Fieri Online Website » Politike

Loja me avokat shtyn përsëri gjyqin e Ruzhdies
Fier- Dështon seanca e pestë radhazi për manipulimet e 28 qershorit. Edhe seanca e pestë gjyqësore për manipulimin e zgjedhjeve në fshatin Ruzhdie është shtyrë. Motivi ka qenë i njëjtë: mungesa e avokatit të komisionerëve të djathtë, të cilët janë vënë nën gjykim për manipulim dhe falsifikim. Seanca e radhës ishte njoftuar për t’u mbajtur në orën 13:30 të së hënës, por ka nisur me 20 minuta vonesë, pasi dy avokatët mbrojtës, Vladimir Cjapi dhe Rozeta Plaku ishin në një gjyq tjetër. Pas ardhjes së tyre në sallën e gjyqit kanë hyrë edhe dy avokatët e tjerë mbrojtës Zenun Hajdërmataj dhe Toto Avdia. Në sallën e gjyqit ka hyrë edhe prokurori i çështjes, Çlirim Sino, ndërkohë që për herë të parë në sallën e gjyqit ka qenë edhe oficeri i Policisë Gjyqësore, Rikard Loloçi, i cili ka ndjekur nga afër procedurën e gjatë dhe voluminoze të hetimit deri në hapjen e kutive. Por njeriu i vetëm në Shqipëri që ka mundur të hapë kutitë e votimit të 28 qershorit nuk ka folur dot dje, pasi seanca nuk mund të zhvillohej pa praninë e avokatëve të komisionerëve të djathtë. Komisionerët e PD-së dhe PR-së, Bujar Kararaj, Shezaim Kararaj, Veledin Myftaraj, Robert Myftaraj dhe Pëllumb Myrtaj kanë qenë të pranishëm në sallë, sikundër komisionerët e majtë, Pëllumb Ferzaj, Ervin Myftaraj dhe Qazim Aliaj, si dhe një fshatar i zonës që akuzohet për falsifikim. Por në sallë nuk kanë qenë i pranishëm avokati Baftjar Shehu, që mbron dy nga komisionerët e djathtë dhe seanca nuk mund të vazhdonte. Prokurori ka kërkuar që seanca të mos vazhdojë dhe gjykata të marrë masa që të tilla probleme të mos ndodhin më. Kështu, është vendosur pezullimi i seancës dhe është caktuar data 9 qershor për vazhdimin e saj. Të pesta seancat e gjyqit të Ruzhdies janë shtyrë, herë për mungesën e të pandehurve dhe herë për mungesën e avokatëve të tyre.

Vrasja e pazbardhur e Xhindit
Hetimet me grupin më të mirë të ekspertëve nuk kanë mundur ta vënë gishtin mbi një autor. Kur ka kaluar plot një vit nga koha e një prej ekzekutimeve më misterioze të ndodhura vitet e fundit, dhe askush nga organet kompetente nuk mund të na thotë asgjë rreth autorit të dyshuar, nuk ka se si të mos themi se eliminimi i Fatmir Xhindit klasifikohet si një vrasje pa autor. E mbetur e hapur, dosja deri më tani nuk ka autor dhe rrezikon të mbetet e tillë deri në fund. Pikërisht ditën e ngjarjes në deklaratën e saj, Ministria e Brendshme tha se do të angazhonte për hetimin e saj ekspertët më të mirë dhe herë pas here deklaroheshin pistat në të cilat hetohet, si edhe fakte që, sipas drejtuesve të policisë apo edhe titullarëve të dikasterit të rendit, ekspertët ndodheshin fare pranë zbulimit të autorit të vrasjes. Ditët iknin dhe tani kur kanë kaluar plot 365 të tilla, “me kokën ulur” dhe në heshtje, pranohet se nuk kemi një autor të dyshuar për vrasjen e të ndjerit Xhindi. Kërkesat e vazhdueshme të familjarëve, por edhe presioni i Partisë Socialiste, duket se kanë rënë në vesh të shurdhër të organeve përgjegjëse për zbardhjen e vrasjes. Edhe largimi i drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ahmet Prençi, pra zëvendësimi i tij me Hysni Burgajn, duket se nuk ka sjellë asgjë të re në hetimin e kësaj vrasjeje.

Vrasja

Kalendari shënonte 2 maj 2009, kur u ekzekutua në rrethana misterioze me 6 plumba automatiku deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. Ngjarja ndodhi rreth orës 21.15, ndërsa deputeti i PS-së po hynte në shtëpinë e tij. Pikërisht në këtë moment mbi të është hapur zjarr nga persona të paidentifikuar. Policia deklaroi se ai ishte duke lëvizur në këmbë drejt banesës së tij. Pak para se të mbërrinte atje, mbi Xhindin u derdhën breshëri plumbash.

Nga faktet që zotëronte deri në atë moment policia, u tha se ngjarja nuk kishte qenë e rastësishme, por një atentat i planifikuar e i përgatitur me kohë. Atentatorët duket se e kishin pritur viktimën, pra ata kanë qenë në ndjekje të tij dhe atë mbrëmje gjetën rastin për ta ekzekutuar. Autorët zgjodhën edhe kohën për ta kryer atentatin, dhe duke përfituar nga errësira mundën të largohen menjëherë pas ekzekutimit të deputetit. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe kreu veprimet hetimore, ndërsa organizoi edhe postblloqe në pikat hyrëse e dalëse të qytetit të Roskovecit, si dhe në akset rrugore Fier-Vlorë dhe Fier-Berat. Policia përjashtoi pistën e vrasjes për motive politike, por tha se arsyet e ekzekutimit të deputetit, për shkak të informacioneve të pakta që disponohen deri atëherë, mbeteshin enigmë. Deputeti Fatmir Xhindi po kthehej nga puna në pronat e tij në Kurjan dhe pak para se të mbërrite në shtëpinë e tij ai është qëlluar me armë zjarri. Menjëherë në ndihmë i kanë ardhur të afërmit, të cilët e kanë nisur për në spitalin e Fierit. Dëshmitarët kanë thënë se ai ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Hetimi

Rreth dy javë pas ngjarjes, prokuroria pretendoi se kishte zbardhur rrugën që kishte ndjekur vrasësi pas kryerjes së krimit. Largimi nga vendi i ngjarjes i autorit të dyshuar, sipas prokurorisë, bazohej në një prej dëshmive të dhëna në organin e akuzës nga një punonjës policie, i cili kishte ndjekur me qen nuhatës gjurmët e vrasësit, mbrëmjen e 2 majit 2009. Ky punonjës ishte marrë në pyetje disa ditë pas ngjarjes nga grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Efektivi i policisë kishte pohuar se natën e krimit kishte ndjekur lëvizjet e qenit, i cili ka nuhatur gjurmët e autorit. Qeni i policisë, duke nuhatur ka ndjekur gjurmët deri në rrugën kryesore në qendër të Roskovecit. Sipas dëshmisë së punonjësit të policisë që survejoi qenin gjurmues, vrasësi i deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi, kishte ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes. Atentatori i 49-vjeçarit kishte ecur normalisht rrugicave të zonës derisa, sipas tij, kishte dalë në rrugën kryesore që shpie në qendër të Roskovecit. Dyshohet se aty ka qëndruar një automjet për të marrë vrasësin bashkë me armën e përdorur në ekzekutimin e deputetit. Makina, sipas akuzës, që duhet të ishte drejtuar nga bashkëpunëtori, ka shërbyer për largimin e vrasësit nga vendi ku ai kishte lënë të vdekur në vend me 6 plumba deputetin e PS-së Fatmir Xhindi. Sipas grupit të hetimit, hetimet u përqendruan në katër pista. Pista e parë ishte përplasja e mundshme për çështje të pronësisë, e dyta ajo për shkak të cilësive të veçanta si deputet, e treta për çështje personale dhe e fundit një sherr i çastit.

Ruçi në Fier: Sali Berisha është “burri i Ruzhdies”
Tri ditë para protestës së 30 prillit, kryetari i partisë më të madhe opozitare, Edi Rama, ka zgjedhur Fierin për të zhvilluar protestën e radhës. Ai e ka përqendruar fjalën e vet te kriza ekonomike dhe që zanafillën e saj e ka te votat e vjedhura të qershorit të kaluar. “Në Elbasan kam takuar një biznesmen, i cili më 28 qershor kishte votuar për PD-në… Konkretisht, ish i djathti më tha: Mirë juve u vodhi votën, por me tokën, të ardhurat, pagën, biznesin, pronën tonë ç’pati Berisha?”, u shpreh Rama para qytetarëve të Fierit. Sipas tij, kjo situatë e krijuar është një arsye pse “shumë të djathtë do të jenë bashkë me ne në protestën maratonë të 30 prillit”. Në vijim të fjalës së tij, Rama është ndalur te faturat e ujit dhe energjisë që i shpërndahen komunitetit, që sipas tij janë të mbifryra me qëllim fshehjen e vjedhjes që bën qeveria dhe segmentet e saj. Ndërkohë kreu i Asamblesë së PS-së, njëkohësisht kryetari i grupit të deputetëve, Gramoz Ruçi, e ka cilësuar Sali Berishën si “burri i Rruzhdies”. “Unë ju them se dhe durimi ynë ka një fund. Të mos luajë asnjë hajdut dhe as zëvendësi i tij më kryehajdut me durimin e qindra-mijëra njerëzve. Berisha tashmë është ‘burri i Ruzhdies’ së famshme, që shfaq fare hapur pushtetin hajdut të tij”, ka thënë Gramoz Ruçi. Gjithashtu, në protestën e Fierit ka folur edhe Spartak Ngjela, i cili ka bërë një perifrazim simbolik të protestës së 30 prillit. “Në 30 prill do përplaset fakti historik me vetë historinë. Dhe kur ndodh kjo, nuk ka asnjë Kryeministër tiran që t’i rezistojë. Sot ne po vuajmë tiraninë e një pushteti që na ka grabitur. Mbi të gjitha kjo tirani ka vjedhur votat dhe i mban ato të fshehura në tunele. Qeverinë e Berishës nuk e pranon Europa dhe Perëndimi”, ka thënë Ngjela. Pjesëmarrës në protestën e së martës në Fier kanë qenë të gjithë deputetët e PS-së në shkallë qarku. Kanë folur duke denoncuar situatën ekonomike dhe sociale në Fier, Lushnjë e Mallakastër deputetët Albert Çaçi, Fatos Tushe, Arben Çuko, Armando Subashi etj. Po dje, letra e kongresmenit amerikan, Delahunt, për Kryeministrin Sali Berisha, është lexuar nga Partia Socialiste nën dritën e një mesazhi kritik për qeverinë aktuale. Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në selinë rozë, Arta Dade, deklaroi dje se përmbajtja e letrës dhe adresimi i saj te kreu i qeverisë dëshmon për koherencën e qëndrimeve të opozitës dhe për atë që është faktori kyç i zgjidhjes së krizës së tanishme politike në vend. Si pikë qendrore në interpretimin socialist është marrë theksi i vënë nga kongresmeni amerikan, njëkohësisht kryetar i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në realizimin e transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit.

Rama: Përditë tjetërsohen tituj pronësie për familjen në pushtet
Nga Fieri, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u bëri thirrje edhe njëherë shqiptarëve të bashkohen dhe të protestojnë në çdo ditë të javës e të muajit pa pushim për të gjitha ato që sipas Ramës konsiderohen prej qytetarëve si shkelje që iu bëhen nga pushteti i tanishëm qeverisës. Rama theksoi se 30 prilli do të kulmojë me një protestë madhështore në Tiranë për të vazhduar më pas sërish me protesta deri në largimin e Qeverisë Berisha. “Ky qytet është simboli i rezistencës sonë pasi ishte këtu në Fier vendi që nisi beteja për të denoncuar manipulimin dhe prej këtu nisi puna për të kërkuar transparencë. Ne kemi pasur rrugë të vështirë që shumëkush nuk dëshironte të dëgjonte zërin tonë, fillin e arsyes sonë se ajo që ne kërkojmë nuk është pushteti i një pale, por i të gjithëve atyre që nuk jetojnë brenda familjes në pushtet. Kjo është Qeveria e borxheve të mëdha. 20 nëntori ktheu vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe i bëri të kuptojnë se kauza jonë është shumë më e madhe se përpjekja e një pale. Pasi grabiti votat, Berisha po çon vendin në një tatëpjetë ekonomike. Ai premtoi 160 mijë vende pune, por për shkak të politikës së mbrapsht, shqiptarët humbën rreth 100 mijë vende pune”, u shpreh Rama. Duke e vënë theksin në situatën ekonomike dhe atë të punësimit, kryesocialisti tha se shqiptarët çdo ditë e më shumë po varfërohen. “Përditë për hir të pushtetit, po tjetërsohen tituj pronësie në favor të familjes në pushtet, ndërkohë që shumë familje shqiptare po përjetojnë në nivel të varfërisë. Uji dhe dritat kanë shkuar në stratosferë dhe nuk mund të paguhen nga shqiptarët.

Liberalizimi i vizave, qeveria nis raport shtesë
Në dokument, ndonëse përditësohen arritjet, shmanget përgjigjja për Lazaratin. Qeveria shqiptare pritet të përballet në mbledhjen e 21 prillit të delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, me një raport të sajin në lidhje me zbatimin e udhërrëfyesit të BE-së për liberalizimin e vizave. Në një material prej 6 faqesh, i cili mban autorësinë e ambasadës shqiptare në Bashkimin Europian, bëhen të ditura arritjet sipas Tiranës zyrtare në këtë fushë. Në takimin e 21 prillit pritet që eurodeputetët të përballin dy dokumentet: raportin e ekspertëve të Komisionit Europian (i botuar në “Shqip” më 12 prill) dhe atë të qeverisë shqiptare, të cilin gazeta “Shqip” e ka siguruar dhe që përmban të dhënat e rifreskuara nga raporti i monitorimit deri më 9 prill. Dokumenti i qeverisë shqiptare, i cili është dorëzuar në Parlamentin Europian nga ambasada jonë në BE, përmban arritjet e bëra nga Tirana zyrtare për 4 blloqet e udhërrëfyesit, por një ndryshim thelbësor është se në këtë dokument nuk është përmendur fare çështja e kanabisit të kultivuar në Lazarat, i cili me hollësi është trajtuar në dokumentin e ekspertëve të Komisionit Europian.

Siguria e dokumenteve

Sipas qeverisë shqiptare, numri i përgjithshëm i aplikimeve për letërnjoftime është 2038000, numri total i letërnjoftimeve të shpërndara në zyrat e gjendjes civile është 2014000, ndërsa në duart e qytetarëve janë dorëzuar gjithsej një milion e tetëqind e tridhjetë mijë karta identiteti. Në lidhje me pasaportat biometrike, sipas raportit shtesë që është dorëzuar në sekretarinë e Komisionit Europian, 605000 qytetarë kanë aplikuar për pasaporta, ndërkohë që ministria ka shpërndarë në komisariate 588000 copë.

Kurse numri i shpërndarë te qytetarët është 497 mijë. Pa shpërndarë kanë mbetur 91 mijë pasaporta biometrike.

Menaxhimi i emigracionit

Për këtë aspekt, dokumenti thekson se është implementuar ligji për të huajt, si dhe janë nxjerrë urdhëresat për ta vënë në zbatim atë. Ndërkaq, është krijuar regjistri kombëtar për të huajt. Gjithashtu, në raport theksohet se është ndërtuar dhe një qendër grumbullimi (kamp) për emigrantët e paligjshëm, ndërtuar në mesin e shkurtit. Për menaxhimin e kufirit në material theksohet implementimi i database-s për të gjitha hyrjet dhe daljet në pikat kufitare. Ndërkaq janë vendosur kamera që transmetojnë live nga 7 pika kufitare dhe 3 qendra të identifikimit të patateve.

Siguria dhe rendi publik

Ky bllok, që është më problematiku, është trajtuar në mënyrë skematike nga dokumenti i qeverisë. Në këtë pikë janë renditur masat ligjore të marra dhe ndërtimi i një komiteti të posaçëm të drejtuar nga Kryeministri. Ndërkaq, për pastrimin e parave cilësohet si arritje miratimi dhe hyrja në fuqi e ligjit për konfiskimin, ose siç quhet në Shqipëri “Ligji Antimafie”. Në këtë raport është vendosur statistika tashmë e publikuar për sekuestrimin e 3736000 eurove nga llogaritë bankare sipas ligjit të pastrimit të parave. Ndërsa për luftën ndaj trafikimit të drogave, në raport theksohet se gjatë vitit 2009 janë kryer 12 operacione, ku janë arrestuar 18 persona. Bën përshtypje që në këtë dokument nuk është përmendur fare çështja e Lazaratit. Ekspertët këmbëngulin në dokument se është shumë e rëndësishme që të koordinohen përpjekjet në drejtim të luftës ndaj kultivimit të kanabisit. “Zona kryesore e prodhimit të kanabisit, fshati i Lazaratit (rajoni i Gjirokastrës), mbetet ende kryesisht i pakalueshëm nga forcat e policisë dhe vazhdon të jetë një problem për sigurinë publike në një zonë kaq të rëndësishme”, thuhet në raportin konfidencial. Në dokumentin e dorëzuar nga qeveria shqiptare në Parlamentin Europian, në lidhje me bllokun e 4-t që janë të drejtat e njeriut dhe marrëdhëniet me jashtë, janë të renditura vetëm ligji kundër diskutimit dhe aksion-plani në ndihmë të popullsisë rome.

Vendimi për zgjedhjet e 15 nëntorit, mblidhet kryesia e PS-së
TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë, e cila ka në axhendë vendimin për pjesëmarrjen ose jo të PS-së në zgjedhjet e pjesshme të 15 Nentorit. Ndonëse për këtë vetë lideri i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se pjesëmarrja do të ishte e pakuptimtë, si një zgjatim i procesit të kontestuar të 28 qershorit, ky vendim do të merret sot nga Asambleja.

Mësohet se tjetër pikë e diskutimit gjatë mbledhjes do të jetë edhe thirrja e Asamblesë Kombëtare, si organizimi më i lartë vendimmarrës për të miratuar vendimin e kryesisë.

Paraditen e sotme, kreu i PS-së u shpreh i gatshëm për të kontribuar për procesin e integrimit të vendit, duke bërë të ditur se “PS është e gatshme të hyjë në parlament me ngritjen e komisionit hetimor për zbardhjen e zgjedhjeve”. Ai shtoi se protestat nuk do të përfundojnë dhe sipas agjendës të premten është protesta e Beratit.

“Ne jemi të gatshëm të japim ndihmën tonë në integrimin e vendit, por transparenca e zgjedhjeve është receta e vetme për të ndalur degradimin e pushtetit”, tha Rama. Ndërsa shtoi se “mbajtja peng e kutive thellon krizën e trefishtë dhe rrit dëmin politik dhe ekonomik të vendit.

