Kategoria | Flash

Bashkia e Roskovecit, investim me fondet e veta për rrugën kombëtare

Qeveria nuk financon projektet për pjesën më të amortizuar të rrugës Fier-Berat. Bashkia e Roskovecit ka vendosur të ndërhyjë për rikonstruksionin e rrugës kryesore të qytetit, edhe pse ajo bën pjesë në segmentin e rrugës kombëtare Fier-Berat. Një pjesë e këtij aksi rrugor përshkon mes përmes qytetin e Roskovecit, që ndodhet rreth 12 kilometra larg nga Fieri dhe afro 17 kilometra larg Beratit. Drejtuesit e njësisë vendore të Roskovecit kanë pritur tre vjet nga qeveria që ajo të lëvronte fonde për rikonstruksionin e rrugës. Por më në fund kanë vendosur ta rikonstruktojnë vetë atë. Lajmi konfirmohet nga sekretari i këshillit të Bashkisë Roskovec, Koli Xhixho, i cili shprehet për gazetën “Shqip” se me gjithë mungesën e kreut të bashkisë, Ylli Kola, i cili është për arsye shëndetësore në Amerikë prej katër muajsh, projektet kanë njohur rrugën e zbatimit dhe asnjë prej tyre nuk është penguar për faktin e mungesës së kryetarit. “I kemi prezantuar qeverisë disa herë projektin e rrugës kryesore të qytetit, e cila si në kohë me diell dhe në kohë me shi është një pengesë e madhe jo vetëm për komunitetin e qytezës së Roskovecit, por edhe të shumë drejtuesve të automjeteve që shkojnë në më shumë se 30 fshatra të Rrethit të Fierit. Gjithashtu, vështirësi për të kaluar në rrugën kryesore të Roskovecit kanë edhe drejtuesit e makinave që shkojnë drejt Beratit e më tej Skraparit e Çorovodës. Rruga kryesore e Roskovecit bën pjesë në rrugën kombëtare, por nuk ka gëzuar deri më sot asnjë atribut të statusit të saj, duke u lënë kështu e braktisur dhe pa ndërhyrje dhe fonde rikonstruksioni”, thotë për gazetën sekretari i këshillit të bashkisë, Koli Xhixho.

Vendimi për të ndërhyrë në këtë segment rrugor, që është afro 1.2 km i gjatë, është marrë në këshillin e bashkisë, i cili ka vendosur që në fillim të vitit 2009 të nisë nga rikonstruksioni rruga në fjalë. Në projekt, fondet e të cilit do të lëshohen nga të ardhurat e bashkisë, është parashikuar jo vetëm rikonstruksioni që duhet kryer në mënyrë të menjëhershme, por edhe kanalizimet e ujërave të zeza e të bardha si dhe ndriçimi dhe gjelbërimi. Ndërkohë, drejtoria e përgjithshme e rrugëve e ka shmangur këtë pjesë rruge që është në inventarin e saj. “Duke vlerësuar ankesat me të drejtë të komunitetit, i cili dimër e verë përmbytet dhe ndjen vështirësi kur kalon në qendër të qytetit, si dhe ankesat e kryera nga shumë drejtues automjetesh, këshilli bashkiak ka vendosur të zbatojë me fondet e veta projektin e rikonstruksionit të aksit në fjalë”, sqaron Xhixho.

Sekretari i këshillit të bashkisë thotë gjithashtu se largimi i kreut të bashkisë, Ylli Kola, në Amerikë, nuk e ka penguar këtë njësi vendore që të çojë më përpara projektet.

Popularity: 1% [?]

4 Koment(e) Per Kete Postim

  1. qemal Thote:

    o njerez po akoma i besoni komunistave cne ylli kola ne amerik per probleme shendetesore, dhe kete na e thot kol xhixhi, qe gjith jeten e vete eshte mesua me te vjedhur, une po ju them te drejten edhe pse e di qe njeri nuk e beson,ylli kola eshte ne amerik dhe ka ngelur ne amerik sepse shteti i florides i ka vene kushte ose ne usa ose ne shqiperi dhe ai ka zgjedhur usa per kete jam i bindur sepse une dhe shoket tane pime kafe pothuajse dite per dite me zotin kola. shteti i florides ka nje kriter kur fiton GREENCART

  2. qemal Thote:

    o njerez po akoma i besoni komunistave cne ylli kola ne amerik per probleme shendetesore, dhe kete na e thot kol xhixhi, qe gjith jeten e vete eshte mesua me te vjedhur, une po ju them te drejten edhe pse e di qe njeri nuk e beson,ylli kola eshte ne amerik dhe ka ngelur ne amerik sepse shteti i florides i ka vene kushte ose ne usa ose ne shqiperi dhe ai ka zgjedhur usa per kete jam i bindur sepse une dhe shoket tane pime kafe pothuajse dite per dite me zotin kola. shteti i florides ka nje kriter kur fiton GREENCART je i detyruar qe mos te rrish me shume se 5_6 muaj ne shqiperi dhe ylli kete ligj e theu,kur u kthye ne usa per here te dyte e ndali zyra e emigrimit dhe i moren grin karten dhe ai nese vjen sot ne shqiperi e humbet te drejten qe neser te behet nje qytetar amerikan, ju lutem mos i besoni njerezve te till……………………….

  3. valbona Thote:

    Z.Qemal keni gabuar pak me me lart se Yllin nuk e ka ndaluar asnje zyre emigracioni ne USA. Z.Xhixho eshte shprehur qarte dhe sakte se ai eshte ne usa per arsye shendetsore prandaj duhet te rrij pak me gjate. STOP THASHETHEMEVE…..JUST STOP

  4. qemal Thote:

    z. Valbona une qe po marr mundimin e po shkruaj kete tekst kam fakte
    tani e dini shume mire qe ylli eshte u.s.a me llotari dhe une qe kam ardhur vete keshtu besoj se di rregullat me mire se ty por dhe Ylli e di mire se kush jam une sepse kemi qene bashke kur kemi ardhur ne u.s.a heren e fundit… bile nje gje te tille ma ka pohuar mua dhe vellait tim bile u be si i luajtur kur zyra e emigracionit i mbajti green carten… tani mund te komunish vete me yllin e ti thuash nese jane pallavra e thashetheme keto qe them une

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com