Fieri Online Website » Kulture
Aktivitetet artistike që do t’i japin jetë Apollonisë
Për më shumë se një javë, nga data 3-11 shtator, Parku Kombëtar i Apolonisë në Fier do të gjallërohet nga java e artit dhe kulturës, me pjesëmarrjen e artistëve të katër shteteve, Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Kroacisë.
“Netët Apolloniane” do të realizohen falë projektit “Archeos.s” që është miratuar ditën e djeshme dhe që përmbledh një sërë veprimtarish në fushën e turizmit dhe kulturës. Ideatorët dhe organizatorët e projektit, në konferencën e djeshme për shtyp, clësuan si synimin e tyre krijimin dhe forcimin e aktiviteteve në Apolloni, duke e kthyer gjithnjë e më tepër këtë qendër të madhe arkeologjike antike, në një qendër kulturore e pelegrinazhi turistik.
Programi i “Netëve Apolloniane” do të përmbajë, gjatë nëntë ditëve të tij, shfaqje teatri, mbrëmje baleti, ekspozita pikture, ekspozita fotografike për turizmin, opera, etj. Të gjitha këto aktivitete do të gjallërojnë Apolloninë, në fillim të muajit shtator, për një sezon ndryshe. “Archeos.s” zhvillohet me bashkëpunimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrisë së Integrimit, me organizimin e Bashkisë Fier dhe institucioneve të këtij rrethi.
Ky projekt, që do të zgjasë dy vjet, realizohet në kuadrin e Programit Europian IPA Adriatic CBC në fushën e turizmit-kulturor, me një bashkëfinancim nga fondet europiane në masën 85 % dhe nga fondet kombëtare për çdo vend pjesmarrës në këtë projekt, në masën 15 %.
Këto shfaqje artistike do t’i japin një tjetër “shije” qytetit të Fierit, ndërkohë që në Apolloni apo Bylis janë realizuar vazhdimisht aktivitete si: mbrëmje poetike, vepra të plota të artit dramatik, festivale filmash, koncerte jazz dhe folk, opera e balete, panaire prodhimesh të ndryshme, etj.
Fier, godina e muzeut në prag rrënimi
Specialistët kërkojnë investime dhe më shumë hapësirë për Muzeun Historik të qytetit. Muzeu Historik i Fierit kërkon hapësira. Godina ku muzeu është vendosur prej vitesh po përballet me ditët më të këqija të saj. Kati i dytë i muzeut prej vitesh është shkatërruar dhe tavani i parikonstruktuar lejon që gjithçka që bie jashtë të futet brenda. Edhe pavijoni i Luftës së Dytë Botërore që ishte vendosur në këtë kat është zhvendosur dhe tashmë ky mjedis i ngjan më tepër një rrënoje. Me gjithë kërkesat për investime, deri më tani nuk është mundësuar sigurimi i fondit përkatës. Specialisti i muzeut të Fierit, Nuri Plaku, shprehet  se bllokimi i buxhetit për këtë vit e zgjat për një afat të pacaktuar gjendjen e këtij muzeu dhe e bën të paparashikueshme kohën për rikonstruksion. Gjurmët e rrënimit të kësaj godine nuk janë të dukshme vetëm në katin e dytë. Sipas Nuri Plakut është kërkuar shumë herë që të ndërhyhet në këtë godinë ose të vihet në dispozicion një ndërtesë tjetër me më shumë hapësira. Në rast të kësaj kërkese të fundit, specialistët kanë menduar për një ndarje të mundshme të Muzeut Etnografik. “Ka pasur përpjekje konkrete që ish-godina e shtëpisë së ushtarakëve në Fier të kthehej në një muze, ku çdo pavijon do të kishte katin përkatës. Ka pasur negociata me Ministrinë e Mbrojtjes, por gjithçka ka ngecur. Tashmë ajo që vlen më shumë lidhet me domosdoshmërinë për investime në godinën aktuale”, vijon më tej specialisti Nuri Plaku. Sipas tij, për nga fondet që ekzistojnë dhe zhvillimin