PS po vazhdon mbledhjen e firmave dhe deri tani njoftoi Rama janë bërë afro 50 mijë persona që kërkojnë hapjen e kutive. Ai u shpreh se “nuk zmbrapsemi dhe nuk lodhemi. Apeli ynë për Sali Berishën është të vërë interesin e vendit mbi interesin e pushtetit familjar dhe transparenca e zgjedhjeve është domosdoshmëri për një parlament legjitim”.

Negociatat, Mediu takon Berishën: Në qeveri, sipas kontributit
TIRANË-Negociatat për qeverinë e re vijuan sot me takimin mes kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryeministrit Sali Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike. Pas takimit dypalësh të zhvilluar në selinë e Kryeministrisë, Mediu tha për mediat “se i paraqiti kryeministrit kërkesat e PR-së lidhur me formatimin e kabinetit të ri qeverisës.

“Ne do të ecim në logjikën e proporcioneve të votave, si ka deklaruar dhe kryeministri, por në vlerën që përfaqëson PR brenda koalicionit të djathtë. Ende nuk është vendosur asgjë dhe para se t’i bëj të qarta vendimet në opinion publik do t’i diskutoj ato me kolegët e kryesisë së PR-së”, tha Mediu për gazetarët, pa pranuar të japë detaje të tjera rreth takimit.

Ai është treguar i rezervuar, duke theksuar se gjithçka që do të vendoset do të jetë vendim që do të dalë nga kryesia e partisë që drejton. “Ne do të mbledhim kryesinë e cila do të marrë qëndrimin e saj për propozimin e kryeministrit për t’u përfaqësuar në qeveri”- tha më tej ai.

PR, një nga aleatët më të ngushtë të PD-së, në zgjedhjet e 28 qershorit mundi të sigurojë një mandat deputeti.

Blushi: PS, jo bojkot Parlamentit
Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi, u kerkoi dje deputeteve socialiste qe te mos nxitohen per te braktisur seancat e Kuvendit dhe te mos marrin vendime, sipas tekave te Edi Rames. Reagimi edhe pas deklarates mbi zgjedhjet te komisionit per Zgjerimin ne Parlamentin Evropian, Olir Reh, i cili vleresoi se zgjedhjet ishin me te mirat te zhvilluara ne historine e Shqiperise. “Une jam deklaruar kunder bojkotit te Kuvendit si nje hap i pajustifikuar, si nje hap i cili nuk mund te merret ne kushtet qe jemi, te pakten PS, nisur nga deklaratat e Oli Rehn, duhet te prese raportin e OSBE-ODHIR per te marre vendim ne raport me institucionin e Kuvendit”, vleresoi anetari i kryesise se selise roze, Ben Blushi. Sipas tij, ky eshte nje kusht qe do t’i kerkohet Kryesise se Partise Socialiste dhe grupit te saj parlament, qe te mos merret asnje vendim i nxitur, por te merret edhe reagimi i OSBE-ODHIR, si arbitri i vetem i besueshem i ketyre zgjedhjeve. “Vendimet nuk duhet te merren sipas tekave te Edi Rames. Ne duhet te shkojme ne Kuvend per zgjedhje te parakohshme”, theksoi nder te tjera, zyrtari larte socialist. Per te, ky vendin do te kete efekte shume te renda per PS, e para mund te minoje kohezionin e saj te brendshem, e dyta do te dobesoje imazhin e PS perballe shqiptareve, sidomos do ta vere Partine Socialiste ne nje pozite te veshtire per te mbrojtur vendimin e vet karshi nderkombetareve, te cilet eshte e qarte, nuk favorizojne asnje pale qe del jashte institucioneve. Kushdo qe, sipas tij, sot ka shprese dhe arsye qe PS mund te provokoje zgjedhje te parakohshme, duhet ta dine se zgjedhjet e parakohshme mund te provohen praktikisht vetem brenda ne Kuvend, jo jashte institucioneve. Duke vijuar me tej, deputeti socialist vleresoi se jashte institucioneve Partia Socialiste do te humbe ate pushtet te madh qe ka sot, nje grup parlamentar qe eshte shume afer numrave per te provokuar zgjedhje te parakohshme ne Kuvendin e Shqiperise. Duke folur per keshillin e ri te ministrave, Blushi tha se kjo eshte qeveria e dy kryeministrave qe prioritet kishin ndarjen ne 80 dhe 20%. “Besoj qe ia vlen te kujtohet ai filmi ‘Balle per balle’ me nje rus dhe me nje shqiptar te cilet nuk merreshin vesh se nga ta drejtonin nendetesen 905. Kam pershtypjen ky do te jete rasti i kesaj qeverie drejtuar me dy marinare, ne nje det te trazuar, ne nje ekonomi ne krize”, vleresoi anetari i Kryesise socialiste koalicionin qeverises PD-LSI. Sipas tij, gjate momentit te firmosjes u degjuar vetem se si u nda qeveria 80 per qind me 20 per qind. Ai shpreh dyshimin se i vetmi program qe kjo qeveri ka, eshte nevoja per te ndaluar kthimin ne pushtet te PS.

