Fier- Kanceri i gjirit është sëmundja që ka numrin më të lartë të personave të prekur
Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga sëmundjet kancerogjene në qytetin e Fierit. Ndryshe nga vitet e kaluara, kësaj here janë femrat ato që shënojnë numrin më të lartë të personave të prekur nga tumoret e rënda. Sipas statistikave të drejtorisë së grupit spitalor Fier, mësohet se numri i të prekurve nga sëmundjet kancerogjene për çdo vit arrin nga 470 deri në 500 persona. Një vit më parë ky numër ka qenë 527, ndërkohë që për gjashtë muajt e parë të këtij viti regjistrohen plot 400 raste më shumë. Sipas burimeve zyrtare nga autoriteti i statistikave, theksohet se afro 70 për qind e të prekurve i përkasin gjinisë femërore. Llojet më të përhapura të kancerit te femrat janë kryesisht ai i gjirit dhe i qafës së mitrës. “Kanceri i gjirit është sëmundja që ka numrin më të lartë të personave të prekur nga sëmundjet kancerogjene në Fier. Moshat e personave që vuajnë pasojat e kësaj sëmundjeje janë të ndryshme, duke filluar që nga të rinjtë e deri te të moshuarit”, bëjnë të ditur burime nga zyra e statistikave të Fierit.
Në kuadër të përhapjes së kancerit të gjirit, institucionet përkatëse kanë nisur një fushatë sensibilizuese, me qëllim këshillimin e femrave. Drejtoria e Shëndetit Publik u bën thirrje të gjitha grave që t’i nënshtrohen kryerjes së mamografisë dhe pap-testeve. Specialistët thonë se nëse kjo sëmundje evidentohet që në fillimet e përhapjes së saj, shanset për t’u kuruar përfundimisht prej saj janë të larta. Nga ana tjetër, në qytetin e Fierit paraqitet edhe një numër i konsiderueshëm personash që vuajnë nga kanceri i lëkurës, apo i rrugëve të frymëmarrjes.
Shkaqet kryesore të të prekurve nga sëmundjet kancerogjene, sipas mjekut Kristaq Qirushi, janë kequshqyerja, mjedisi i ndotur, ulja e numrit të lindjeve dhe përdorimi i kontraceptivëve.
Popularity: 3% [?]





August 18th, 2010 me 7:08 am
Pas viteve 1990 te gjithe shqiptaret u bene per te vdekur.Si ka mundesi kur tani jetojme me mire?Rime tere diten neper klube dhe shtepi dhe jemi tere me kancer?Jo vetem kaq por kam degjuar se ne shume qytete neper vareza nuk ka vend per te varosur?Jepi sali se e ke mire mbush xhepat ti me shoke pa populli le te vdese me kembe.turp i madh dhe njerzit rine si shqera ne radhe per te mare parate po neper spitle e gjetke.kjo eshte demokraci jo ajo e enverit.