që ka pasur ky qytet, kërkohet një muze i përmasave më të mëdha. Ai sugjeron edhe hapjen e një muzeu në natyrë, si dhe prezantimin e vlerave historike të trevës së Myzeqesë edhe në ambiente të tjera. Aktualisht, në muzeun e Fierit funksionojnë pavijoni i arkeologjisë, i mesjetës, i periudhës së fundit, si dhe ai i etnografisë. Në Muzeun Historik të Fierit nuk është e pasqyruar Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare, për të cilën ka pasur shumë pretendime. Tre roje, dy sanitare, një specialist dhe një drejtor përbëjnë administratën e muzeut të Fierit, të cilët presin përditë grupe nxënësish nga shkollat e qytetit që kanë të planifikuar në lëndën mësimore vizitën në muze. Por ky muze vizitohet edhe nga një numër i konsiderueshëm turistësh të huaj, të cilët e kanë bërë Fierin pjesë të guidave të tyre nisur nga pikat e shumta arkeologjike që gjenden në territorin e qarkut të këtij qyteti. Ajo që i shqetëson punonjësit e muzeut, veç investimeve, ka të bëjë me shterjen e personave që në mënyrë vullnetare dorëzojnë objekte me vlerë. Në mungesë të fondeve për blerje, pasurimi i materialeve të ekspozuara bëhet shumë i vështirë, për më tepër që ky muze vihet edhe në dispozicion të mjaft studiuesve.
Buxhetet e pamiratuara bibliotekat Fierit në vështirësi
Godina të amortizuara, mungesa në fondin e librave. Buxhetet e pamiratuara për vitin 2010 në bashkitë e Fierit dhe Patosit, kanë vënë në vështirësi edhe bibliotekat publike të këtyre qyteteve. Sipas përgjegjëseve në bibliotekën e Fierit, si dhe atë të Patosit, mësohet se shumë shërbime kanë mbetur pa u kryer dhe bashkë me to më e rëndësishmja është se për këtë vit nuk ka pasur shtim të fondit të librit. Ndërkohë që godinat e bibliotekave, si në Fier ashtu edhe në Patos, janë tejet të amortizuara. Përgjegjësja e bibliotekës së Patosit, Lindita Mali, ka deklaruar se fondi i librave është shtuar me vetëm shtatë tituj të rinj, ndërkohë që dhe për këto hyrje ende nuk janë bërë pagesat te botuesit. Sipas saj, nevojiten investime serioze nga bashkia, por kjo e fundit nuk ka miratuar ende buxhetin dhe ndodhet në krizë. E njëjta situatë paraqitet edhe në Bibliotekën publike të Fierit, ku ende nuk janë shlyer detyrimet financiare për librat që janë blerë gjatë vitit të shkuar dhe fillimit të këtij viti. Ndërhyrja e vetme që po bëhet, është lyerja e fasadave të godinës, ndërkohë që në mjediset e brendshme kërkohet investim kapital, si për infrastrukturën ashtu dhe për bazë materiale dhe ndriçimin.
Fier, në Apolloni nis “Shqipëria është kulturë”
Fier- Qindra të rinj, nga rrethe të ndryshme të vendit, janë mbledhur mbrëmë në Apoloni të Fieri, për të marrë pjesë në konkursin “Shqipëria është kulturë” i organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Fierit. Eventi kulturor, do të zgjasë katër ditë e netë dhe në të marrin pjesë rreth 400 të rinj nga Shqipëria, Mali i zi, Italia etj. Gjinitë në të cilat po konkurojnë të rinjtë janë të ndryshme si Aerobi, valle popullore, Aktrim, Këngë, Recitime, Pikturë etj. Në mbremjen e parë në skenën e improvizuar janë ngjitur grupet e para kryesisht në aerobi dhe recitime. Fituesit do të përfitojnë cmime deri në 5 milionë leke të vjetra. Ndërsa fituesit e tre vendeve tw para për cdo gjini do të udhëtojnë në kryeqytetet e Europës. Fituesit do të quhen dhe ambasadorët e kulturës shqiptare.