Berisha shtyn qeverine
Kryeministri Sali Berisha Berisha do te detyrohet te mos i permbahet premtimit te dhene disa dite me pare per shpalljen e kabinetit te ri perpara dates 7 shtator, te henen kur mblidhet per here te pare Kuvendi i ri.

Top Channel ka mesuar se kryeministri Berisha do ta beje kete pas nisjes se punimeve te legjislatures se re parlamentare.

Cka do te thote se per shpalljen e kabinetit te ri qeveritar do te duhen te pakten edhe 5 dite, rreth dates 8 ose 9 shtator, gje qe koincidon me kohen kur ai do te paraqese para parlamentit programin dhe perberjen e re te keshillit te ministrave.

Nga ana tjeter kjo do te thote se do te zgjase edhe per disa dite ankthi mes radheve te demokrateve se cilet prej tyre do te mbeten ne postet ministrore, cilet do te ikin dhe cilet do te jene te rinjte.

Nga komunikimet me disa prej figurave kryesore te Partise Demokratike, Top Channel ka mesuar se asnje prej tyre nuk eshte kontaktuar ende nga kryeministri Berisha.

Gje qe i kufizon ata edhe te kene hamendje per postet qe mund te kene apo jo. E sigurt eshte se kreu i qeverise po llogarit deri ne detaje ekuilibrat brenda partise dhe qeverise me emerimet qe ai mund te beje dhe se sot, 4 dite pas konferences se shtypit, mbetet aktuale njera nga pergjigjet e kryeministrit per gazetaret, se cilet do te jene emrat e ministrave.

Ne fakt perpara se te vendose se kush do te jete ku nga partia e tij, kryeministrit Berisha i duhet te prese nje pergjigje, natyrisht pozitive, per pjesemarrjen ne kabinet te aleateve republikane.

Per rreth nje ore zoti Berisha eshte takuar ne zyren e tij me kryetarin Fatmir Mediu, sipas te cilit kryeministri i ka ofruar disa propozime konkrete.

Zoti Mediu nuk pranoi t’i thote propozimet, por la te kuptohej se kryesia do te vendose per njerin prej tyre.

“Do te ecim me logjiken e proporcioneve. Nuk ka asgje te percaktuar dhe fillimisht do te kete diskutime me koleget. Elektoralisht Partia Republikane ka kontributin e saj dhe brenda kesaj logjike do te kerkojme te kemi perfaqesimin tone”, u shpreh Mediu.

Kryesise se Partise Republikane i duhet te vendose edhe per emrin e saj perfaqesues ne qeveri dhe zoti Mediu nuk e perjashtoi veten e tij nga ky vendim.

“Jam kryetar i Partise Republikane dhe deputet dhe askush nuk do te vere ne dyshim perfaqesimin politik”, u shpreh Mediu.

Per republikanet perflitet Ministria e Mjedisit, por deri tani, jo vetem per republikanet, por edhe per demokratet, gjithcka eshte vetem hamendje dhe zera, qe me shumti vijne nga korridoret e interesuara per pushtetin.

Mblidhet Kryesia e PS-së, rrëzohet Blushi e Malaj. Debate të ashpra me Ramen
Kongresi i së shtunës i Partisë Socialistë do t’i zhvillojë punimet të hapura për pjesën e leximit të raportit për zgjedhjet, si dhe për prezantimin e platformave të kandidatëve për kryetar partie, ndërsa ndryshimet statutore do të miratohen në një kongres të dytë.

Këto kanë qenë disa nga vendimet më të rëndësishme të mbledhjes së mbrëmshme të kryesisë së selisë rozë, e cila ka nisur punimet në orën 18 dhe i ka përfunduar ato rreth orës 23. Kryesia e PS-së është ndarë në dy kampe, ku pothuajse të gjithë kanë debatuar ashpër, por debatet më kryesore kanë qenë mes Blushit dhe Ramës.

Mbledhja

Mbledhja, ashtu si edhe gjithë klima që ekziston këto ditë në PS, për shkak të garës për kryetar partie, është zhvilluar mes një tensioni të lartë, ku nuk kanë munguar edhe debatet e forta, që shpeshherë janë shoqëruar me një fjalor jashtë etikës.

Objekt debatesh janë bërë pikërisht çështjet, për të cilat palët në PS mbajnë dhe qëndrime të kundërta dhe që kanë të bëjnë kryesisht me vlerësimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, si dhe shkaqet që sollën një rezultat jo të mjaftueshëm për ta bërë PS-në forcë qeverisëse.

