Kategoria | Flash

Etiketat : , , , ,

Berisha:Ja arsyet pse e ftova Nanon për darkë në Vjenë

Berisha: në një moment historik për vendin, do të ftoja liderin historik të së majtës shqiptare për një takim, i cili kishte disa arsye.

Kështu do ta niste sqarimin e tij publik gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Sali Berisha, lidhur me takimin që bëri me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano në Vjenë, rrugës së gjatë me makinë nga Brukseli në Tiranë.

Nuk mund ta anashkaloja Fatos Nanon pa e takuar në këtë moment historik për vendin. Lideri historik i së majtës shqiptare, pavarësisht se ku ndodhet, ka meritat e tij dhe askush nuk mund tia mohojë, sqaroi Berisha për takimin i cili zgjoi kërshërinë e gjithë opinionit publik fundjavën që sapo kaloi.

Më tej, Berisha tha se ishte pikërisht Fatos Nano ai që e mori Partinë e Punës së Shqipërisë të kryesuar nga një njeri për 50 vjet me radhë dhe e ktheu atë në një parti që e zgjodhi kryetarin edhe anëtar të thjeshtë, siç ishte ai vetë.

Nano e anëtarësoi Partinë Socialiste në Internacionalen Socialiste, ndërsa në vitin 2005, ai me një qëndrim dinjitoz mbajti fjalën që u kishte dhënë mbështetësve të tij se do të dorëhiqej pas humbjes, duke dhënë një standard të qytetëruar të politikës shqiptare, vijoi rrëfimin e tij Berisha, rreth takimit me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Duke përfunduar me fjalët dhe vlerësimin se duke takuar Nanon, ka shprehur respekt për të majtën shqiptare në proceset integruese të vendit dhe prandaj e quan për detyrë të bëjë transparencën e këtij takimi i cili zhvillohej në një darkë, 20 vjet pas darkës së përbashkët në Trieste.

Por në konferencën e tij për shtyp pasditen e sotme, Berisha tha edhe se marrëveshjet e mia me Nanon, i kanë shërbyer vendit.

Kurse duke folur për udhëtimin tha se ai ishte siamez me integrimin në BE.

Në argumentin e liberalizimit të vizave për shqiptarët në zonën Shengen të Bashkimit Evropian, z.Berisha tha se i kishte Barrosos se nuk duam favore, por vlerësim të drejtë.

Nga ana tjetër, Berisha veçoi se momenti i dorëzimit të Pyetësorit, solemn dhe emocionues.

Dhe duke u ndaluar në takimet e Brukselit, Kryeministri citoi se Fule kërkoi funksionim të parlamentit shqiptar.

n.e/NOA

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com