Gjykata e Shkalles se Pare te Rrethit Gjyqesor Fier ka denuar me 16 vjet burg te pandehurin Flamur Brakaj me mase arresti ne burg per vepren penale “Vrasje me dashje”. Gjate gjykimit te ceshtjes i pandehuri eshte mbrojtur nga avokati Ylli Asimetaj, ndersa gjyqtar kryesues ka qene gjyqtari Piro Sota. Para fillimit te shqyrtimit gjyqesor i pandehuri ka kerkuar gjykim te shkurtuar, e cila eshte pranuar edhe nga gjykata. Gjate gjykimit gjyqesor ne ngarkim te ketij te pandehuri doli e provuar se ne muajin Janar te viti 2008 rreth ores 10:00 ne Ballsh para dyqanit te tij ka ndaluar nje automjet qe drejtohej nga shetasi D.H. I pandehuri i eshte afruar pronarit te makines duke i thene ta largonte ate nga dyqani pasi i zinte fasaden kryesore. Por drejtuesi i furgonit nuk ka reaguar ndaj ketyre fjaleve.
Megjithate ai e ka larguar makinen dhe pas kesaj kasapi i eshte afruar duke i thene here tjeter mos e parko aty. Midis tyre eshte zhvilluar nje debat, te cilen e ka degjuar edhe shteasi S. Hyskaj i cili eshte afruar dhe i ka thene kasapit qe ky eshte kushuriri im dhe nuk prishte pune qe e parkoje makinen aty. Ketu ka filuar edhe nje sherr midis dy kushurinjeve dhe kasapit i cila ka vazhduar edhe me grushta ne drejtim te pandehurit Flamur Brakaj. I pandehuri pasi eshte liruar per nje moment nga kushurinjte ne kushtet e nje tronditje psiqike ka mare nga tavolina e punes nje thike dhe me te ka qelluar njehere ne pjesen e barkur shetasin S.Hyskaj i cili ka gjetur vdekjen gjate rruges per ne spital. Ne perfundim te gjykimit prokurori Genci Mane kerkoi 20 vjet burgim, ndersa mbrojtesi Asimetaj nje denim me te bute pasi ai ka treguar pendim per kryerjen e kesaj vepre duke e kryer ne trondtitje te thelle psiqike. Ndersa i pandehuri kerkoi meshire nga gjykata, kjo te kete parasysh se une kam qene ne vendin e punes dhe me kane ofenduar nga nderi i familjes dhe jam 53 vjec. Gjykata pasi shqyrtoi te gjitha provat dhe aktet dhe degjoi palet vendosi qe i pandehuri Flamur Brakaj te deklarohet fajtor duke e denuar me 16 vjet burgim me gjykim te shkurtuar.
Popularity: 1% [?]




