Gati gjobat

Katër rajonet e Bashkisë së Fierit e kanë të pamundur mbledhjen e taksave vendore. Drejtues të këtyre katër rajoneve janë shprehur se procesi i mbledhjes së taksave lokale është shumë i vështirë, ndërkohë që ata kanë kërkuar vendosjen e sistemit kompjuterik për mbarëvajtjen e këtij procesi. Niveli i vjeljes së taksave vendore shkon në afro 40%. Këta tregues të ulët lidhen me vështirësinë që ndiejnë punonjësit e rajoneve në vjeljen e taksave. Maksim Zarka është drejtuesi i rajonit nr. 2 në qytetin e Fierit. Ai ka thënë se në rajonin që drejton, mbi 30% e banorëve nuk paguajnë detyrimet vendore. “Është mekanizmi i vjeljes së taksave vendore ai që ka vështirësuar së tepërmi punën e administratës së rajonit që drejtoj. Duhet vendosja sa më shpejt e sistemit elektronik që të shtohet edhe niveli i vjeljes së taksave”, ka thënë Maksim Zarka. Të njëjtin shqetësim ngrenë edhe drejtuesit e tre rajoneve të tjera, të cilët shpjegojnë se kanë bërë kërkesa pranë bashkisë dhe Ministrisë së Brendshme për hedhjen e taksave në sistem elektronik, por deri më sot nuk është realizuar. Kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, është shprehur për gazetën se, objektiva kryesore për vitin 2010 do të jetë aplikimi i sistemit elektronik për vjeljen e taksave.

Popularity: 2% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com