Libri i ri, Hitleri nxiti ekstremizmin islam
BERLIN-Rrënjët e ekstremizmit islamik shtrihen tek thirrja e Hitlerit ndaj botës arabe për të shkatërruar çifutët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kështu pretendon një libër i publikuar së fundmi për konfliktin më të madh të viteve 1940-45. “E vetmja shpresë juaja për shpëtim është shkatërrimi i çifutëve përpara se ata tju shkatërrojnë ju, – citohet të ketë thënë lideri nazist gjatë një transmetimi në radio (1942). Ky ishte një nga 6000 transmetimet e nazistëve drejtuar arabëve, ndërsa kampet e tyre të vdekjes ishin duke vrarë qindra dhe mijëra çifutë në Evropë.
Libri “Propaganda naziste për botën arabe”, i shkruar nga Jeffrey Herf, tregon se si Hitleri dhe ndihmësit e tij përdornin transmetimet e radiove për të nxitur propagandën, sepse bota arabe në atë kohë ishte e pashkolluar.
Radiot gjendeshin lehtësisht në lokale dhe tregje për të tërhequr vëmendjen e grupeve të njerëzve. Profesori Herf, i cili jep lëndën e historisë në Universitetin e Merilendit, thotë se rrënjët e fanatizmit të islamizmit të ditëve moderne mund të ketë ardhur nga mesazhet e transmetuara nga Berlini. Një nga qëllimet kryesore të Hitlerit ishte provokimi i kryengritjes antisemite në Egjipt. Në një edicion lajmesh ai tha: “Një numër i madh hebrenjsh, të cilët jetojnë në Egjipt, së bashku me polakët, grekët, armenët dhe francezët posedojnë armë dhe municione”. Disa hebrenj në Kajro u kërkuan autoriteteve britanike të siguronin mitralozë në çatitë e shtëpive të tyre. Këto edicione informative lajmesh në radio përktheheshin në arabisht nga specialistët e ministrit të Propagandës, Josef Gebels.
Revista “Die Velt” (Bota) në Gjermani e quajti zbulimin e profesorit Herg të 6000 transmetimeve nga viti 1939 deri 1945 asgjë më shumë se një sensacion. “Kjo fushatë propagandistike përfshin një kapitull të rëndësishëm në historinë e luftës”, – thotë profesori Herf. Propaganda në gjuhën arabe e prodhuar gjatë kohës së luftës në Berlin ishte një kapitull i rëndësishëm në historinë e gjatë të nacionalizmit radikal arab”. Transkriptet e përkthyera fjalë për fjalë u bën nga ambasada amerikane në Kajro gjatë kohës së luftës dhe ruheshin të klasifikuara deri në vitin 1977 në Uashington. Dy vjet më parë, profesori Herf u bë akademiku i parë që pati akses në to. “Fondamentalizmi islamik, ashtu si totalitarizmi evropian në shekullin XX ishte një përzierje e elementëve shumë të vjetër dhe modernë”, – shton profesori. “Është gjithashtu një produkt i përzierjes së disa ngjarjeve indigjene në historinë e islamit me urrejtjen ndaj demokracisë, liberalizmit dhe çifutëve që ishin në qendër të socializmit kombëtar. Konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve do të ishte mbyllur shumë kohë më parë nëse nuk do të artikuloheshin dhe ndihmoheshin nga propagandistët nazistë dhe vazhduan edhe pas luftës nga islamikët e llojeve të ndryshme.
Zbulohen objekte te reja arkeologjike
FIER- Në fshatin Rruzhdie, rreth 20 km larg qytetit të Fierit u zbuluan dy ditë më parë një mbishkrim shumë i vjetër dhe një skulpturë guri, që u shtohen fondit të objekteve arkeologjike të zbuluara në këtë qark.
