Kategoria | Flash

Banoret denoncojne egjiptianin biznesmen

Banoret e pallatit depozitojne denoncimin ne policine e Fierit ndaj pronarit te objektit qe eshte nje biznesmen egjiptian. Sipermarresi drejtues i firmes “AGA Grup”, Aymen Gat, figuron i larguar nga Shqiperia prej disa javesh, kurse banoret e pallatit ne lagjen “Apollonia” nuk marrin dot hipotekat per shkak se biznesmeni ka shkelur projektin fillestar dhe ka konflikte pronesie. Burime zyrtare te policise se Fierit konfirmuan depozitimin e denoncimit dhe bene me dije se nisen hetimet nga zyra e Krimit Ekonomiko-Financiar per kete rast. Akuza e ngritur ndaj Aymen Gat eshte ajo e mashtrimit. Ndersa pronaret e tokes ku eshte ngritur pallati pretendojne se siperfaqja eshte zaptuar nga egjiptiani.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu