Kategoria | Flash

Etiketat : , , ,

Era e fortë lë qytetin pa drita

Fier- Era e fortë ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike për të paktën 5 orë në qytetin e Fierit. Sipas përfaqësuesve të OSSH-së mësohet se situata është krijuar për shkak të disa defekteve të rënda, të shkaktuara nga moti i keq që ka mbizotëruar gjatë 48 orëve të fundit. Gjithçka është normalizuar rreth pasdites së të dielës, ku në të gjithë qytetin është rivendosur furnizimi me energji elektrike. Ndërprerja e parë e energjisë është shënuar në orët e para të mëngjesit rreth orës 03:00 deri në 05:00, ndërsa ndërprerja e dytë është shënuar rreth orës 10:00 deri në orën 16:00. Defekti më i rëndë ka qenë në nënstacionin elektrik Fieri 2, ku mungesa e energjisë ka zgjatur 3 orë, ndërsa në pjesën tjetër të qytetit dhe zonave përreth, rreth 5 orë.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com