“Objektet janë të përmasave 50cm x 80cm”, tha se kryetari i komunës, Pajtim Gllava. Sipas tij, zona ku u gjetën objektet ndodhet shumë pranë kalasë së Margëlliçit, e njohur për vlerat e saj arkeologjike.
“Vendndodhja e gjetjeve të reja arkeologjike shtrihet në territorin e fshatit Ruzhdie, në kufijtë ndarës me Bashkinë e Patosit, rreth 1 km larg kalasë së Margëlliçit”, tha Gllava.
Ai tha se punimet u ndërprenë menjëherë dhe u lajmëruan drejtuesit e Prefekturës, Qarkut dhe Policia e Fierit për të marrë në ruajtje vendin ku u zbuluan këto objekte të vjetra.
Gjithashtu janë lajmëruar specialistët e arkeologjisë dhe pritet që Agjencia Kombëtare e Arkeologjisë të nisë ekspertët dhe specialistët për të marrë në dorëzim objektet dhe zonën ku u gjetën këto objekte me vlerë.
Kërkesat dhe afatet e aplikimit për lotarinë amerikane
U.S Program of Green Card 2011, në faqen zyrtare të internetit jepen kriteret që kërkohen.Lotaria amerikane “U.S program of Green Card 2011 ka çelur procedurat për aplikim. Sipas informacioneve zyrtare të dhëna nga Departamenti i Shtetit në uebsajtin në internet, njoftohen të gjithë të interesuarit për afatet që duhet të respektojnë, për kriteret, mënyrën e plotësimit të formularit, si dhe metodën më të mirë për të paraqitur një foto sa më të mirë shoqëruese.
U.S Program of Green Card 2011, sipas këtij programi parashikohen të jepen viza emigrimi për rreth 50 000 persona sipas një përzgjedhjeje të rastësishme të kompjuterit. Aplikimi duhet të bëhet vetëm në faqen zyrtare të emigrimit kombëtar amerikan.
Sipas të dhënave për aplikimin për Lotarinë Amerikane, regjistrimet nisin duke filluar nga data 2 tetor 2009 dhe deri në 30 nëntor 2009.
Seksioni 203 (c) i Aktit të Emigracionit të vitit 1990 vë në dispozicion për çdo vit një maksimum prej 50 mijë vizash emigrimi për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mund të përzgjidhen në mënyrë të rastësishme prej sistemit kompjuterik të programit të lotarisë.
Departamenti i Shtetit ka vendosur në zbatim sistemin e regjistrimeve të lotarisë elektronikisht, duke filluar që nga lotaria e vitit 2005, në mënyrë që ta bëjë procesin më efikas dhe më të sigurt. Departamenti përdor teknologji speciale për të identifikuar ata që kryejnë mashtrim për qëllime emigrimi ilegal apo për ata që regjistrohen disa herë.
Gjithmonë ka pasur njoftime për të bërë kujdes, pasi janë evidentuar herë pas here që ka pasur shembuj në faqe interneti të ndryshme. Këto uebe s‘kanë qenë të rregullta duke mashtruar, janë paraqitur si faqe zyrtare të qeverisë së SHBA-së. Disa nga këto faqe kanë përfituar para duke “plotësuar” formularin e aplikimit të lotarisë. Ndërkohë që nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar Formularin Elektronik të Lotarisë Amerikane.
Regjistrimet duhet të përfshijnë emrin, datën dhe vendin e lindjes të bashkëshortit(es) tuaj dhe të gjithë fëmijëve-natyralë, si dhe të gjithë fëmijëve ligjërisht të adoptuar ose të bashkëshortit(es), që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç (përveç fëmijëve që kanë shtetësi amerikane, ose që kanë rezidencë ligjore të përhershme), edhe në qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindërit e fëmijës, edhe në qoftë se bashkëshortja apo fëmija nuk banojnë me ju apo nuk do të emigrojnë me ju duhen përfshirë. Në formular duhet të plotësohet informacioni mbi bashkëshortin, emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, vendi/shteti i lindjes, fotografia.