Pavarësisht se për këtë çështje, gati një muaj më parë u shpreh edhe Asambleja Kombëtare me anë të rezolutës që miratoi, ky debat ka vijuar edhe dje në kryesi.

Burime brenda mbledhjes kanë pohuar se protagonistë të këtyre debateve janë bërë thuajse të gjithë anëtarët e kryesisë, të cilët ndryshe nga herët e tjera, dje ishin ndarë në dy pozicione, një palë si mbështetës të linjës zyrtare të PS-së dhe që përfaqësohet nga kryetari Edi Rama, dhe një palë që gjendet në minorancë dhe që drejtohet nga Malaj dhe Blushi.

Kështu, mësohet se Blushi dhe mbështetësit e tij kanë vijuar të këmbëngulin se humbja e zgjedhjeve nuk erdhi si pasojë vetëm e manipulimit të Berishës, ndërsa pala tjetër ka mbrojtur vendimin e asamblesë, sipas të cilit, zgjedhjet ishin jashtë standardeve dhe legjitimiteti i institucione që ato do të prodhojnë është i cunguar.

Në vijim të këtyre qëndrimeve, palët kanë debatuar edhe për pikat e rendit të ditës, të cilat ishin propozuar nga grupi nismëtar për thirrjen e kësaj mbledhjeje. Diskutimet më kryesore ishin mbi garën për kryetar partie dhe ndryshimet statutore.

Debatet më të forta duket se kanë qenë ato që janë zhvilluar mes Ramës e Blushit, Meksit dhe Blushit, Islamit dhe Barajt, si dhe Malajt dhe Xhafës (këta të fundit kanë vijuar të debatojnë edhe në hollin e PS-së pas përfundimit të mbledhjes).

Vendimet

Pas më shumë se katër orë e gjysmë debate, kryesia e PS-së nuk ka mundur që të gjejë konsensusin për shumicën e çështjeve të diskutuara, çfarë ka bërë të detyrueshme miratimin e vendimeve të saj me shumicë votash.

Kështu, palët kanë diskutuar nëse kongresi duhet të zhvillohej në traditën e kongreseve që ka bërë deri më tani PS-ja, ku punimet e tij kanë qenë të ndara në dy pjesë, njëra e hapur për mediet dhe tjetra e mbyllur, apo ai duhet të ishte i hapur për të gjitha punimet, nga fillimi deri në fund.

Në fund, shumica e kryesisë ka gjykuar që, kongresi, ashtu si edhe herët e tjera, t’i zhvillojë punimet me dy seanca, njëra e hapur për medien dhe tjetra e mbyllur.

Media do të mund të ndjekë direkt pjesën e mbajtjes së raportit përmbledhës të kësaj force për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Më pas mbledhja do të vazhdojë me dyer të mbyllura, ku natyrisht pritet edhe të diskutohet nga delegatët mbi arsyet që çuan në humbjen e këtyre zgjedhjeve. Më pas kongresi do t’i hapë sërish dyert gjatë shpalosjes së platformave të kandidatëve për kryetar partie.

Anëtarët e kryesisë së PS-së ishin dakord me ndryshimet në statut, por ato duhet të bëhen pas procesit gjithëpërfshirës

Kryesia, ndryshimet statutore, në kohën e duhur

Një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PS-së ishte edhe ai që ka të bëjë me ndryshimet statutore. Edhe pse kryesia është shprehur në mënyrë unanime se ato janë të domosdoshme, nuk arriti të gjejë gjuhën e përbashkët për kohën se kur duhet të zhvilloheshin.

Tetë anëtarët e kryesisë dhe sekretariatit që thirrën këtë mbledhje kryesie, këmbëngulën që ato të kryen gjatë kongresit të 29 gushtit, por shumica e kryesisë iu përmbajt qëndrimit se ato nuk mund të kryheshin në këtë kongres, pasi duhet t’i nënshtroheshin më parë një debati të hapur në forumet nga qendra deri në bazë.

“Kryesia e Partisë Socialiste është pro ndryshimeve statutore, por ato të bëhen në kohën e duhur. Nuk mund të vendoset një platformë ndryshimesh dhe më pas të miratohet në kongres. Kjo duhet bërë në një proces gjithëpërfshirës, që kërkon rreth gjashtë muaj kohë”,- thanë dje anëtarë të kryesisë së PS-së.

Në përfundim të debatit për këtë çështje, me shumicë votash u vendos që për ndryshimet statutore në kongres të ngrihet një grup i posaçëm pune, i cili të mund të realizojë mbledhjen e propozimeve dhe diskutimin e tyre në struktura dhe për të dalë pastaj me një paketë të përbashkët, e cila do mund të miratohet në një mbledhje tjetër kongresi.

