushtuan Gumenicen-shkruan Jani Sharra-rralle ndonje cam u bashkua me ta”.

Gjithkush mund te shtroje pyetjen: pse u mbajt ky qendrim i ashper ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo nje mase vetembrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetem nga frika e nje hakmarrjeje te mundshme te shqiptareve per krimet qe ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Te dhenat provojne se asnjera prej ketyre arsyeve nuk perbente shkakun e ketij veprimi kriminal. Synimi ka qene akoma me i larget dhe njekohesisht me antishqiptar. Edhe ne situatat e veshtira dhe te komplikuara, kur Greqise po i trokiste lufta ne dere, autoritetet greke me gjakftohtesi u perpoqen te perfitonin c’te mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar nje moment i pershtatshem ne marredheniet nderkombetare per spastrimin etnik perfundimtar te Camerise. Kete e provon edhe fakti se pas shperthimit te luftes, pasi u be e qarte se kapitullimi i Greqise perballe ushtrive italiane ishte i afert, autoritetet lokale greke te Camerise pergatiten listat dhe po perpiqeshin te siguronin mjetet e nevojshme te mbartjes per te gjitha grate dhe femijet qe kishin mbetur ne Cameri me qellim qe kur te hynin ushtrite e huaja ketu, te mos gjenin kembe shqiptari.

Pas thyerjes se ushtrive italiane dhe terheqjes se tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverise se re greke mbi popullsine shqiptare te Camerise. Te burgosurit dhe te internuarit came u liruan vetem pas pushtimit te Greqise nga ushtrite gjermane ne nje gjendje te rende shendetesore dhe shpirterore.

Pas pushtimit te Greqise nga gjermanet, pritej qe camet e kthyer nga internimi te hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke, qe kishin qene shkaktare te vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngriten mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhen rrugen e bashkepunimit dhe te bashkejeteses per te perballuar bashkerisht gjendjen e rende qe u krijua nga pushtuesit e rinj gjermane. Per kete qellim u organizuan dy mbledhje te gjera ne Koske dhe ne Spatar. Njerez me ndikim ne krahine si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Cafuli, Jasin Sadiku dhe shume te tjere punuan me perkushtim per te krijuar atmosferen e mirekuptimit midis dy komuniteteve, greke dhe shqiptare. Madje fshataret e Varfanjit, Salices etj., derguan perfaqesuesit e tyre ne fshatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qe te ktheheshin se asgje e keqe nuk do t’i gjente.

Ne zonen e Gumenices dhe te Filatit ishte bere rregull qe asnje grup i rezistences greke nuk dilte ne zonat e lira pa qene i shoqeruar nga nje shqiptar cam. Pikerisht per kete veprimtari e sakrifice, jo pak came dolen para gjykatave te pushtuesit dhe u burgosen. Duke pasur parasysh kete realitet te mirekuptimit dhe te bashkepunimit midis dy komuniteteve (greke dhe came shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: “Sikur shqiptaret came te ishin kriminele, do te zhdukeshin te gjithe fshatrat e krishtere te Thesprotise rreth fshatrave shqiptaro-came”.