Në qoftë se nuk përfshini bashkëshortin(en), do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjesëtarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë. Informacion tjetër që duhet të jepet mbi fëmijët është: emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, vendi/shteti i lindjes, fotografia. Për informacion më të detajuar të interesuarit duhet të klikojnë në adresën: http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1322.html.
Fotografia
Fotografia duhet të jetë një imazh dixhital ose e skanuar dhe duhet të ketë këto specifikime, ndryshe aplikimi nuk do të pranohen:
Specifikimet e përbëra të fotografisë:
Pozicioni i kokës:
Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit;
Koka e personit nuk duhet të jetë e vendosur lart, poshtë ose anash;
Koka e personit duhet të mbulojë rreth 50% të sipërfaqes së fotografisë
Surpriza e Lefteris Pantazis
Ylli i muzikes greke Lefteris Pantizis ben surprizen e dyte per publikun shqiptar.
Gjate nje turneu ne Sarande dhe Himare ku ka mbushur plot skenat kemi zbuluar dhe suprizen e cila eshte nje serente korcare shume e njohur “Rrokullsni Gajde”.
Frymezues dhe nxites per te kenduar ne shqip ka qene talenti shqiptar nga Korca, Devis Xherahu i cili prej tre vitesh mbeshtetet nga Lefteri Pantazis ne karrireren e tij si kengetar.
Pantazis tregon sesi lindi ideja per te kenduar serenaten ne shqip.
“Nje dite gjeta Devisin tek kendonte me kitare nje kenge. Me beri pershtypje dhe e pyeta se cfare kenge ishte. Eshte nje serenate me tha. Me kapi menjehere deshira per ta kenduar dhe ashtu si pakuptuar perfunduam ne studio”, tha ai.
Nderkohe qe Devis shprehet i cuditur per kohen e shpejte qe Pantazis ka mesuar serenaten ne shqip.
“Jam habitur sepse vetem gjysme ore ia kam shpjeguar shqip kengen dhe e ka kapur shume shpejt dhe shume mire shqipen”, u shpreh ai talenti shqipetar.
Me tej Xherahu ka dashur te falenderoje Top Median
“Ekskluzivitetin e kenges time do ta kete Top Channel sepse ka bere te mundur  kontaktin tim te pare me publikun shqiptar”, perfundoi ai.
Nderkohe qe kengetari i madh grek Lefteris Pantazis e ka mbyllur fjalen e tij me nje mesazh per te gjithe publikun shqiptar, “Shqiptare ju dua shume”.
Depresioni, kurimi nepermjet internetit
Depresioni mund te sherohet “on line”, me nje psikoterapi “balle per balle” ne menyre virtuale me psikologun, pa qene e nevojshme shkuarja ne studio.
I pari qe e ka provuar kete metode eshte David Kessler i “NIHR National School for Primary Care Research”, ne Universitetin e Bristolit.
Eksperimenti eshte kryer mbi 297 paciente te cilet jane kontrolluar per 8 muaj.
Seancat nepermjet internetit, mund te jete nje alternative per ciklet normale te psikoterapise nga studioja e psikologut.
Grupi ne “Facebook”, padi pese te rinjve
Pese adoleshente nga 14 deri ne 15 vjec jane bere objekt padie nga ish profesori i tyre pasi ata kishin hapur nje grup ne “Facebook” per te.
Ngjarja e rralle ka ndodhur ne Piacenca te Italise. Ne grupin kushtuar profesorit gjenden komente te llojeve te ndryshme, aspak miqesore, shpifese dhe tallese.
“Nuk menduam te shkaktonim dicka te paligjshme, pastaj te gjithe flasin keq per mesuesit e tyre”, u shpreh njeri prej te rinjve qe ka formuar grupin.
Pasi i ka zbular mesuesi ka ngritur nje padi civile ndaj te rinjve te cilet i akuzon per shpifje.