Kryesia ka arritur në përfundimin se gara që do të hapet për kryetarin e partisë, të mos jetë për një mandat të plotë katërvjeçar, por për një mandat të pjesshëm, si plotësim i mandatit të ndërprerë të kryetarit aktual.

Një nga pikat, për të cilën anëtarët e kryesisë kanë mundur të gjejnë konsensusin, ka qenë ajo që ka të bëjë me marrjen e masave që gara për zgjedhjen e kryetarit të ri të PS-së, sipas parimit një anëtar një votë, të bëhet në kushte të barabarta për gjithë kandidatët.

Për sa i përket pikës që ka të bëjë me riorganizimin e grupit parlamentar të PS-së, kryesia ka qenë në një mendje se ai menjëherë pas kongresit duhet të konstituohet për të zgjedhur kryesinë e re të tij.

Kryetari i ri PS-së që do të zgjidhet në qershor, do të ketë mandat deri në vitin 2011, kohë që përkon me zgjedhjet lokale

Mandati i kryetarit të ri, vetëm për dy vjet

Mandati i kryetarit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e shtatorit që do të zhvillohen sipas parimit “një anëtar një votë”, do të jetë vetëm dyvjeçar. Kjo për shkak se kryetari i ri që do të zgjidhet do të duhet ta drejtojë PS-në deri në përmbushje të mandatit të plotë që ka kryetari aktual, i cili përfundon në 2001-shin, vit në të cilin do të zhvillohen edhe zgjedhjet për pushtetin lokal.

Pra, kreu i ri PS-së që do të dalë nga këto zgjedhje do të ketë një mandat plotësues dhe jo një mandat të plotë katërvjeçar.

Në këtë përfundim ka dalë kryesia e Partisë Socialiste, e cila për të marrë këtë vendim, i është referuar edhe precedentit të vitit 2005, kur ish-kryetari Fatos Nano dha dorëheqjen dhe kur kongresi i atij viti zgjodhi si kryetar Edi Ramën për një mandat plotësues.

Megjithatë, statuti i Partisë Socialiste nuk është shumë i qartë në këtë pikë, pasi nuk e parashikon se çfarë ndodh në momentin e ndërprerjes së mandatit të kryetarit të partisë, sidomos kur ai vjen për shkak të humbjes në zgjedhje. Statuti përcakton kompetencat e kryetarit dhe momentet kur atij i ndërpritet mandati.

Kështu, kryetari i PS-së është drejtuesi më i lartë politik i partisë, është përgjegjës kryesor për drejtimin dhe bashkërendimin e veprimtarisë së përditshme të partisë në zbatim të programit, të linjës politike të miratuar nga kongresi dhe forumet drejtuese të partisë, të statutit dhe të rregulloreve të ndryshme, propozon në kryesi masa të veçanta në zbatim të programit dhe dokumentit themeltar të organizimit dhe funksionimit të partisë.

Gjithashtu, ai thërret dhe drejton mbledhjen e kryesisë, drejton e bashkërendon punën e sekretariatit ekzekutiv.

PS, mbështetësit e Blushit kërkojnë mbledhjen e Kryesisë

25 gusht

TIRANË (UPDATE) – Tetë anëtarë të kryesisë janë mbledhur sot ku kanë firmosur një peticion drejtuar Kryesisë. Ata thanë se Kryesia e PS-së duhet të mblidhet para Kongresit të Jashtëzakonshëm.

Kërkesa e 8 anëtarëve është depozituar në sekretariatin e Partisë Socialiste dhe rezulton të jetë firmosur nga 5 anëtarë të Kryesisë së PS-së, përkatësisht Ben Blushi, Arben Malaj, Eva Allushi, Mimoza Hafizi dhe Saemira Pino. Po kështu firmëtarë janë edhe Kastriot Islami, Edlira Haxhiymeri, dhe Andis Harasani, që nuk janë anëtarë të Kryesisë se kësaj partie.

Ne deklaraten e tyre thuhet se : Në kushtet kur kryesia e PSSH nuk është mbledhur për një kohë të gjatë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, në prang të Kongresit si dhe në kushtet kur mandate i kryetarit të PSSH-së është ndërprerë e vlerësojmë të nevojshme thirrjen e Kryesisë për të diskutuar 5 cështje:

1-Thirrjen dhe organizimin e Grupit Parlamentar në prag të hapjes së sesionit te ri të Kuvendit të Shqipqrisë,

2- Përfshirjen në rendin e ditës së Kongresit të disa ndryshimeve në Statutin e PSSH,

3- Përgatitjen dhe Administrimin e Kongresit,

4- Garantimin e transparencës gjatë ditës së Kongresit,

5- Diskutime për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes se Kryetarit të PSSH

Pritet që PS-ja të shqyrtojë këtë kërkese, por në bazë të statutit rezulton se Kryesia mund të mblidhet me kerkesen e 1/3 së anetareve, numer ky i paplotësuar me emrat e lartpërmendur.