Per qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshem mirekuptimi dhe bashkeveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Per te nxitur percarjen e tyre, ata nxiten vrasjen e cameve me influence si Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptareve te tjere nga ceta e Kocnikolles, punet moren nje drejtim te rrezikshem. Te revoltuar nga keto akte, nje grup camesh u drejtuan per te djegur Rahulin, por u doli perpara popullsia e Karbunarit, nje fshat i madh i perbere prej shqiptaresh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpetoi nga nje katastrofe e sigurte, “me pas bandat e Zerves theren edhe grate dhe femijet e atyre qe shpetuan Rahulin”, domethene banoret e Karbunarit. Ne keto rrethana, disa krere te Camerise u perpoqen te formonin nje batalion per mbrojtjen e saj. U formua nje batalion i cili kishte vetem gjysmen e efektivit te nje batalioni te zakonshem, afro 300 veta. Per arsye se gjermanet nuk donin te prishin marredheniet me qeverine kuislinge te Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politike te shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi te bashkepunonte me gjermanet, nuk u fut ne kete batalion dhe nuk i perdori armet kunder popullsise greke, por perkundrazi u rezistoi ne menyre demonstrative perpjekjeve te gjermaneve per ta hedhur kunder elementit grek. Qellimi i armatosjes se popullsise came ishte thjesht nje mase vetembrojtese, pasi ata kishin vuajtur shume nga shovinizmi grek. Por ajo qe i shqetesoi me shume atehere forcat shoviniste greke ishte ngritja e keshillave shqiptare ne te gjithe Camerine. Ne mars te vitit 1943 u formua ceta e pare mikste, e cila bashkepunonte me EAM-in. Tashme, edhe biografet e Zerves, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojne kontributin dhe pjesemarrjen e cameve myslimane ne radhet e rezistences antifashiste greke, ne formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpermendur thekson se camet nxorren mbi 1000 luftetare. Popullsia came filloi te organizohej ne luften kunder fashizmit ne dimrin e viteve 1942-1943, madje qe ne veren e vitit 1942 u krijua ne Filat grupi ilegal i rezistences antifashiste i perbere nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shume te tjere. Ata punuan ne rreze te kufirit te Shkalles se Zorjanit e me thelle per organizimin e rezistences, per krijimin e bazave te luftes, per popullarizimin e ideve te Kartes se Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe te drejten e vetevendosjes pas fitores mbi fashizmin. Ne shkut te vitit 1943 u krijua ceta “Cameria” dhe pak me vone batalioni “Cameria”, i cili zhvilloi ne shtator 1943 betejen e famshme te Konsipolit kunder gjermaneve, qe zgjati 55 dite. Ajo beteje u shqua per pjesemarrjen e gjere te popullsise se Camerise, te Delvines dhe te minoritetit pa dallim kombesie e shtresash shoqerore. Ne mars te ketij viti u krijua formacioni i pare mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimeri kunder gjermaneve dhe zervisteve ne Mallun, ne Revani, ne Theojefira, ne Pleshavice, ne malin Kacidhjar e gjetke. Ne pranvere te vitit 1944 ne Qeramice u formua Batalioni IV “Ali Demi” me me shume se 500 djem came. Ky batalion hyri ne perberje te Regjimentit XV te Ushtrise Nacionalclirimtare Greke (EAM). Gjate luftimeve te tij ne rrugen Janine-Gumenice, Koske, Smarte e Lopes si dhe ne Mallun rane trimerisht deshmoret Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shume came moren pjese ne Brigaden VI, VII, IX dhe XI te ushtrise greke. Edhe misioni britanik qe kreu hetime ne Cameri nuk e mohonte pjesemarrjen e cameve ne radhet e EAM-it.

Edhe gjermanet u perpoqen ta hedhin minoritetin shqiptar ne lufte kunder EAM-it dhe Frontit Nacionalclirimtar Shqiptar. Keto perpjekje regresive shoqeroheshin me nje propagande me ngjyra te theksuara nacionaliste.

Ne kuadrin e bashkepunimit te popullit shqiptar dhe atij grek, u bene perpjekje per te vendosur ura lidhjeje ne linjen e atyre forcave qe udhehiqeshin nga Partite Komuniste. Ne bisedimet midis perfaqesuesve te te dy paleve ishte vendosur qe ne tetor te vitit 1943, te harmonizohej puna ne minoritet. Per kete qellim ishte pranuar qe te vinin ne minoritetin grek ne Shqiperi anetare te Partise Komuniste Greke “qe te bejne pune ne minoritete duke ene ne lidhje gjithmone me ne”. Po keshtu do te procedohej edhe ne Cameri.

Minoriteti grek ne Shqiperi u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek per te depertuar ne te, me qellime te hapura antishqiptare. Te derguarit e EAM-it ne minoritet, si Aleks Janari, me propaganden e tyre shfrytezuan marreveshjen qe permendem me siper, per te ngjallur ndjenjat nacionaliste te minoritetit, “per t’i bere masat e minoritetit t’i drejtojne syte nga Greqia”. Ne nje miting qe ishte bere ne Akrovjan ishte deklaruar hapur se “ne pranojme te jemi nje Greqi qofte komunikste, qofte djalliste, por vetem Greqi te jemi”. Sipas te njejtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me te holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin derguar per tek Zerva 23 veta “pasi ky paguante 1 sterline per tre anetare te familjes” (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin force ne minoritetin shqiptar ne Greqi, domethene ne Camerine e pertejme, duke ndikuar ne coroditjen e popullsise came ndaj situates ne luftes dhe te mbeshtetjes se saj. Megjithate, Kryesia e Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar te Shqiperise, duke pasur bindje ne vijen e bashkepunimit midis dy popujve, dergoi nje delegacion ne Konferencen Panepirotike te EAM-it sipas fteses se bere nga Komiteti Panepirotik Nacionalclirimtar i Greqise me 14 qershor 1944. Duhet shenuar se ky bashkepunim inspirohej nga qellime fisnike te bashkejetses midis fqinjeve me devizen: lufte e ashper dhe e paprere armikut nazist dhhe gjithe reaksionit ne sherbim te tij.