FIER- Vazhdon mungesa e ujit të pijshëm në qytetin e Fierit. Kanë kaluar më tepër se 24 orë dhe në qytet s’ka nisur furnizimi me ujë të pijshëm. Kjo pasi ende nuk kanë përfunduar punimet për riparimin e defektit në sistemin e furnizimit, punime që kanë vijuar edhe gjatë natës.
Ndërprerja e ujit nisi mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e carjes së tubit kryesor të furnizimit të qytetit.
Punimet nga bordi kullues dëmtuan jastëkët mbrojtjës, duke shkaktuar kështu dhe carjen e tubit.
Për pasojë qyteti mbeti pa ujë, ndërkohë që është regjistruar një humbje prej 6 mijë metër kub uji i pijshëm nga presioni i rrjedhjes. Pavarësisht punimeve intensive nuk është dhënë asnjë afat për riparimin e defektit.
Popularity: 1% [?]




