Kategoria | Flash

Etiketat : , , , ,

Fier, shtabi i emergjencave kërkon masa kundërzjarr nga “Alpetrol”

Autoritetet cilësojnë si shumë të rrezikshme puset joaktive të naftës

Shtabi i emergjencave në Prefekturën e Fierit merr masa për minimizimin e rënies së zjarreve gjatë stinës së verës. Vitet e fundit zjarret janë shndërruar në një fenomen shqetësues. Vetëm në 5 vitet e fundit dëmet e zjarrit kanë qenë të shumta dhe të mëdha. Një vëmendje e veçantë në këtë takim iu dha sektorit të naftës, që ka në bazë lëndën e djegies që mund të shkaktojë katastrofa njerëzore. Prej prefektit Bujar Hasa është kërkuar eliminimi i rrezikut të përfshirjes nga zjarret në puset e ndalur të fondit të naftës. Duke qenë se ato nuk janë në prodhim, nuk janë në vëmendjen e ndërmarrjes “Albpetrol” dhe për këtë arsye pranë tyre shpeshherë ka dhe shkurre apo janë të pakontrolluara. Në këtë mënyrë janë të ekspozuara nga zjarret, gjë që kërkon një vëmendje të veçantë gjatë stinës së verës. Zjarret në Fier shpeshherë kanë shkaktuar dëme serioze. Vlen të përmendet zjarri i qëllimshëm i rënë në pyllin e Semanit dhe Darëzezës, që shkatërroi dhjetëra hektarë pyje me pishë dhe bredh, pasuria e bregdetit fierak. Për të minimizuar fenomenin, Shtabi i Emergjencës i mbledhur paraditen e së hënës ka nisur punën fillimisht me “rimëkëmbjen” e shtabeve të emergjencës në të gjitha njësitë vendore me qëllim ndarjen e punës në mënyrë policentrike. “Bashkëpunimi sa më i mirë dhe gjithëpërfshirës do të sjellë një rezultat më të madh. Duhet që gjithkush ta ndiejë përgjegjësinë e punës”, ka deklaruar prefekti Bujar Hasa. Tërheqja e vëmendjes për mobilizimin e strukturave të njësive vendore ka ardhur pas neglizhencave që këta të fundit kanë shfaqur në vitet e mëparshme, duke e parë këtë detyrë më tepër si një përgjegjësi e ndërmarrjeve pyjore apo zjarrfikësve.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com